Gazeta Nacional Albania

KRISHTERIMI (KATOLICIZMI), FE MARTIRE DHE NDIHEMSË NË KOMBFORMIMIN TONË ILIRO –SHQIPTAR. Nga FLAMUR BUÇPAPAJ

Ne si iliro-shqiptar, kemi qënë shumë pak në historinë tonë të lirë dhe të pamvarur. Kemi rënë lehtë pre e perandorive, duke mos ngritur kokë për shumë shekuj. Deshmitë tregojnë se kemi duke shkuar deri në kufijtë e asimilimit, por edhe jemi ringjallur përseri falë vitalitetit të fortë kombëtar.
Vetë si historian, jam kunder propagandes së fryrë se ne “kemi luftuar me pushtuesit dhe se ata i kemi vrarë me qindra dhe mijëra…”
Faktet shpesh tregojnë të kunderten. Ka mundësi që invazionet t’i kemi perballuar për pak kohë dhe jo ma shumë se një vit ose për pak vite forcen e armiqeve pushtues në luftë, më të shumtë dhe më të modernizuar se ne. Që pas luftrave iliro-romake e në vijim kjo rezistencë për shumë arsye nuk ka qënë e fortë.
Ndërsa kemi qënë të pushtuar nga njëra perandori në tjetrën, kemi pak fakte që kemi kundershtuar pushtuesin sa për të thënë qe kombi ynë është përpjekur per liri dhe ka fituar atë me kohë…
Është tashmë e pranuar nga të gjithë historianët vendas dhe të huaj se ilirët, arbërit dhe në vijim shqiptarët nuk kanë zhvilluar kurrë luftra pushtuese, sulmuese ndaj të tjerëve. Ndryshe ka ndodhur dhe ndodh, deri në dy dekadat e fundit me fqinjët e shqiptarëve që kanë synuar jo vetëm tkurjen e shqiptarëve, por edhe zhdukjen e tyre përmes luftrave të njëpasnjëshme ndaj nesh.
Të gjithë historianët vendas dhe të huaj kanë provuar se kufijtë shqiptarë prej Ilirisë deri në ditët tona kanë ardhur vetëm duke u ngushtuar, duke u rudhur. Kjo kasaphanë ndaj trojeve shqiptare ka ndodhur sidomos pas ardhjes së serbosllavëve në Ballkan dhe në vijim. Është e çuditshme se si shqiptarët janë natyralizuar me këtë humbje të territorit nga njëri shekull në tjetrin deri në ditët tona! Natryrsht që ka patur gjithnjë njerëz që nuk janë pajtuar me këtë pushtim dhe që kanë dhënë edhe jetën për ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe duke dhënë kontribute në nivel ndërkombëtar.
Shumë shiptarë kanë dhënë kontribut të fortë në përqafimin dhe përhapjen e krishterimit dhe njëkohësisht kanë bërë përpjekje për formimin e kombit tonë dhe në zgjimin e ndergjegjes se bashkqytetareve të tyre, duke ju treguar me libra dhe fakte origjinën ilire dhe kujtuar se jemi shqiptarë dhe as grekë, as serbë, as osmanë.
Kjo ka ardhur më se shumti nga perpjekeja për idenitet kombëtar e prifterinjeve katolikë shqiptar,
të cilët kanë luajtur rol në zgjimin e vetëdijes për prejardhjen tonë, në lidhjen me atdheun, me botimet në latinisht dhe me vonë në shqip.
Shumë prifterinj shkrimtar, por dhe kombformues, janë përpjekur të organizojnë edhe rezistencë kombëtare kundër pushtuesve, apo kryengritje çfarë u ka kushtuar edhe jetën.
Ata prifterinj që shkuan deri në krye të Papatit, themeluan padashje idologjinë tonë kombetare.
Por ç’është feja në kuptimin shkencor?…Feja është marredhanja që vendoset mes një personi ose shumë personave me fuqitë mbinatyrore,pa pasur nevojë që të vertetohet logjikisht dhe shkencerisht.
