U bej thirrje te gjithe intelektualeve te djathte, te bashkohemi dhe te rithemelojme dhe njehere te djathten origjinale shqiptare.
Dje te gjithë nderuan kontributin e madh te liderit te dhjetorit Azem Hajdari. Unë, duke qënë nje nder drejtuesit kryesore te levizjes dhjetorit 1990 dhe kokretisht ne Universitetin e Shkodres(Atëherë Instituti i Lartë Pedagogjik) kam parasyshë cdo zhvillim në këto 30 vite në PD dhe të djathtën shqiptare.Isha krytar greves urisë të studentëve të Universitetit të Shkodrës etj….
Cfarë po ndodh në këto 30 vite ? Partia Demokratike qe ne themeluam na u muar me te shpejtë …
Ne u perjashtuam me rradhë nga Arben Lika e deri te Azemi…Partine na e moren dhe bën nje parti gati te majtë ku shumice u ben ish komunistat e konvertuar ne demokratë.Te gjitha llojet e karrierave ata i ben. Ndersa ne dhjetoristët antikomunistë dolem të gjithë jashtë sisitemit duke na etiketuar me lloj-lloj shpifjesh dhe perjashtimesh…Keto te derigjuara nga sigurimi i shtetit i futur nepermjet bashkepuntoreve brenda PD-se…Ne e dinim se partia e punes nuk do na e falte guximin qe treguam per rrezimin e tyre te perkoshem. Sepse ne dinim se ata janë shumë te ligj dhe do futeshin brenda PD- se shume shpejt…Ne te gjithe pafajsisht kemi mbeshtetur Sali Berishen…Ndersa ai neve kurrë…Duke na perjashtuar me rradhe…Me vjen me qeshë kur pyes vetën:Si ka mundesi qe Partia jonë te mos beje asnje deputet, asnjë minister dikë nga ne studentët drejtues të dhjetorit 1990? Kur shikoj historikun e PD shoh qe s’ka mbetur sigurims, kryetarë koperative, ish-funksionarë të partise së punes, ish drejtues te komitetit qendror te rinisë, femijë të ish-sigurimit të lartë të shtetit etj, që nuk ka hyrë në listat e PD-së, që nuk kanë kapur majat e PD -së.
Prandaj sot ne gjendjen aktuale te PD-se, na takon te themi fjalen tonë..Partia Demokratike duhet te jete e bashkuar dhe te gjithe te mblidhemi kunder se keqes se madhe qe na ka pllakos. Unë mëndoj se Sali Berisha duhet te kishte folë me kohë për deformimin e demokracisë së brendshme në PD, për shkelje të statutit dhe të cdo rregulli të garës së brendshme, meritokracisë dhe karrierës në PD, kur ata janë shkelur brutalisht, dhe jo pas tete vjeteve kur i erdhi edhe atij radha… Po te kishte folur me kohe, sot do t’i zinte me vend fjala.
Sepse armiku ka punuar bukur nen rogoz, ka blerë lobingje, ka bërë skenar te paster per shuarjen e PD-se ne menyre perfundimtare…
Dhe der tashi Basha dhe Berisha kanë rënë në këtë grackë…
Askush nuk mund te mohojë ate qe ka bere Sali Berisha per PD dhe kombin…
Por problemi eshte se pavarsisht se si kanë bere lobingjet kunder tij, ai ështe nje veprim i departamentit te shtetit dhe nuk eshte e lehte ta injorosh. Prandaj duhet mirekuptuar dhe Basha. Sepse ai s’do guxonte kurrë ta bente i vetëm nje veprim te tillë…
Duhet ditur një gjë, se kunder Departamentit te Shtetit të USA ështe teper veshtire te dalesh. Cdokush e di këtë …
Sepse dashuria e ndersjelltë me qeverite amerikane eshte traditë në Shqipëri.
