Gazeta Nacional Albania

Kumrie Avdyl Shala: Edhe retë e qiellit i mbeshtollën me dashuri. Poezi

FJALËT E PLAKUT

U dëgjuan ulurima deri të oda e burrave,
Plaku nuk doli nga oda,
E askujt nuk i tha asgjë .
Në trapazan ishte ulur e fshante heu bre,
Ka ardhe kohë e keqe,
Njerëzit si qenë me leh.
Vetëm këto fjalë i nxorri nga goja.
Ulurima shkonte sokakut
E, plaku dredhte cigare me duhan koqak,
Me krrutë i binte dyshemës tak-tak.
Eh, po me duket që po e shoh edhe sot,
Duke u sjellur sa te trapazani e sa te oxhaku,
Por asnjë zâ nuk nxorri nga goja,
I gjithë fisi ia mori inat,
pse nuk doli ti ndajë ngatrrestarët.
Plaku vdiq e shkoi
E një kohë të gjatë e kujtuam:
Athua pse nuk shkoje ti ndaj?!
Plaku iku për atë dynja,
Por la fjalë të vyera pas:
Largohuni “se i korituri të koritë edhe ty,
Por as ne thes me të keqin mos hy,
se druri i njomë shkon për të thatin,
e fytyrën ruaje mos e përly,
Se vetëm një fytyrë ke,jo dy”!
Thoshte plaku i odës ,
qe derën kishte nga sokaku,
E, ne ballë të odës, kishte të varur mazuerin të oxhaku,
Ndërsa afër e kishte tangarin me prush,
E me mashën e hekurit,
prushin shpurdhë.
As sot nuk u harruan fjalët e plakut,
Por po praktikohën përditë,
Ato fjalë edhe pas vdekjes mbetën yll,
Se janë orjentim për jetë,
Janē hartë e bosullë,
Për shtigje të vështira në pyll.

Fjalët e panjohura:
Trapazan-divan,
Sokakut-rrugicë,
Krrutë-bostun ose shkop,
Dynja-botë e amshuar,
Mazuerin-pushkë e gjatë,
Shpurdhë-shkapurisë.

PABESIA

Nuk ta pata borxh,
Që, rri i heshtur pa zë
Vetëm lindjen e diellit shikon
E perëndimin se shef asnjëherë.

T ‘shuash një shpresë është lehtë,
Ta rikuperosh të duhet një jetë.

Plagën duhet mjekuar,
Jo ta kripësosh deri ne asht ,
E ne vend që ta shërosh,
E bënë të kulloj prapë gjak.

Ta lësh ne prag të varrit,
më qefin t’mbështjellur,
pa varrosur kufomën
nuk është burrëri.
E ti japësh vrapin
si plumbi pushkës pse?

Apo pse zutë shok armikun ,
E në anën tjetër
Në besë pret mikun
Sa t ‘merr…
Thonë se; plumbi me plumb,
vetën e nxjerrë.
Mirësinë e dërguat ne skëterrë.

Apo do ti rrini besnik,
Gojëdhënave të asaj treve se:
ky soji juaj helm po vjell…

Më gotën e rakisë,
luteshit në netët e gjata të dimrit,
Eh, sa tmerr sa tmerr.
Borxh nuk ta pata kurrë as edhe njëherë
Te me presh ne besë
He, mik.

PLAGË E RIHAPUR

Sa ndjehem e boshatisur
Pa aromën tënde te freskët,
Durimi po soset, aroma me iku,
Vallë a kam jetë të ta presë.

Edhe pse po presë me frikë pa zë ne heshtje
Duke plasë për se gjalli,
E çdo ditë duke u lutur
Si kur se i verbëri për sy.

Po lutëm përditë të zoti im,
Për melodinë e ofshamës qiellit!
Melodi, qe shëron plagën,
Plagë e hapur pa dashje,
Qe n ‘takim t ‘parë u dridh xhani.

Eh, plaga u rihapë,
Pa deshiren tonë,
edhe pse,Ne…,
Nuk deshtëm te hapët! .

RRUGËS TRASUAR

Nuk me lumturove ti jo!
Lumturinë e gjeta n’mes vlerave.
Në mes dashurisë pa kushte,
U trasuan rrugë për ne
E i dhanë aromë jete,
Edhe retë e qiellit i mbeshtollën me dashuri.
Mbeshtollën me aromë dashurie edhe lulet,
Çdo gjë rreth neve.
Dritës, qiellit dashuri i falën.
E ti mos u vono vrapo,
Mos devijo rrugën
Edhe këmbë zbathur nese je.
Vrapo rrugës së trasuar,
Shijoje jetën plotë lumturi.
Së lumturia rri aty këmbëkryq,
Aty ku të vlerësuan pa kushte,
Falë punës t’palodhshme tuajës.

KATRAHURË RRETHIMI

Jetën mos e le varur në degë të pemës,
Se vetëm dora e Zotit na gjykon,
Ai që na ka falë e krijue jetën tonë,
Për veprimet tona, qofshin te drejta apo jo,
Llogaridhënja i takon vetëm Zotit.

Hallakamën e bëjnë milingonat,
Dhe zvarranikēt shtatmedhënjë,
Shtrëmbrojnë të mirin
dhe e fusin në hapsane,
Ata të ëmblën e thartojnë me uthullë molle.
Të drejtit, duket, janë specje në zhdukje
si qumështi i lejlekut që ekziston në gojëdhëna.
S’ka mbetur gjykim i drejt
Se n’qafë t’prejnë me spatë.

Kujdes së leku t’i verbon sytë,
Por ti vazhdo rrugën e fitorës
pa demtuar askend.
Jeta e çfrenuar po del nga rrjedha e lumit
Që as shtrati modern nuk ia ndalon turrin,
Se ju prangosët drejtësinë
të shtatorja e xhaxhit Enver.

O, ju te marrë,
Ju që adhuroni katrahuren që na rrethon,
Po i bëni dasmë hasmit në sy te botës.
Me shaminë e kuqe të gjakosur,
po hidhni vallën e beqarisë sonë.
Ata që përballuan këtë dhembje ne heshtje,
Përdhosen shaminë e kuqe të vendit tonë.
Ju që vazhdimisht uluroni
të përfitoni n’kohë.
Vendin e dergut n’katrahurë,
E tash pse zgurgulloni sytë në çdo anë?

Do lutemi për ju,
Dhe do t´i çrrenjosim ata që pa dretësisht
Këmbët e ariut na i lanë në dorë.
Mbeshtetur ne drejtësinë e Zotit,
Askush nuk ka çfa