Gazeta Nacional Albania

Koronavirusi, Basha thirrje qeverisë: Ndihmoni vëllezërit dhe motrat në Luginën e Preshevës

Me anë të një postimi në Twitter, kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë Luginën e Preshevës për t’u përballur me pasojat e koronavirusit.

Në postimin e tij, Basha thotë se ndihma për “ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues.”

Postimi:

“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues.”