Gazeta Nacional Albania

KLEVIN MICI, SHQIPTARI QE KA PREKUR SUKSESIN  NË FUTBOLLIN AMERIKAN

 

 

Klevin Mici, është djaloshi fierak që ka shpërhtyer si një talent i shkëlqyer në futbollin amerikan. Përvecse vijon studimet për mjekësi me një mestare 9.7, fieraku ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane edhe si futbollist. Fillimisht kur është larguar nga Shqipëria, ai ka qenë foshnje, por me rritjen do të integrohej natyrshëm në jetën atje. U mor me mundje që në moshën 6 vjecare, ku ka fituar dhjetra cmime të para e të dyta, por kjo nuk do të ishte ajo që do ta bënte të ndihej i plotësuar, pas kësaj Klevini iu dha tërësisht futbollit. Klevin ka nisur të luajë futboll gjatë shkollës së mesme dhe vijon aktualisht, ndërsa vlen të theksohet se këtë vit në sezonin e futbollit american, Klevit iu dha çmimi si lojtari më i mirë i vitit. Pozicioni tij është mbrojtja qendrore, linja e parë. Por karriera e sportit për Klevin nuk mbaron me kaq. Ai do të vazhdonte edhe në universitet. Pra, në të njëjtën kohë që do të ndjekë studimet në fushën e mjekësisë, do të vijojë të luaj edhe futboll. Mediat e shkruara amerikane i kanë dhënë zë veprës së djaloshit fierak, ndërsa disa herë ka qenë i ftuar në disa televizione në Cleveland dhe Ohajo, ku ka folur për rezultatet e larta të arritura në sport. Ka qenë familja e tij, sidomos i vëllai Kelsi, të cilët i kanë qëndruar pranë duke e motivuar të zhvillonte pasionin e tij. Megjithëse ka qenë shumë i vogël kur është larguar nga Shqiperia, Klevini e flet shqipen shumë mirë dhe nuk e harron shqiponjën dhe flamurin shqiptar, gjë për të cilën ka folur edhe në mediat atje, duke pranuar origjinën e tij, dhe duke folur me vlerësim për qytetin e  Fierit, në vecanti.