Gazeta Nacional Albania

LUIGI PIRANDELLO (1867-1936), ÇMIMI NOBEL PËR LETËRSI ME 934

Luigi Pirandello (L.28 qershor 1867-V.10 dhjetor 1936), qe një ndër dramaturgët dhe romancierët italian më të mirë të asaj kohe, i cili fitoi çmimin prestigjoz Nobel për letërsi në vitin 1934.

Rinia:

Pirandello u lind në një familje të shtresës së lartë, në një fshat me një emër të vecantë Kaos, i cili ishte një fshat i varfër periferik i Agrigentos( një qytet në jug të Siçilisë). Babai i tij, Stefano, i përkiste një familjeje të pasur, të përfshirë në industrinë e sulfurit, kurse nëna e tij, Katerina Ricci Gramito vinte nga një familje e ngritur, me prejardhje nga një familje borgjeze e qytetit të Agrigentos. Të dyja familjet, Pirandello dhe Ricci Gramitto, qenë anti- Burbon, duke qenë pjesmarrës aktivë në një përleshje për bashkimin dhe demokratizimin e vendit. Stefano mori pjesë në të famshmen “Ekspedita e të njëmijëve”, më pas ai do të ndiqte Garibaldin në betejën e Aspromontes ndërsa Katerina qe e kushtëzuar me forcë që të ndiqte të atin në Maltë, ku ai aty qe dërguar në kohën kur në Francë mbretëronin Burbonët. Por pjesmarrja në mënyrë të hapur me kauzën Garibaldiane, si dhe ndjenja e fortë e idealizmit të atyre viteve, bën që Katerina të pësonte një zhgënjim të madh me realitetin e ri të krijuar nga bashkimi. Në këtë sfond të zymtë u rrit Luigi Pirandello, i cili do të asimilonte sensin e zemërimit dhe këtë ndjenjë ai do ta shfaqte më vonë në njërën nga poemat e tij, me titull “Të vjetrit dhe të rinjtë”, në të cilën Luigi do të shfaqte një sens disproporcioni midis idealeve dhe realitetit, të cilat shfaqen në esenë e tij humoristike “Humori”.
Pirandello mësimet e klasës së parë i bëri në shtëpi, i ndihmuar nga nje tutor. Atij i pëlqenin shumë fabulat dhe legjendat, diku midis reales dhe magjikes, shërbyesja e tij e vjetër Maria Stella ndikonte shumë tek ai, më shumë se shkolla. Në moshën 12 vjeçare ai kishte shkruar tashmë tragjedinë e tij të parë. Me insistencën e të atit, ai u regjistrua në shkollën teknike profesionale, por shumë shpejt do ndryshonte mendim, duke preferuar shkencat humane në gjimnaz, e cila e kishte tërhequr gjithmonë atë. Në vitin 1880 familja Pirandello u shpërngul drejt Palermos. Ishte ky vend ku Luigi përfundoi shkollën e mesme. Ai filloi të lexonte poetët e shekullit të 20’ siç qenë Giosue’ Çarducci dhe Graf. Në këtë kohë ai filloi të shkruante poemat e tij të para të cilat ishin shumë për moshën që kishte. Po në këtë kohë ai u dashurua me kushërirën e tij Lina. Gjatë kësaj periudhe, Luigi filloi që të kishte kontakte shumë të ngushta me të atin, të cilat ishin shumë të ngrohta. Duke u bazuar në rininë e tij shkatërruese dhe jo harmonike, Luigi shfaqi natyrën e tij prej rebeli, por afërsia me nënën e tij bëri që ai të zbutej. Këtë ndjenjë ai e shfaqi edhe pas vdekjes së saj, në faqet e romanit të tij të titulluar “Bashkëbisedime” me personazhe të vitit 1915. Dashuria që ai ndjente për kushërirën, shkoi në disfavorin e tij, ai papritmas u mor shumë seriozisht nga familja e Linës, e cila kërkoi që Luigi të linte studimet dhe ti dedikohej bisnesit të sulfurit sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të martohej me të. Në vitin 1886, gjatë pushimeve, Luigi shkoi që të vizitonte minierat e sulfurit në Porto Empedocle ku filloi që të punonte me babanë e tij. Kjo eksperiencë ishte absolutisht esenciale për të, e cila do të hapte bazat për shumë poema sikurse ishin: “Tymi”, “Ciaula zbulon hënën”, të cilat qenë disa nga përshkrimet e bekgroundit të tij në romanin ‘Të vjetrit dhe të rinjtë”. Martesa që dukej kaq pranë u shtye, më pas Pirandello u regjistrua në universitetin e Palermos në departamentet e drejtësisë dhe të letërsisë. Kampusi në Palermo ishte qëndra e shumë lëvizjeve, të cilat do të evolonin në Fasci Siçiliani. Ndërkohë Pirandello s’ishte pjesëtar i këtyre lëvizjeve, megjithëse ai ishte mik shumë me lidershipin e këtyre lëvizjeve ideologjike, siç qenë Rosario Garibaldi Bosko, Enriko La Loggia, Françesko De Luka dhe Giuseppe De Giuffrida.

