Gazeta Nacional Albania

“Luarasi” në edicionin e dytë të “University Law Competition 2023”, studentët e Drejtësisë, gati për përballjen ligjore me 16 konkurrentë

“Luarasi” në edicionin e dytë të “University Law Competition 2023”, studentët e Drejtësisë, gati për përballjen ligjore me 16 konkurrentë

Universiteti “Luarasi” do të përfaqësohet në edicionin e Dytë të “University Law Competition” nga ekipi i studentëve ekselentë të Drejtësisë. Në konkursin me të madh rajonal “University Law Competition 2023” do të përballen në një gjyq të stimulur 16 skuadra, të përbëra nga studentë të fakulteteve të Drejtësisë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Ky edicion organizohet me mbështetjen e “Halimi Foundation Institute”, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe projektit Matra, të cilët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vijimin e kësaj tradite deri në vitin 2026.

Ambasadori i Mbretesise se Holandes Reinout Vos, koordinatori i Shtetit të së Drejtës të Vendeve të Ulëta për Serbinë dhe Malin e Zi dhe Annamaria Urbanova folën mbi rëndësinë e një kompeticioni të tillë për studentët e universiteteve pjesëmarrëse.

“Jam shumë i lumtur që bashkë me Fondacionin Halimi, t’ju japim mundësinë të rinjve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut të marrin pjesë në një konkurs të tillë, për të parë se si trajnohet gjenerata e re, për të bërë gjyqësorin. Në Shqipëri ka patur një transformim në gjyqësor dhe ju jeni gjenerata e re që do të jetë në krye të drejtësisë në vitet e ardhshme”

“Dëshiroj të theksoj se edukimi profesional i studenteve është i rëndësishëm për çdo shoqëri, ashtu siç është për rajonin. Ky projekt i jep mundësi studentëve të universiteteve të rajonit të shkëmbejnë metodat arsimore dhe njohuritë juridike që kanë marrë gjatë studimeve”.

Annamaria Urbanova në fjalën e saj tha: “Ky konkurs sjell disa sfida për ju. Së pari duhet të besoni në vete dhe skuadrën tuaj. Kjo është një mundësi për t’u takuar me skuadra nga vende të rajonit, me përvoja të ndryshme. Kjo është një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve dhe të kuptuarit e koncepteve juridike.
Në edicionin e parë të “University Law Competition” triumfuan studentët e universitetit “Luarasi”, nën mbikëqyrjen e zëvendësdekanit të Fakultetit të Drejtësisë, profesor Admir Belishta.

Në edicionin e parë triumfuan, studentët e Universiteti “Luarasi” dhe ata janë gati të përballen në edicionin e Dytë të “University Law Competition” nga ekipi i studentëve të Drejtësisë. Në konkursin me të madh rajonal do të përballen në një gjyq të stimulur 16 skuadra, të përbëra nga studentë të fakulteteve të Drejtësisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.