Gazeta Nacional Albania

Kukës , diktatura komuniste 10 gusht 1944 -10 gusht 1988. Opinion nga Dr. Ardian Elezi

 

 

Parabola e diktaturës komuniste e instalimit dhe rënies me gjak, vrasje, varje e pushkatime të saj.

 

 

10 gusht 1944 -10 gusht 1988 Kukes

Parabola e diktatures komuniste e instalimit dhe renies me gjak, vrasje , varje e pushkatime te saj.

 

 

77 vjet me pare dora gjakatare e komunisteve filosllav vret me pabesi dhe pusi patriotin e madh te Lumes, kryetarin e Bashkise atwhershme Xhafer Bislim Elezi (djalin e Bislim Pashe Kernjanit Elezi, nipin e Sul e vllaznise se madhe te Elezve, nacionalistin trim patriot e antiserb, udheheqsin e Luftes se Zhurit etj)se bashku me prefektin e kohes si dhe duke plagosur drejtuesin e xhandarmarise pas nje mbledhje dhe organizimi te Dheut te Lumes. Ky Kuvend mbahej nga paria e asaj kohe per te ruajtur kohezionin social, per te shmangur  vlla vrasjet si dhe luften civile, si dhe nw mbrojte te ceshtjes kombwtare dhe nw favor tw bashkimit kombetare. Kuvendi kishte qellim pwr tw demaskuar edhe perpjekjet sllavo komuniste te lindjes qe shiten Kosoven per hir te pushtetit komunist.Kjo vrasje qe per hir te vertetes nga me te bujshmet ne Kukes, dhe per habi e cudi e papermendur nga historianet e krahut te djathte  qe nuk kane lene madje detajet nga me te vogla te papermendura pergjate Luftws sw Dytw Botwrore  ne vendin tone mes komunisteve dhe nacionalisteve , ishte prologu i diktatures dhe luftes civile qe komunistet e bandat dallkauke te tyre te pa ze  e qe nuk i njihte kush provokuan e po instalonin me gjak ne veri ne Kukes.

Per 45 vjet keto familje u persekutuan dhe damkosen rende nga renegatet e lindjes.

Edhe pse 30 vjet pas renjes se diktatures, nuk kemi pare asnje hetim, gjykim , denim,falje e kerkim ndjese nga ana e ekzekutoreve dhe shtyeseve te tyre.

Mw 10 gusht 1988 diktatura edhe pse ne grahmat e fundit te saj deshmoi egersine e nje bishe qe edhe pse duke dhene shpirt behet me mizore, duke varur martirin e demokracise Havzi Nela, poetin qe i kendoi lirisw qw i thurri vargje atdhedashurie vendit qe renkonte nwn diktaturw, qw shkroi pa cenurw per jetet njerwzore, pwr votrat familjare te pashprese, per lirine e munguar qe frymezonte, metaforen e jetes ne universalitetin shprehes te vet, per nenen, token, atdheun, demokracine, Evropen, frymen e Helsinkut qe pakush i mendonte e referonte.

Keto pervjetor nderimet tona shkojnw  per tw gjithw keta patriot desidentw antikomunistw.Ky homazh ndaj kwtyre martirwve tw lirwsw wshtw po aq edhe moment reflektimi politik dhe publik e njerzor per tw deninuar e krimet e komunizmit, te atij rregjimi qe ne thelb te filozofise vet kishte asgjesimin e likujdimin fizik te kundershtareve te vet politik.

Im ate Daut Elezi i cili ka punuar ne fshatrat e Kollovozit, Novosej, sic edhe ka rrefyer, e ka pas shok dhe  mik poetin martir Havzi Nel. Njwherw nena e tij shume bujare e gjen babain tim te lodhur nga puna dhe te shtrire jashte ne shpat rruge afer shtepise se Havziut dhe si njw nwnw bujare  e merr ne shtepi dhe i ofron ushqim e shtroje…

Kur vjen Havziu, thote babai, e gjen ate te shtrire ne gjume ku nena e vet dhe i thote e pashe ne rruge dhe e futa brenda. Havzi Nela kenaqet shume dhe i thote nenes se vet se ky eshte Daut Elezi shoku i vet me i mire agronomi e kryeagronomi i Kukesit. Ishte familje shume bujare e mikepritese.