Shkolla e lartë:

Në vitin 1887, duke zgjedhur përfundimisht departamentin e letërsisë, Pirandello shkoi drejt Romës për të vazhduar studimet. Por takimi me këtë qytet ishte një zhgënjim total për të, për atë çka ai priste. Për këtë ai deklaroi: “Kur unë mbërrita atje po binte një shi i dendur, qe natë dhe mua mu duk sikur zemra po më dilte nga vendi, por më pas unë qesha tamam si një burrë nga dëshpërimi”. Pirandello i cili ishte një njeri shumë i ndjeshëm dhe moralist, në fund pati fatin që të shihte me sytë e tij dekadencën e ashtuquajtur të heronjve të “Rizgjimit” në personin e xhaxhait të tij Roko, i cili ishte një funksionar i vjetër dhe i lodhur i prefectures. Ai bëri gjithcka që Luigi të akomodohej në Romë. Ky zhgënjim e inspiroi atë që të shkruaj disa nga rreshtat e hidhura të koleksionit të tij të parë me poema të titulluar “I luajtur keq”, publikuar në vitin (1889). Por jo gjithçka qe negative, kjo vizitë e parë në Romë i krijoi kushtet atij që të vizitonte shumë nga teatret e kryeqytetit si: Il Nazionale, Il Manzoni, Il Valle etj. Dikur Pirandello pati thënë: “Oh,teatri dramatik! Unë do ta konkurojë atë. Unë nuk mund të futem tek njëri prej tyre pa eksperimentuar një ndjenjë të huaj përpara një eksitimi të gjakut tim nëpër venat e mia”. Për shkak të konfliktit që ai pati me profesorin e latinishtes, ai u detyrua që të linte universitetin e Romës. Më pas ai do të shkonte drejt Bonit me një letër prezantimi të shkruar nga njëri prej profesorëve. Qëndrimi në Bon, i cili zgjati për 2 vjet rresht, ishte i mbushur me jetë kulturore të pasur. Ai lexonte shkrimtarët romantik gjerman si: Jean Paul, Tieck, Chamisso, Heinrich Heine dhe Goethe. Ai filloi që të përkthente romane të Gëtes, kompozoi elegjinë Boreali në imitim të stilit të elegjisë romane, dhe filloi që të meditojë për humorin siç qenë dhe punët e Cecco Angiolieri. Në mars të vitit 1891, Pirandello mori dekoraturën, në mbikqyrjen e profesor Foerster, në filologjinë romantike, duke u larguar përfundimisht nga stili i Agrigentos. Qëndrimi në kryeqytetin e Gjermanisë, Bonin ishte shumë me fat për shkrimtarin e ri, sepse ai shkoi përtej barrierave të kulturës gjermane që do të mbetenin konsistuese dhe profane për gjithë jetën e tij.

