Gazeta Nacional Albania

Kryeministri i Shqiperise E.Rama viziton sot Kosovën me ftesë të kryeministrit Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën, ku do takohet me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën, ku do takohet me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Mes dy krerëve të qeverive pritet të ketë diskutime edhe për iniciativat rajonale si ‘Open Balkan’ në të cilat Kosova ka refuzuar të marrë pjesë. Vizita vjen pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti. Ky takim do të mbahet në Prishtinë, ndërsa në orën 08:50 kryeministri Kurti pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, kryeministrin Rama.

Pas takimit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të mbajnë një konferencë për mediat në ora 10:20
Mes dy kryeministrave pritet të diskutohet edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe heqjen e barrierave mes shqiptarëve. Lufta ndaj pandemisë së COVID 19, pritet të marrë vëmendje, ndërsa Kurti ka shprehur më herët edhe mundësin e luftës së korrupsionit në të dy shtete.
Rama do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja. Pas formimit të qeverisë së re, kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti