Gazeta Nacional Albania

Libri më i ri “Monument i dijes”, dhurata më e çmuar në 70-vjetorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Nga Imer Hysa, Lezhe
“Monumenti i Dijes” është libri i tretë që i kushtohet tempullit të dijës në Kodër Kamëz, Universitetit Bujqësor, ku me mijëra studentë u diplomuan duke u bërë specialistë të aftē, drejtues te zotë, profesorë, shkencëtar, gazetarë, artistë e biznesmenë të devotshëm. Ai pason dy librat e tjerë shkruar 20 vitet e fundit “Universiteti i Blertë” me autorë Hulusi Hako dhe Spasse Thanasi, botuar në vitin 2001 me rastin e 50 vjetorit të tij dhe librin “Rrëkezat e Kujtimeve”, botuar në vitin 2011 nga autorët Spasse Thanasi dhe Rexhep Çullhaj dhe botuar me rastin e 60 vjetorit tē këtij universiteti.
Libri ‘Monumenti i Dijes’ në Koder Kamëz me autorë Spasse Thanasi dhe Prof. Gani Moka botuar këtë vit është dhurata më e bukur që do i bëhej këtij universiteti dhe mijëra studentëve dhe pedagogëve në kētë 70-vjetor të jetës së tij. “Ngacmimi emocional i dekadave me përballjet e shumta me jetën studentore brez pas brezi në dimensione e informacione të larmishme plot vlera shoqërore e kulturore në proçesin e formimit të jetës,- do te shkruajnë autorët, na futën në këtë proçes botimesh që nuk do të ndalet, që brezat e pedagogëve e studentëve të ndjejnë traditën e historisë së Universitetit Bujqësor që na përket të gjithëve”.
Për të gjithë ata studentë, që për 70 vite kaluan nëpër bangat e auditorëve, në laboratorët dhe njësitë eksperimentale, do të ruhej përjetë nē kujtesë ajo bukuri mahnitëse e këtij tempulli të dijes i shtrirë në kodrat e buta gjithë gjelbërim me aromë agrumesh e trëndafilash. Është kjo dashuri monumentale e brezave të dijes e kthyer në histori, poezi dhe këngë për këtë monument të dijes. Nga autorët e librit vërehet qartë përkujdesja për të vendosur me kujdes në çdo fletë të librit fjalë dhe fotografi që të harmonizojnë natyrshëm atë ndjesi, atë mall të pa shuar, për të gjithë studentët e pedagogët ndër vite dhe veçanërisht për ata që në një farë mënyre këtu apo kudo që jetuan dhe punuan lanë “gjurmë” jete .
Nuk janë pak, janë me mijëra. ekonomistë, agronome, inxhinierë pyjorë, mjekë veterinerë dhe zooteknik, që duke startuar nga këtu ,do të punonin në çdo skaj të Atdheut duke derdhur djersë dhe lënë “gjurmë”.Falë këtyre specialistëve ekonomia shqiptare do të transformohej në njē ekonomi të zhvilluar dhe modern, duke thyer rekorde te prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Falë specialistëve të aftë dhe të kualifikuar shumë prej të cilëve në nivel shkencëtarësh do të ngriheshin edhe Institute të rëndësishme si: ai i ‘IKV’-ja, ‘I MISRIT’, ‘I ORIZIT’, ‘I PERIMEVE DHE PATATEVE’, ‘INSTITUTI FORAGJER’ etj., që jo vetëm do futnin kultivarë të rinj hibridë dhe të kryqëzuar, por do të rrisnin prodhimin disa herë.
Autorëve nuk u ka munguar vëmendja dhe kujdesi për të mos harruar askënd që la gjurmë në hapësirën e gjelbër shqiptare qoftë në fushë, pyje apo stalla. Ndarja në kapituj duket se është një zgjedhje me kujdes, tamam si e një lulishtari ku din të mbjellë atë lulen e bukur që jo vetëm të shfaqë bukuri, por dhe të aromatizojë mjedisin.Që në kapitullin e parë, të titulluar “Histori e mrekullueshme e Universitetit, që nisi jetën nga një qelizë e vogël…” vërehet qartë ecuria ndër 70-të vite me radhë, duke kujtuar gjithë respekt e mirënjohje ish pedagogë e studentë që Universitetin Bujqësor benë të mbetet tempull i dijes në zhvillimin e dijes profesionale e shkencore.“Koha e e gjurmëve të mbetura nga brezat e dijes është si një univers që sjell mbi supe vitet që shkuan, dashurinë e takimeve të pa harruara do të shkruante autori, udhëza drite që sollën ndryshime epokale në jetën universitare dhe i dhanë dritë gjithë Shqipërisë”. Janë të shumtë personazhet e librit, e pamundur t’i përmendësh të gjithë ata me emra. Janë të shumtë se dhe jeta e këtij universiteti është jo e vogël por shtatë dekada. Edhe në kapitujt pasues, përmes “mozaikëve të kujtesës”do të ndjehet tingëllimi i zërit me flladin e viteve.
Me shumë kujdes autorët janë treguar të kujdesshëm që mendjes dhe dorës së tyre të mos i shpëtonte asgjë. Faqja e Rektoratit dhe Senatit Akademik do të zërë një kapitull të veçantë, mbase nē shenjë mirënjohje e respekti si kapitulli: “Drejtimi i Universitetit Bujqësor”.
Po kështu një vend të rëndësishëm zënë kapitujt “Agronomi, Bimët, Libri”, mbase një triptik specifik kushtuar kuadrove të bujqësisë që transformuan natyrën duke e shndërruar në monumente natyrore nga fushat e hijeshuara nga drithërat, kulturat industriale e foragjeret, deri te brezaret e agrumeve, plantacionet e vreshtave, ullinjve, fiqve, mollëve, kumbullave etj duke krijuar një brez të gjelbër Jug Veri nēpêr kodrat e bukura që në shumicën e tyre të taracuara duke marrë një pamje piktoreske. Një vend të veçantë autorët i kushtojnë kapitullit “Pedagogu Njeriu i Shenjte i dijes”, duke veçuar njerëz e individualitete pedagogjike e shkencore që meritojnë respekt e mirënjohje. Në përgjithësi studentët që vazhdonin Universitetin Bujqësor ishin nxënës tē shkëlqyer të shkollave të mesme, por për faktin se “biografinë e kishin me njollë” pushteti i kohës do t’i “favorizonte” për të mos i lënë pa shkollë, i regjistronte këtu. Ishin pikërisht këta pedagogë që ishin edhe si prindër, që kurrë nuk i fyen studentët e tyre, përkundrazi u dhuronin dashuri. Mbase ata e dinin se studentët që do dilnin nga këta do tē ishin “të persekutuarit e profesionit”, për faktin se jetën e tyre do e kalonin arave, pyjeve, stallave, larg familjes dhe aktivitetin e punës e kishin “në shtëpi pa çati”, qe do të thoshte se ishe edhe në mëshirë të kushteve atmosferike natyrore dhe përballe rrezikut “si sabotator” nëse nuk realizoje detyrën.
Duke shfletuar me kujdes fletët e librit, të duket sikur hap dritaret dhe prej aty shikon gjithë kënaqësi hapësirën sa të rrok syri. Në çdo fletë do shohësh një pjesë qielli kujtese që lanë jo vetëm pedagoget dhe shkencëtarët por dhe njerëzit e letrave, letrarët, gazetarët. Nga këtu, nga ajo redaksi e vogël e gazetës ‘Studenti i Bujqësisë’, që hapi dyert për qindra krijues të rinj do të nisnin ngjitjen e shkallëve poetët e ardhshëm, shkrimtarët dhe gazetarët. Do të ishin pikërisht ata, që si vëllezërit e tyre shkencëtarë do tê gdhendnin emrat e tyre kopertinave të librave, faqeve të gazetave, mikrofonave të radiove dhe ekraneve të televizioneve. Falë këtyre krijuesve do të vlerësohej puna e çdo specialisti në çdo fushë të jetës. Ata që shkruanin vargje do ti këndonin edhe profesionit të tyre siç është edhe kjo poezi e shkruar nga autori i këtij shkrimi.
Falë tyre do të botoheshin edhe kjo kolane librash për “Universitetin e Gjerber”, siç është edhe ky libër si dhurata më e bukur dhe më e çmuar që mund të dhurohej në një përvjetor të rëndësishëm si ky.
“Vitet do tē kalojnë, -shprehen autorët, – dekadat do të rrjedhin, shekujt do të vulosin histori të shumta. Universiteti Bujqësor do të festojë edhe 500 vjetorin e tij. Prandaj dhe historia e shkruar që në embrionin e tij, në ecjen e vrullshme të zhvillimit dhe evolimit si një universitet vlerash mbarëkombëtare dhe me përqasje shkencore në nivel evropian do të jetë një kronikë e vlefshme e brezave të dijes, një tempull i madh zhvillimi e përsosje.Hapat e mëdhenj e të sigurt të këtij gjiganti diturie do tē vijojnë në breza të tjerë studentësh, në vetëdijen e një armate pedagogësh e profesorati që do vijojë mësimdhënien dhe karrierën shkencore universitare për shkencën bujqësore”.
Dhe autori me mjaft xhentilesē do ta mbyllte librin me fjalët: “Ne jemi të vetëdijshëm se gjithmonë këto botime do tē jenë një referencë e shëndoshë dhe dalluese e të gjithë përshkrimeve dhe studimeve mbi vitet e jetës universitare dhe historinë e Universitetit Bujqësor”.
“Universiteti Bujqësor ndrin si një monument me vlerë kombëtare plot dritë jete dhe frymëmarrje të përsosur”.