Martesa:
Pas një qëndrimi të shkurtër në Siçili, ku ai kishte planifikuar edhe martesën e tij me kushërirën e tij Lina, ku mund ta quajmë një çështje të mbyllur, Pirandello u rikthye përsëri në Romë, ku ai u miqsua me një grup shkrimtarësh-gazetarë si: Ugo Fleres, Tomaso Gnoli, Giustino Ferri dhe Luigi Capuana. Ishte Capuana ai që e shtyu Pirandellon që të dedikohej shkrimit. Në vitin 1893, ai shkroi romanin e tij të parë të titulluar “Marta Ajala”, e cila u publikua në vitin 1901 me titull të ndryshuar, “E përjashtuara”. Në vitin 1894 Pirandello publikoi koleksionin e parë të tij me tregime të shkurtra të titulluar “Dashuri pa dashuri”. Në vitin 1894 Pirandello u martua, duke ndjekur sugjerimin e të atit, për tu martuar me një vajzë të mbyllur nga një familje e mirë nga Agrigentine që ishte edukuar nga murgeshat e San Vinçenzo, (Antonietta Portulano). Viti i parë i martesës i solli atij shumë entuziazëm në studimet dhe punën e tij si shkrimtar, diskutimet me shokët e tij në lidhje me artin vazhdonin më shumë se kurrë, ndërkohë ai u bë babai i dy djemve (Stefano dhe Fausto) dhe një vajze (Lietta), ndërkohë Pirandello i shpeshtoi kontaktet e tij me gazetat dhe gazetarët siç qenë La Critica dhe La Tavola Rotonda, në të cilën ai do të publikonte pjesën e parë të: “Dialogje me veten”. Në vitin 1897 ai pranoi që të punonte si mësues i gjuhës italiane në Institutin Superior të Magistero të Romës, dhe në revistën Marzocco, në të cilën ai publikoi disa faqe të pjesës: “Dialogje me veten”. Në vitin 1898, me Italo Falbo Ugo Fleres, ai themeloi të përjavshmen “Ariel”, në të cilën ai publikoi një dramë të titulluar ‘Epilogu”(më vonë të ndryshuar në Morsa) dhe disa romane sikurse ishin: “Zgjedhja” dhe “Nëse”. Në fund të shekullit 19’ dhe fillimit të shekullit 20’ qe një periudhë shumë produktive për të. Në vitin 1900, ai publikoi në Marzocco disa nga romanet më të mira të tij siç qenë “Frika nga gjumi” dhe “Lumie të Siçilisë”. Në vitin 1901, ai publikoi koleksionin me poema të titulluar “Zampogna”, në vitin 1902 ai publikoi serinë e tij të parë të titulluar “Lojra të vdekjes dhe të jetës”. Në të njëjtën kohë ai publikoi romanin e tij të dytë të titulluar “Turni”.
Viti 1903 ishte një vit shumë përcaktues në jetën e Pirandellos. Shkatërrimi i minierës së sulfurit të Aragonës, në të cilën babai i tij Stefano kishte investuar jo vetëm një shumë të madhe të hollash të kapitalit të tij, por gjithashtu edhe familja e gruas së tij, provokoi një kolaps të familjes së tij. Antonieta, pasi hapi dhe lexoi letrën që lajmëronte për këtë lajm të hidhur, bëri që të kishte një gjendje psikologjike mjaft të rënduar. Pas këtij lajmi të hidhur, Pirandello bëri disa tentativa vetvrasjeje, por pa sukses. Romanin e tij “I vonuari Matia Paskal”, të cilën e publikoi në këtë kohë të zymtë të karrierës së tij, filloi që të dilte me episode. Këtu ai shfaq shumë elemente autobiografike që autori i përshkruan shumë bukur. Ky roman pati menjëherë një impakt të menjëhershëm tek lexuesi, duke patur një sukses të menjëhershëm të tij. Publikimi i romanit në gjuhën gjermane në vitin 1905 e rriti famën e tij si shkrimtar dhe bëri që ai të merrte shumë oferta nga gazeta në zë të asaj kohe siç ishte Treves, në të cilën ai publikoi në vitin 1906 një tjetër koleksion me tregime të titulluar “Erma Bifronte”. Në vitin 1908 ai publikoi një volum me ese të titulluar “Art dhe shkencë” dhe një tjetër koleksion me ese siç ishte “Humori”, në të cilin pati edhe një debat shumë të fortë me Benedetto Croce, e cila do të vazhdonte në mënyrë shumë të hidhur nga të dyja palët, për shumë kohë me rradhë. Në vitin 1909 pjesa e parë e romanit “Të vjetrit dhe të rinjtë”u publikua me episode. Ky roman flet për historinë e dështimit dhe represionit të Fasci Siçilianit në periudhën nga viti 1893-94. Kur romani doli në volume Pirandello i çoi një kopje prindërve të tij për 50 vjetorin e martesës së tyre me një dedikim në të cilën thuhej “Stefano dhe Katerina, jetojnë heroikisht”. Këtu nëna e tij ishte transformuar në roman e veshur në një personazh të romanit të tij siç ishte Katerina Laurentano, babai, përfaqësonte të shoqin e saj, Stefano Auriti, i cili përmendet vetëm në kujtesën dhe memorien. Pirandello në vitin 1909 filloi që të bashkëpunojë me një gazetë shumë prestigjoze siç ishte Corriere Della Sera në të cilën ai publikoi romanet “Botë prej letre”, “Qypi”. Në vitin 1910, Pirandello publikoi romanin e tij me titull: “Nuk është diçka serioze” dhe “Mendohu Giaçomino!”