Perhapja e krishterimit dhe kryesimi nga prifterinj shqiptar qysh ne Iliri qe një fat në përqafim të fesë katolike, por dhe në kombformimin tonë jashtë saj duke e fshehur pas saj. Është fakt i pakundershtueshem as nga fqinjet që sot na etiketojnë si shtet myslyman pa të drejtë. Qe ne jemi jo vetem themelues të krishterimit por dhe përhapes te tijë në hapsirat jo vetëm ballkanike, kjo është e provuar.
Është fakt qe Krishterimin në Iliri dhe Ballkan e kemi perhapur dhe lejuar, krishtërimi i ka fillimet te ne qysh nga vitet apostolike që në shekullin e parë pas Krishtit. Apostull Pavli gjate udhetimeve te tij misionare ka predikuar krishterimin në Iliri. Gjate udhetimit te trete misionar qe e filloi ne pranveren e vitit 53 dhe e perfundoi ne veren e vitit 56 , Pavli qendroi dy vjet e gjysme ne Efes prej ku u detyrua te largohej pas nje kryengritjeje kundër tij e paganeve te udhehequr nga argjendari Dhimiter. Rremuja e krijuar ne Efes e detyroi apostull Pavlin te shkonte ne Maqedoni dhe prej andej ne Iliri. Kjo deshmi permendet te letra drejtuar romakeve se “Nga Jerusalemi deri ne Iliri kam kryer sherbimin e Krishtit.” Koha e gjate e qendrimit ne Maqedoni na shtyn te mendojme se Pavli ka predikuar krishterimin ne brendesi te Ilirise. Ne Bibel thuhet dhe si i pershkoi ato krahina dhe u dha shume keshilla (Veprat e Apostujve 202). Maqedonia ne ate kohe ishte nje province romake ne juglindje te Ilirise prandaj mund te hamendesojme se duke ndjekur udhen Egnatia apostulli i kombeve ka shkuar deri ne Durres. Perhapja e shpejte e krishterimit ne ate kohe favorizohej nga prania e te njejtave rregullave ligjore qe ekzistonin ne gjithe perandorine romake si dhe nga ekzistenca e rrugeve te cilat lidhnin Romen me provincat me te largeta. Qendra te medha si Dalmacia, Salona, Dyrrahu, Nikopoja, Butrinti, Apolonia etj, terhiqnin vemendjen e misionareve te krishterimit. Gjithashtu edhe Udha Egnatia e cila fillonte nga Durresi dhe nepermjet Selanikut të shpinte në Kostandinopoje luajti nje rol vendimtar ne perhapjen e shpejte te krishterimit ne trevat e Ilirise. Pra kombformimi ka nisë qe ne fillimet e krishterimit nga prifterintë me origjinë shqiptare. Po ç’është kombi? Kombi është një bashkesi e qendrueshme njerzish mbi bazën e nje gjuhe, territori jete ekonomike të perbashket. Është një komunitet kulturoro-politik që është bërë i vetëdijshem për formimin, gjuhen dhe vëndin e vet, pra për interesa te veçanta të vetat.
Shqiparet shfrytezuan misionet katolike për të themeluar kombin. Pra del në pah formula fe plus komb baras atdhe. Prifterinjtë tanë shkrimtarë, gjuhetarë dhe nacionalist perqafuan fenë qe i sillte ata pranë zotit por dhe kombit të vet.
Pra perqafimi i krishterimit në Iliri dhe më vonë në Shqiperi, solli të mirat e saj në shumë aspkete si
integrimin në perandorinë romake, zhvillimin segmentar dhe territorial i kombit dhe kombformit,
ndergjegjesimin për trualllin ku kanë lindur dhe shkrimin e gjuhes sonë si faktor kryesor në mbijetesen e xhungles se perandorisë romake, ku shum popuj te vegjël u zhduken dhe asimiluan.
Shkrimi igjuhes shqipe është faktori kryesor kombformues që bënë prifterinjtë shqiptar jo vetem në 1555 Gjon Buzuku,por dhe faktorizimi i heroit kombetar siç bëri Barleti me Gjergj Kastriotin,
veper e e cila mbeti si kujtesë për të gjithe se ne jemi komb shqiptar, kemi flamurin tonë, gjuhen tonë dhe siperfaqen e vendit onë në jugperendim te gadiushullit Ballkanik.
