Ringritja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë nuk është nostalgji për një institucion të së kaluarës, por një nevojë reale e kohës sonë kulturore. Sot, krijuesit shqiptarë ndihen më të pambrojtur se kurrë përballë problemeve të të drejtës së autorit, mungesës së përfaqësimit dinjitoz, mungesës së politikave mbështetëse për librin, botimet, artin dhe jetën kulturore në tërësi. Në këtë kuptim, ideja për një Lidhje të re, moderne, demokratike dhe transparente, merr rëndësi kombëtare dhe per kete duhet falenderuar dr.Mujo Bucpapaj, i cili kaherè ngre probleme me karakter kombetar, siç eshte edhe ky rast, per riorganizimin e Lidhjes sè Shkrimtarève.
Shpërbërja faktike e Lidhjes ndodhi në momentin kur shteti hoqi dorë nga përgjegjësia morale ndaj saj, duke i lënë pa mbështetje institucionale e pa seli perbashkuese shkrimtarèt e artistèt. Tjetersimi i godinës historike të LSHSH-së nuk ishte thjesht një akt administrativ i nxituar. Ne shkalle kombetare, veprimi u perceptua nga komuniteti krijues si një goditje ndaj vetë kulturës kombëtare dhe figurës së shkrimtarit.
Por një Lidhje e re kurrsesi nuk duhet të jetë rikthim mekanik i së kaluarës. Ajo duhet të ndërtohet mbi parime bashkëkohore, transparente e demokratike. Duhet tè jete:
-e pavarur nga politika dhe shteti;
-me statut demokratik;
-me zgjedhje të lira e transparente;
-me përfaqësim gjithëpërfshirës të brezave dhe gjinive krijuese;
-me llogaridhënie publike dhe financiare.
Në shumë vende të përparuara evropiane ekzistojnë organizata të fuqishme të shkrimtarëve që mbrojnë të drejtat ekonomike, morale dhe profesionale të autorëve. Ato negociojnë me qeveritë ligje kulturore, kontrata botimi, skema pensioni, fonde krijimtarie, tarifa për përdorimin publik të veprave dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Po krijuesit e fushes se artit te fjales, pse tè mos e prekin ngrohtesinè e solidaritetit qe sjell integrimi evropian i vendit? Në Shqipëri, përkundrazi, autori shpesh mbetet i vetmuar përballë abuzimit, piraterisë dhe mungesës së respektit ligjor ndaj veprës së tij.
Prandaj, një Lidhje moderne nuk mund të jetë thjesht një shoqatë simbolike ceremonish e “dekoratash” qè u vijnè nga çdo skaj i globit autorève, por edhe me risi vleresuese e konkuruese dinjitoze . Ajo duhet të jetë një institucion përfaqësues që:
-negocion standarde me shtetin dhe botuesit;
-mbron të drejtat e autorit;
-nxit politikat kombëtare të leximit dhe kulturës;
-krijon ura bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare;
-evidenton dhe promovon talentet e reja;
-mbron dinjitetin social të krijuesit shqiptar.
-Ka njè statut e program gjitheperfshirès e pèrfaqèsues nè mbrojtje tè te drejtave te autorit.
Po. a ardhur koha që të thirret në shkallë kombëtare një Kuvend i Ri i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ku të ftohen pa përjashtim krijues nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Një kuvend i tillë duhet të jetë forum bashkimi dhe jo ndarjeje, debat kulturor dhe jo “rivalitetesh” personale, as “ambicie” karrigesh, por detyra e pergjegjesi krejt tè arritshme e unike.
Një rol të rëndësishëm në këtë proces do të kishte edhe shtypi letrar e kulturor i Lidhjes. Një gazetë, revistë apo platformë moderne digjitale mund të bëhet zëri i komunitetit krijues, tribunë debati estetik e kulturor, arkiv i memories letrare dhe mjet sensibilizimi për opinionin publik mbi problemet e artit dhe tè kulturës kombëtare, siç i vetmi e ka ngritur kete shqetesim gazeta “NACIONAL”.
Shoqëria që nuk respekton shkrimtarin dhe artistin, rrezikon të humbasë kujtesën, identitetin dhe shpirtin e saj kulturor. Ndaj ringritja e një organizmi serioz kombëtar të krijuesve nuk është interes i një grupi njerëzish, por interes i vetë kulturës shqiptare. I ftoj tè gjithè shkrimtarèt, dhe artistèt qè nga mè tè njohurit e viteve e deri tek ata mè tè rinjtè, qè tè bèhen pjesè e debatit pèr njè Lidhje tè Re e denjè dhe gjatè rrugetimit mundemi qè tè perfaqesohemi edhe nè Parlament me deputetè nga radhèt tona.0-0-0

