Gazeta Nacional Albania

 Komiteti i Senatit të SHBA: Populli shqiptar po tregon se çfarë është ‘Besa’

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit në SHBA, ka mirëpritur vendimin e Shqipërisë për të pranuar refugjatët afganë, që rrezikohen nga talibanët.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, senatori Menendez shprehet se populli shqiptar i tregon kështu edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”.

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona,” shkruan Menendez.

Ky vendim i Shqipërisë është vlerësuar më herët edhe nga ana e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.