Le të marrim Frang Bardhin, prift katolik 1606-1643. Ai qënë leksikografi,folkloristi dhe etnograf i parë shqiptar. Ai studjohet në historinë e letersisë së Shqiperisë për dy vepra origjinale “Fjalori latinisht-shqip” dhe “Apologjia e Skenderbeut”. Në veprimtarine e tij politike ai do ishte ne rradhet e para të atdhetarëve që i perkushtohen luftes per t’u çliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe
perparimit të vëndit dhe të gjuhes shqipe.
Apo Pjeter Bogdani, prifti qe shkruajti vepren e parë në shqip “Çeta profetëneve.” Veprat e tij dhe puna e tij ishte punë mirfilli patriotike dhe kombformuese.

Shumë nga priterinjt shqiptar ose shkrimtar shqiptar katolik perfaqesues të kombit tonë, jo vetëm bënë të pamunderen per formim dhe zgjimin kombetar, por themeluan dhe letersinë dhe gjuhen shqipe te shkruar……Ata arriten deri në majat më të larta të hirearkisë, Vatikanit duke u bërë Paëp, si p.sh.

Papa Klementi XI ose Gjon Francesk Albani – Laçi.

Padyshim një kontribut të shquar në lëvizjen për zhvillim kulturor dhe arsimor në trojet shqiptare dhe më gjerë ka dhënë edhe biri i Arbërisë Papa Klementi XI – Gjon Francesk Albani, papë ky që la gjurmë në historinë shumëshekullore të Selisë së Shenjtë. Në listën e gjatë të 282 papëve që kanë udhëhequr Selinë e Shenjtë deri në ditët tona, figurojnë edhe disa emra papësh dhe kardinalësh shqiptarë që kanë drejtuar këtë institucion të shenjtë. Sipas fakteve dhe dokumenteve historike janë katër papë shqiptarë qe e kanë drejtuar këtë Seli duke filluar nga Shën Eleuteri (174-189), Shën Kaji (283-296), Shën Gjoni IV (640-642), por papa që la gjurmë në historinë shumëshekullore të Selisë së Shenjtë është papa Klementi XI, Gjon Francesk Albani-Laçi ose Xhian Francesko Albani De Lazio.
Edhe patër Vincens Malaj mendon se për origjinën e tij nuk ka kurrçfarë dyshimi se është shqiptare, sepse “…familja Albani e ka prejardhjen nga dy emigrantë shqiptarë Gjergji dhe Filipi, dy djemtë e Mëhill Laçit që dikur kishin qenë luftëtarë nën urdhrat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Këta burra trima e të njohur për patriotizëm, duke mos duruar zgjedhën turke braktisën atdheun e tyre dhe u strehuan në Urbino…”.Kështu mendon edhe studiuesi i njohur italian Giovani Armilota ku thekson se ”…Familja Albani u krijua nga dy vëllezërit shqiptare,Gjergji dhe Filipi të Mikelit nga Laçi…”. Këtu, Frederiku dhe Guidoboldi i Montefeltros shfrytëzuan aftësitë e tyre duke i caktuar si nëpunës për çeshtjet diplomatike dhe ushtarake.
Në fillim u njohën me mbiemrin Albanezi, që më vonë Altobeli, djali i Gjergjit e ktheu në Albani. Më pas ,”…nga Altobeli (1495-1564), lindi Hanibali (1530-1591), nga Hanibali lindi Horaci (1576-1653). Nga djali i tij Karli (1623-1684), martuar me Helena Moskën nga Pezara më 1649 lindi Gjon Francesku…”. Të habit fakti se në shumë jetëshkrime të tij nuk përmendet prejardhja e tij nga Laçi, që i përket Kurbinit. Mbiemri i tij Laçi është i justifikueshëm,pasi ky qytet del në dokumente me emrin Laç, më 1467, më 1557 del me emrin Sebaste, ndërsa më 1644 dhe 1672 përsëri del me emrin Laç. Prandaj edhe emërtimi Laçi përputhet plotësisht me periudhën e lindjes së tij. Këto të dhëna që na i sjell Dr.Vincens Malaj vërtetojnë se Papa Klementi XI ka pasur origjinë nga Laçi i Kurbinit, pikërisht nga fshati i sotëm Shullaz, ku nga dokumentet Turke del ky mbiemër dhe përmendet një farë Pjetër Laçi.
