Gazeta Nacional Albania

Kryetarja e shoqatës Atdhetare Kulturore ”Dëshnica”, Yllka Merkuri, flet për veprimtaritë vjetore të shoqatës

3

Kryetarja e shoqatës Atdhetare Kulturore ”Dëshnica”, Yllka Merkuri, flet për veprimtaritë vjetore të shoqatës

1.Yllka gazeta “Nacional” u jep hapsirë të rëndësishme shoqatave kulturore dhe letare në vend. Njëra prej tytre është edhe Shoqata Dëshnica. A mund të na thoni si y mbyll ky vit për Ju?
– Përshëndetje ,ju falënderoj per këtë intervistë ! Shoqata jonë ashtu siç e cilësuat dhe ju ,është një Shoqatë Atdhetare Kulturore. Shoqata u krijua në vitin 2002 në 24 Nëntor. Sivjet mbushi 21 vite nga krijimi i saj .Në programin dhe statusin e saj synohet propagandimi dhe e identifikimi i vlerave atdhetare dhe kulturore të Dëshnicës si krahinë dhe e traditave e zakoneve te saj , pa u ndikuar nga bindjet politike .Besoj se këtë vit i kemi arritur objektivat tona si Shoqatë .

2.Shoqata ka edhe gazetën e saj letrare-kulturore Dëshnica. Sido që periodike, sa e vështirë ka qënë për Ty dhe drejtuesit e shoqatës për ta mbajtur në treg?
-Ne kemi edhe gazetën tonë “Dëshnica “e cila si fillim ka dalë ne 25 Nëntor te vitit 2003 , këtë vit pati 25 vjetorin e saj , ku doli dhe numri i saj i 83 . Gazeta financohet me kontribut vullnetar nga Deshnicarët dhe dashamirës të tjerë të saj . Edhe përgatitja e saj është bërë po me kontribut vullnetar .

3. Nga shfletimi i numrit të fundit të gazetës “Dëshnica”, shoh që për rreth shoqatës bashkohen emra të njohur poetësh, shkrimtarësh, historinësh dhe njerëz të tjerë të shquar në nivel kombëtar në shkencë, arte dhe në ekonomi. Si keni mbajtur kontaktet me ta?
-Ne gazetë janë pasqyruar me dinjitet vlerat e lartëpërmendura dhe jane përkujtuar ngjarje e data historike .Përmes saj janë publikuar dhe shumë krijime poetike e ngjarje të ndryshme të ndodhura si në krahinë ashtu dhe në Tiranë e nëpër rrethe . Kjo gjë është arritur ne sajë të punës së palodhur të drejtuesve të saj gjatë këtyre viteve . Kontaktet jane ruajtur me të gjithë nga drejtuesit pasi kryesia e Shoqatës ka qënë e përbërë nga intelektualë shkirmtarë poetë studiues ,si Kryetari I saj Z. Gezim Voda , I ndjeri Nuri Dragoi , studiuesi Kujtim Mateli e plot të tjerë .

4.Ruajtja e trashëgimisë kulturore mbetët një sfidë për instituconet publike të vendit, por edhe për shoqata si “Dëshnica”. Çfarë planifikoni në këtë fushë për vitin 2024?
-Sigurisht që shoqata ka punuar fort gjatë këtyre viteteve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore , dhe vazhdon akoma . Kjo realizohet në bashkëpunim me istitucionet shtetërore përkatëse të krahinës sonë . Dhe këtë vit kemi plot aktivitete. Shpresojmë t’i realizojmë me sukses.

5.Si ishte ky vit për Ty dhe familjen tënde?
-Ky vit per mua e për familjen time ka qenë një vit plot sakrifica . Besoj se ja kemi dalë mbare!

6. Çfarë u uron të gjithë shqiptarëve në mbyllje të këtij viti dhe në prag të Vitit të Ri 2024?
Shpresoj që ky vit që iku të ketë pasur të mirat e tij për të gjithë Ju uroj një vit të mbarë të gjithë Shqipëtarëve kudo që janë . Uroj që të falin sa më shumë dashuri e paqe me njëri tjetrin. Uroj gjithë Dëshnicarët të kenë nje vit të mbarë ! Gëzuar , mbarësi e shëndet për të gjithë!

Intervistoi: Dr. Mujë Buçpapaj