. Në këtë kohë fama e tij ishte gjithnjë në rritje, por jeta e tij private qe e helmatisur nga xhelozia e së shoqes Antonietës, e cila filloi të ishte e dhunshme.Në vitin 1911 ndërkohë që u publikuan romanet me tregime të shkurtra, Pirandello mbaroi së shkruari romanin e tij të katërt, “Burri i saj”, ripublikuar kjo përsëri në vitin 1941. Gjatë jetës së tij, ai asnjëherë nuk e publikoi romanin për arsye diskrecioni, në roman janë disa referenca të shkruara për shkrimtaren Grazia Deledda. Por në të shumtën e kohës së tij e zinin tregimet siç qenë “Hakmarrja e qenit”, “Kur loja kuptohet”, “Treni fishkëlleu”, vepra të cilat panë dritën e publikimit në vitet 1913-14 dhe që akoma edhe sot futen në avangardën e veprave klasike të letërsisë italiane. Kur Italia u fut në luftën e parë botërore i biri Stefano u fut në ushtri, por do të kapej rob nga austriakët. Në vitin 1916 aktori Italian Angelo Musco recitoi komedinë me tre akte, që autori e pati shkëputur nga romani “Mendohu Giacomino!”si dhe komedinë pastoriale “Liola”. Në vitin 1917 ai publikoi koleksionin me romane “Dhe nesër, e hënë”, po në këtë vit ai shfaqi shumë shfaqje teatrale siç qenë “Kështu është, nëqoftëse mendon kështu”, “Kënaqësia e ndershmërisë” etj. Një vit më vonë doli vepra “Nuk ka asgjë serioze” dhe “Loja e roleve”. Ndërkohë me mbarimin e luftës, Pirandellos iu kthye i biri Stefano, i cili kishte pësuar trauma të forta psiqike. Në vitin 1919 ai nuk pati rrugëzgjidhje tjetër, përveçse të çonte të shoqen në çmendinë. Ndarja nga e shoqja për Pirandellon qe një dhimbje e madhe, i cili akoma vazhdonte të mendonte që ta merrte atë dhe ta kuronte në shtëpi. Antonieta, gjithsesi nuk kishte për ta lënë çmendinën që për të ishte kthyer si një burg. Ajo vuante shumë nga nervat ku shikonte fantazma në mendjen e saj dhe kjo bëri që ajo të shëndërrohej në një makth për të shoqin, bota e të cilit qe komplet e huaj për të. Viti 1920 qe viti i komedive siç qenë “Gjthçka për mirë”, “Si më parë, më mirë se më parë” dhe “Zonja Morli”. Në vitin 1921 kompania e Dario Nikomedit vuri në skenë në Valle di Roma pjesën, “Gjashtë personazhe në kërkim të autorit”, kjo vepër ishte një dështim i plotë. Pjesëmarrësit s’e pëlqyen fare atë duke protestuar, autori ishte prezent aty sëbashku me të bijën Lietta, ai u detyrua që së bashku me të bijën të dilnin nga dera e shërbimit jashtë nga teatri në mënyrë që të shmangnin turmën e zemëruar. E njëjta dramë, gjithsesi, qe një sukses i madh në Milano. Në vitin 1922, në Milano u shfaq “Enriku IV”, e cila pati një sukses të madh. Fama e Pirandellos, në këtë pikë, kaloi kufijtë e Italisë. Kjo vepër u shfaq në Londër dhe në Nju Jork. Në vitin 1925, Pirandello u bë drejtor i artistik i teatrit të Artit të Romës, i themeluar nga grupi i të njëmbëdhjetëve. Duhen theksuar edhe fjalët e tij publike rreth besimit të tij kundër politikës (unë jam apolitik, unë jam thjesht një njeri i botës…) si edhe konfliktin e tij të vazhdueshëm kundër lidershipit fashist. Është shumë tërheqëse fakti kur ai vetë personalisht në vitin 1927 grisi copa-copa publiksht kartën e anëtarësimit në partinë fashiste që Musolini sapo ia kishte dhënë, përpara sekretarit të partisë fashiste. Duhet theksuar gjithashtu që ai ruhej në mënyrë shumë rigoroze nga policia sekrete fashiste OVRA. Pirandello solli një tjetër koncept shumë sinjifikativ në teatër. Konceptin ku aktori të mos i qëndronte besnik tekstit, siç qe tek “Gjashtë personazhet kërkojnë autor”, tek i cili shfaqi një tjetër pamje të aktorit, atë të karakterit të personazhit që ai luan. Kompania e tij bëri një tur nëpër vendet e ndryshme të Evropës, duke bërë që reputacioni i tij të rritej në mënyrë të dukshme. Midis viteve 1925-1926, ai publikoi romanin e tij ndoshta të fundit, që konsiderohet edhe sot e kësaj dite si më i miri siç ishte: “Një, asnjë s’është i njëqind mijëti”, ky roman u publikua në episode në gazetën Fiera Letteraria. Pirandello u nominua me çmimin Akademik Italian në vitin 1929 dhe në vitin 1934 ai u nderua me çmimin Nobel në fushën e letërsisë, nga akademia suedeze. Pirandello vdiq vetëm në shtëpinë e tij në rrugën Bosio, në Romë në datën 10 dhjetor të vitit 1936.

Përktheu nga anglishtja
ENDRIT SHTYLLA 01.07.09