Nuk është e rastit edhe letra që u dërgon Vincens Smajeviku gjithë Ipeshkvinjve të Shqipërisë për t’i mbledhur ato në kuvend sipas porosisë së Papa Klementit. Dhe kjo letër drejtohet nga Kisha e Kurbinit, vendlindja e Papa Klementit ku thuhet: : “…Ju pra, o vëllezërit e mi, kryeipeshkvinj, jeni thirrë prej meje, e ju o ipeshkvinj që jeni nën mua dhe meshtarë të tjerë, të parët e kishave, duke ju urdhëruar po ju bëj të ditur që të vini e të mblidheni në Kuvend të Arbnisë …” Shkruar në Kurbin në të dhjetën ditë të dhjetorit 1702.
Prejardhjen e tij nga Laçi, e ka vënë në dukje edhe gazetari dhe studiuesi italian Giovanni Armilota, duke vërtetuar origjinën e saktë të Gjon Francesk Albanit –Laçit. Nga kjo familje me tradita kulturore dhe fetare rrodhën papë, kardinalë, diplomatë dhe burra të shquar shteti. Gjon Francesk Albani, i biri i Karlit dhe Elenës nga Laçi, lindi me 23 korrik 1649 në Urbino, ku vite më parë familja e tij kishte ardhur nga Laçi i Kurbinit për t’i shpëtuar regjimit osman.

Që në fëmijëri Gjoni u dallua për zgjuarsi, shkathtësi dhe këmbëngulje për kryerjen e detyrave. Kur ishte vetëm 11 vjeç, filloi studimet në Romë në kolegjin roman të jezuitëve me rezultate të shkëlqyera.
Puna e tij bie në sy të mbretëreshës Cristina Sversia që e ndihmoi. Pasi përfundoi filozofinë dhe teologjinë mori me shumë devotshmëri pushtetin meshtarak. Shpejt fitoi simpatinë e Papës qe e caktoi në detyra të ndryshme të nivelit të lartë si Ipeshkv i Rietit, pastaj i Sabinës e Orvietas e deri Sekretar i letrave papnore, ndërsa Papa Aleksandri VIII e shunguroi kardinal në vitin 1690. Ishte i biri i Karl Abanit, nga familja e njohur shqiptare Albani, që u bë njeriu më i shquar në Selinë e Shën Pjetrit.
Me 1 Nëntor 1700 vdes Karli II, mbreti i fundit i dinastisë së absburgëve,i cili duke mos pasur më pasardhës të tij, testamenoi në fronin mbretëror Filip D’Anzhu, nip i Luigjit XIV mbret i Francës. Pikërisht me 6 nëntor të vitit 1700 Filip D’Auzhu u shpall mbret i ri i Spanjës me emrin Filip V, që shënonte fundin e dinastisë së absburgëve dhe fillimin e dinastisë burbone. E gjithë kjo ndodhte kur Selia e Shenjtë kishte humbur që me 27 shtator të vitit 1700 Papa Inocens-Automio Pignotelli, fisnik napolitan dhe po bëheshin përgatitjet për zgjedhjen e papës së ri.
Duke ndjerë rrezikun që i kanosej aso kohe, Selia e Shenjtë mblodhi Konklavën 3 ditë pas shpalljes së mbretit Filip V i Spanjës, pikërisht me 9 nëntor 1700, ndërsa me 8 dhjetor të vitit 1700, pikërisht kjo Konklavë zgjodhi si pasardhës të Inocencos XII Kardinalin shqiptar Giovanni Francesko Albani, në moshën 51 vjeçare. Në punimet e Konklavës morën pjesë 57 kardinalë, nga 66 të tillë që përbenin Kolegjin e Shenjtë, mes të cilëve edhe Ipeshkvi i Faences Marcello Duroria – Durrësi.