Babai im ruan shume kujtime e perjetime me te dhe e vlerson figuren e Havzi Neles. Ne diten qe jepet lajmi kobzi per “varjen” e tij( pasi u fol se e kane sjell te vdekur qe me mengjes heret te tille ate dite).

Kjo duhet hetuar sikunder edhe personi polici xhahil i kohes i gestapos komuniste Gj qe preu litarin perpalsur  ne makine) u trishtova dhe  u nisa per ta pare dhe ktheva ne rruge afer ktheses per te Agjensia te vend-korbi kryqzor. Nje ndjesi e keqe dhe kobzeze m’u shfaq.Vellai im Luan Elezi ishte me i drejtperdrejte dhe shfaqi urrejtje me ze e te bertitura kunder rregjimit…

Ne vitin 1991 vellai i Havziut vjen te shtepia dhe i bjen deres dhe une ja hap duke kerkuar babain tim , ku nisur dhe nga historia e presekutimit tone familjar si njohjen qe kishte babai me martirin ja jep si njeri konfident fletore me poezi te poetit qe ja kishte besuar atij. Babai im i lexon dhe vlerson shume i ruan i komenton ato dhe perkujdeset i pari per te gjetur driten e botimit duke komunikuar edhe me te tjere njerez te letrave duke u bere keshtu poeti i njohur postum martir i demokracise e i lirise se fjales e mendimit te pavarur.

Kjo datw wshte nje moment reflektimi per te gjithe, cast frymezimi dhe ndergjegjwimi per krimet e komunizmit. Politika nuk duhet ta keqperdor per karten e saj morale, pwr  ta keqperdor kauzen e ish te perndjkureve politikw te desidenteve antikomunist,  por t’i perkrah ato dhe femijet e tyre si dhe te denoje krimet e komunizmit. Partia Demokrative ne vecanti e ka ne mission dhe prograimin e vet elektoral denimin e krimeve te komunizmit, duke i pare e trajtuar me shume te drejte si ceshtje te interesit kombetar. Ajo duhet te perkrah e motivoje ne drejtimin e saj mbartesit e ketyre vlerave, desidentet e femijet e desidenteve politik, ku ne nivelin e sekretarit te pergjithshem te PD-se, nenkryetar te saj, nenkryetar parlamenti, kryetar grupi parlamentar te saj,  antar kryesie te PD-se, duhet te zgjidhen e te kete femije e pinjoll te familjeve antikomuniste e desidente te Shqiperise. Keshilli Kombetar i saj, duhet te adresoje kete pergjegjsi ne perzgjedhjen e votbesimin e tyre, dhe te shmang kapjen e vet me pergjedhje te paracaktuara dhe nominuara, ne konflikte dhe intersi brenda nje familje, vlla e moter, nip e daj, kushuri mes veti, si dhe deri nga e njejti katund 3-4 antar keshilli kombetar me shpijat ngjitur perbri njeri tjeter.

Politika duhet te kete vullnetin e saj per miratimin, permiresimin e legjislacionit penal ne respekt dhe te Rezolutave nderkombetare dhe ato kombetare te miratuara per zbatimin e tyre si dhe permiresimin e legjislacionit penal , si dhe ngritjen e nje strukture dhe gjykatave speciale per denimin e krimeve komuniste gjenocidiale. Dhe  ky eshte nje mision per gjithe  deri ne evidentimin fundor tyre. Kukwsi ka histori brilante te shfaqjes se antikomunizmit me mozaik profilesh e personazhesh te heshtura dhe sot por qe na bejne nder dhe krenar per to.Nderime dhe respect pwr ta!