Dhe se cdo SHQIPTAR eshte AMERIKAN DHE ANASJLETAS…. Une qe i vogel jam ushqyer me dashurine per Ameriken, per Reganin dhe Bushet…Amerika na ka dhënë shtetesi, pune dhe dinjitet qe s’na i ka dhenë as Shqiperia. Amerika ka cliruar Kosovën nga pushtuesit serbë.
Prandaj duhet forcuar dhe me shume miqesia me te…
Ndersa Berisha-Basha duhet te ulen urgjent ne tavoline te zgjidhin sa me pare kete problem, sepse eshte skenar i mirëpregaditur per eleminim e te djathtes për pasojë edhe per 50 vjet tjera te kene pushtetin perseri byroja politike.
Ùnë së bashku me vllezerit e mi Mujo dhe Skender Bucpapaj, edhe pse ishim bashkëthemelues të PD-së,nuk u perfshime asnjehere në kryesine e kesaj partie, as në listat e deputetëve, pavarësisht kontributit tonë madhor, intelektual, akademik dhe partiak, duke qënë njerëz të pastër nga cdo pikëpamje, të shquar në fushat tona në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe patriot të konfirmuar.
Nuk u përfshimë pavarësisht pse jemi propozuar masivisht nga baza e Partisë Demokratike, duke qenë pjesë natyrore e të djthtës shqiptare, duke qënë njerez me biografi shumë te keqe antikomuniste, duke qënë që pjesë të rinisë tonë e kishim kaluar me dinjitet dhe nder në regjimin komunist duke mbijetuar me sakrifica dhe falë talentit tonë të padiskutueshëm.
Njerez që edhe pse ishim të shkelqyer në mesime, i kemi marrë me vështirësi të drejtat e studimit për në shkollat e larta, biles edhe që na kanë perjashtuar nga shkollat per biografi antikomuniste. Me dajë të denuar politik, me xhaxha te denuar politik dhe me moter te martuar me nipin e Tahir Hoxhes Gashit. Njeriu që e kundërshtoi me armë në dorë instalimin e regjimit komunist në Tropjë dhe në veri të vendit në vitet 1944-1953, ushtarakut qe i mundi komunistet ne çdo betejë…..por dhe intelektualit ndër më te shquart te Shqiperisë së asaj kohe….
Ùne udhehoqa Levizjen Antikomuniste Studentore, të pakompremtuar me sigurimin dhe veglat e regjimit komunist, në Universitetin e Shkodres në periudhën dhjetor 1990-mars 1992…
Jam i vetmi student qe u keqtratova deri ne verbim nga policia e Shkodres. Sot me kujtohen keta qe u bene deputet te kësaj partie, qe jo vetem nuk merrnin pjesë në demonstratat kunder partise punes, por nuk pranonin as të më takonin në rruge, sepse unë isha reaksionari, diversanti … qe do të pembysja regjimin.
Bile edhe kur pas nje greve te gjate fitova titullin e universitetit te Shkodres…Dhe per kete nuk ja harroj nderin ish-ministrit te kohes Lakrori qe mbajti fjalen…Por qe çuditrisht sot as unë dhe as bashkëpunëtorët e mij studentë, nuk permendemi askund, biles kanë dale neper internet ca spiuna sigurimi qe thonë kanë qënë ne Levizjen tone. Po kanë qënë por duke na monitoruar dhe spiunuar ne degen e brendshme Shkoder.Tashi pas hapjes publike te dosjeve është lehtë tua mbyllesh gojen.
Ne ish-kulaket dhe kundershtaret e rregjimit s’na eshte ndarë kalvari kurrë…pavarësisht qe erdhi demokracia ne leter ne u anashkaluam dhe menjanuam nga një dorë tinzare. Pavarësisht qe ne emigruam ne USA, bëmë shkolla,u perfshimë ne jeten amerikane, shpirti dhe zemra është ne Shqiperi.
Koha eshte per nje te djathte te re, te bashkuar. Ju bej thirrje te gjithe intelektualeve te djathte te bashkohemi dhe te rithemelojmë dhe njehere te djathten origjinale Shqiptare.