Konklava e Kardinalëve e zgjodhi Gjon Francesk Albanin papë, nisur nga cilësitë e tij të vyera morale dhe fizike. Aftësitë e tij të mëdha intelektuale, sjelljet e përpikta e të shkëlqyera, dinjiteti i jashtëzakonshëm, përvoja e gjatë në zbatimin e së drejtës komunare dhe kishtare, njohja e thelluar e situatës politike… aftësia e formulimit me shkrim dhe me goje e qëndrimeve, puna e palodhshme, temperamenti i përzemërt dhe kujdesi ndaj të varfërve…”, vlerësoheshin në gjithë rrethin e kardinalëve. Me tej G.Moroni e përshkruan këtë fisnik nga Laçi, me trup të lartë, me pamje të bukur. Ishte i pari pas Klementit VII qe u ul në fron pa mjekër. Ballëlart, me shikim të mprehtë, me pamje disi të zbehtë, flokë dhe sy të zezë, kishte zë tingëllues, mendjemprehtë, kujtesë fenomenale… Zotëronte bukur gjuhën greke dhe latine. Ishte erudit i madh dhe njeri i drejtë”.
Me ardhjen e Papës Klementi XI në Selinë e Shenjtë për kishën katolike shqiptare fillon rilindja shpirtërore, Jezuitët fillojnë të interesohen për shqiptarët. Nën kujdesin e tij mblidhen letra,qarkore ipeshkvnore dhe dokumente të tjera nga trevat shqiptare me qëllim që të kompletohet përmbledhja “Illirikum Sacrum”. Bëhej fjalë për dokumente të rëndësishme që flisnin për historinë e trojeve të Arbërisë dhe për mbledhjen e materialeve në këto territore flet edhe Daniel Farlati në veprën “Ilirikum Sacrum”. Ai na bën më dije se Papa Klementi XI dërgoi në territoret e Arbnisë, përgjatë bregdetit Mesdhe një anije, e cila do të mblidhte dokumente historike për këtë territor. Kjo anije venedikase preku brigjet e “Arbnisë venedikase” deri në Tivar, pastaj kaloi edhe në “Arbninë osmane”. Kështu Atë Riceputi hodhi një bazë të fuqishme dokumentare duke mbledhur dhe renditur togje të mëdha dokumentesh që përmbanin të dhëna dokumentare për Arbninë, sipas porosisë së Papës Gjon Françesk Albani.

Për sa i përket “Arbnisë osmane” thuhet se një qerre e madhe e tërhequr meqë dhe e ngarkuar me dorëshkrime, libra dhe dokumente të tjera historike, pasi kapërceu baltat e vështira të Zadrimës, u mbyt aksidentalisht duke kapërcyer lumin e Drinit, bashkë me të gjithë dokumentet e grumbulluara. Kishte dashuri të madhe për vendlindjen dhe deklaronte me krenari prejardhjen e tij shqiptare. U dhuroi D.Farlatit dhe F.Riceputit një sasi dokumentesh të mbledhura në rininë e tij me qëllim që të shkruanin për origjinën dhe vjetërsinë e Ilirisë. Kërkoi nga Marin Bici që ndodhej në tokat shqiptare të interesohej për prejardhjen shqiptare të familjes Albani. Edhe arqipeshkv Vencens Zmajevic bën fjalë për prejardhjen e Papa Klementit XI. Ai i shkruan profesorit të tij A.Patricia: “… Më gëzon së tepërmi zgjedhja e eminencës Albani në fronin e Papës, duke ditur se është miku yt…”.
