Site icon Gazeta Nacional Albania

Kosova shpall të premtën ditë zie në nderim të prof. Rexhep Qoses

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se e premtja, 24 prill 2026, është shpallur ditë zie shtetërore në Kosova, në nderim të jetës dhe kontributit të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta, me 23 prill 2026,  në moshën 89-vjeçare.

Në reagimin e saj publik, Haxhiu theksoi se ky vendim është një shprehje respekti dhe mirënjohjeje për figurën e Qosjes, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të rëndësishme që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.

“Me shpalljen e ditës së zisë shtetërore, nderojmë një figurë të shquar që la gjurmë të thella në mendimin dhe kulturën kombëtare”, u shpreh ajo

 

Exit mobile version