Gjon Francesk Albani është pasardhësi i 261-të i Selisë së Shenjtë, ai e drejtoi këtë Seli për 21 vjet me radhë. Ai shquhej për një kod të lartë moral. U interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. Identitetin e tij shqiptar e pohon edhe Papa Pavli VI, në letrën e tij të botuar me 17 janar 1968 në Romë, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku mes të tjerave thuhet: “Nuk i harrojmë as ata burra, të cilët ruajnë edhe fenë e tyre baras me përkushtimin ndaj Selisë Apostolike për shërbim të së cilës ato dhuruan njerëz të përmendur për dituri dhe virtyte, si me kënaqësi po përkujtojmë paraardhësin tonë Klementi XI nga popullsia Albane, i cili krenohej me prejardhjen e vjetër të tij shqiptare”.
Në vitin 1701, Papa Klementi themeloi për shqiptarët e Italisë një kolegj në San Dimitria Korone dhe me 1708 siguroi një vend të përhershëm për një student shqiptar në këtë kolegj. Kur u emërua në Selinë e Shenjtë në territorin shqiptar kishte vetëm katër ipeshkvinj: Pjeter Zymi-arqipeshkv në Durrës, Pjetër Karaxhiq-ipeshkv i Pultit, Nikollë Veldonjin-ipeshkv i Lezhës dhe Gjergj Theodhori-ipeshkv i Sapës. Ai emëroi Vencens Zmajevikun në kishën metropolitane të Tivarit, Anton Babin në kishën e Shkodrës më 1701 dhe Marin Gjinin ipeshkv të Pultit… duke plotësuar kështu selitë vakante në dioqezat kryesore shqiptare.
Për të nxitur reformën kishtare në Shqipëri sipas vendimeve të Koncilit të Trentas, ai caktoi si vizitor apostolik në të gjitha dioqezat e Shqipërisë më 8 qershor 1702 ipeshkvin Vincens Zmajevic. Ky i fundit, nga vendlindja e tij e informonte se: “…Në Kurbin: Gjendet kisha abaciale e Shën Prendes, katedralja e ipeshkvit të Durrësit, me tri piktura të Shën Marisë, njëra e madhe e punuar nga Monsinjor Skura me portretin e tij dhe dy të vogla vendosur me shije mes disa pikturave të tjera. Në këtë kishë është froni i arqipeshkvit, dy kryqe arqipeshkvnore argjendi të gjata tri pëllëmbë të dala në reliev mbi dru, një ostembajtëse, një këmbanë 400 libresh”. Më tej vijon lista e priftërinjve që shërbenin atë kohë në Diocenzin e Durrësit. Ja disa prej tyre: Arqipeshkv i Durrësit ishte Monsinjor Pjetër Zymbi, D.Martin Bushalla, vikar i përgjithshëm është mësues shkolle, D.Primo Prodani, D.Primo Shkjezi në Kurbin, D.Llesh Perlati në Skuraj,… D.Lazër Dajçi në Selitë, D.Llesh Çeza në Zhejë, etj.

Është interesant fakti se në këtë listë meshtarësh ka edhe mësues, që mesa duket jepnin mësim në shkollën e Shenpremtes në Kurbin. Pikërisht në këtë dokument flitet edhe për shkollën e Kurbinit, për të cilën interesohet drejtpërdrejt edhe Papa Klementi XI. Në relacionin e Zmajevikut drejtuar Papës thuhet: ”…Është për t’u numëruar është edhe ndërtimi i shkollës në Kishën e Kurbinit me përgatitje mjeshtërish për çdo vit, pra ata xhakonë që përgatiten këtu të rriten në rrugën e Tënzotit e të mësojnë letrat, shkrim dhe lexim shqip… ”Ky relacion e njohu Papa Klementin XI me gjendjen dhe e detyroi të merrte masa urgjente në përmirësimin e gjendjes.

Nisma e parë ishte vendimi për mbledhjen e Kuvendit të Arbrit mbajtur në Merqi të Lezhës në vitin 1703. Këto dokumente autentike dëshmojnë se arsimi shqip ka lindur në Kurbin, në shkollën e Shënpremtes rreth tre shekuj më parë, dhe jo më 7 Mars 1887, siç dëshmohej në periudhën e sundimit komunist.
Urdhëri i Papa Klementit XI kur autoritet turke konvertonin fenë“…Mos braktisni vëllezërit tuaj që u kthyen në myslimanë. Zoti është nji…
Shqipëria në atë periudhe vuante nën thundrën e sundimit osman. E harruar dhe e braktisur nga Europa që dikur e shihte me zili për luftërat që pati bërë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, që luftoi për 25 vjet rresht për mbrojtjen e krishterimit dhe qytetërimit europian, kishte ardhur momenti që të dilte në dritë lufta dhe përpjekjet e saj për ekzistencë. Pikërisht në këto momente të errëta ndriti për popullin shqiptar një rreze shprese. Biri i saj i shquar Gjon Francesk Albani tre vjet pasi u zgjodh papë, urdhëroi që të mblidhej Koncili i Dheut të Arbrit.
Ky Koncil u mbajt në Mërqi të Lezhës në vitin 1703 në kishën e Shën Gjonit nën drejtimin e arqipeshkvit të Tivarit Vinko Zmajevic. Ky Koncil u mor me problemet kyçe të jetës së krishterë. E ndër ta, padyshim është problemi i apostoezise së madhe të popullit shqiptar, përkatësisht të kalimit të tij në islamizëm. Shenjat e ringjalljes e të shpresës i pasqyron në letrën e tij vetë arqipeshkvi i Tivarit që më 10 korrik 1703 ia dërgon Papës Klementi XI, ku thuhet: “…Ti më urdhnove o i shenjti Papë me i shkue e me i vu oro e porsi si vizitor apostolik kishat e Shqipërisë, dheut t’em.E unë urdhnit tan i ndigjova, dheut iu solla rreth e rreth, gjithë mbarë kërkova e pashë nevojat e Shqipërsisë. Pashë shumë mjerime… Nën hijen tende, o Atë i Shenjtë, dheu i Shqipërisë po gazmohet e pas shumë vjetësh po merr frymë e po çilë sytë. Kjo Shqipni që deri tash ka ndejë si e harrueme, mbulue e vorfnue prej mjegullës, nën nji Papë shqiptar po del në dritë e mezi prêt me fitue emnin dhe lumninë… Me kaq unë me të tjerët vllaznit e mi e me gjithë popullin e Shqipërisë, bashkërisht i lutna Zotit që ty Papë shqiptar me të ruejtun për të gjatë mot e jetë e me shëndet, për të mirë të kishës e për fatin tonë.”
Fakti tjeter qe katolicizmi na sherbeu si komb kjo është e pamohushme Mbajtja gjallë e shqipes ,kombit arberor- shiptar etj është dhe kontribut ikatolicizmit dhe liberalizimit te ideve qe kjo fe pati në lidhje me kleriket tanë
Ndersa rregjimii shqiptar komunist i Tiranes shum prej tyre i vrau dhe i masakroi vetem per idetë e tyre nacionaliste dhe komb formuese por dhe si njerëz të krishterimit , fe të cilen e urrente shumë diktatori jonë.
Më 4 mars kujtojmë fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri.
Më 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, atë G. Fausti e atë D. Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gj. Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin. U akuzuan si sabotues e armiq të popullit, në të vërtetë u pushkatuan me urdhër të diktatorit famëkeq E. Hoxha pse besonin në Zotin dhe mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. E Kisha katolike i ka radhitur tashmë në aradhen e të Lumve.

Duke shfletuar kalendarin historik, më 4 mars, përkujtojmë fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri. Në orën pesë të mëngjesit të datës 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, pranë varrezave të qytetit, atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gjon Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin, të cilët Kisha katolike i paraqet si shembull të dëshmisë së fesë në Krishtin, për çka i ka radhitur tashmë në aradhen e të Lumve.

U akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar, në të vërtetë u pushkatuan me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha vetëm pse besonin në Zotin e vetëm pse mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. Vrasja e këtyre martirëve ishte vetëm fillimi i rrugës së kalvarit, që përshkoi kleri e populli shqiptar gjatë regjimit komunist, kalvar që ngadhënjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Kombi jonë pa këta martirë dhe dijetar, por dhe misionare te krishtit nuk do ishim si komb por të asimiluar dhe duke fol ne gjuhë sllave si një pjesë e jona jashte kufinje londinez.