Gazeta Nacional Albania

LULET E MUNGUARA, PER RIKRAD LJARJEN. Nga Mimoza Erebara

 

homazh per lulet e munguara, po ndoshta jo, ai eshte mes nesh me artin e tij… Isha femije ne ate kohe, diku tek 10 vjet a me pak. Nje dite vere, se bashku me prinderit u nisem per ne Durres. Im ate e kishte nje zakon, gjithnje bente vizita tek te afermit e tij dhe tek krushqia. Dhe ky ishte nje ritual te cilin ai nuk e prishi kurre. E dinim- sapo vinte sezoni i ri veror, ne, para se te qendronim ne Plazh, do benim vizitat. Pra, ishte nje dite vere plot diell. Ne kishim mberritur ne Durres dhe po ecnim ne rrugen kryesore. Nuk kishte shume njerez. Nga mesi I kesaj rruge qendruam dhe babai po fliste me nje burre te ri, qe kur e pashe m’u duk fytyre e njohur, po e zene sic isha me akulloren dhe me kundrimin e vitrinave ne krah, nuk i dhashe rendesi. Pasi folen nje cope here, burri i ri m’u drejtua. Vetem atehere e pashe dhe e njoha: ishte aktori i mrekullueshem filmat e te cilit I kisha ripare disa here- Rikard Ljarja! -Uaaaa –belbezova me vete dhe i shkova prane dhe e preka- -qenka prej verteti!!!! Ata te gjithe qeshen. – Si dole me mesimet?- me pyeti – Nnn..kk- nuk arrita t’i pergjigjem por duke e pare drejt e ne sy. Ai vuri buzen ne gaz, u perkul perseri drejt meje: – Me siguri qe ke dale shume mire. Po, a lexon? – Po, lexoj- arrita t’ia kthej dhe nxitova- por shoh edhe filmat e juaj Perseri ajo buzeqeshje e ngrohte, e permbajtur. Po kesaj here arrita ta shikoj me me vemendje. Syte e tij ishin te trishte. Edhe sot i kujtoj ata sy qe me bene shume pershtypje. Nuk desha ta humb rastin dhe nxitova: – Dua te luaj edhe une ne film, a do me merrni? Babai me zuri per dore fort. Rikardi me shume qetesi me tha: – Moza, filmat nuk jane te mite, ne atje jemi shume aktore dhe punojme qe te gjithe shume qe filmi te dale sa me i bukur, ndersa per te luajtur ne film duhet te pergatitesh shume, pra te lexosh, te recitosh… – Mire, do e bej – i thashe. Me perkedheli koken dhe pastaj u pershendet me prinderit. Pasi u ndame e pyes babain se nga e njihte, po nuk m’u pergjegj. Po edhe une nuk kembengula se deti po me priste… Po ate vere e pashe edhe njehere, po kesaj here ne shtepine tone. Ishte ne kembe ne verande dhe dicka po diskutonte me babain tim. Te dy ishin shume serioze dhe te vrenjtur. Babi ma beri me shenje te mos afrohem dhe une dola fare. Aty jashte ishin akoma shoket e mi dhe une vazhdova te luaja me ta. Nuk kaloi shume dhe Rikardi doli nga shtepia jone, I vrenjtur, me supe te mbledhura dhe me shikimin shume larg.E shoqerova me sy nga pas dhe nuk guxova t’i afrohem megjithe deshiren teper te madhe per ta bere kete. Ai dukej aq i vrare, aq I trishtuar… Pas 15 vjetesh u takuam ne hollin e Teatrit Kombetar, ku une shkoja gjithnje si pjese e punes, mbuloja kulturen ne gazete. Sigurisht nuk me mbante mend, por kur i permenda emrin e babit, menjehere fytyra e tij u cel, u be me e perzermert dhe ne cast nje hije trishtimi i veshi syte. Mbeta! Ishte po ai trishtim qe kishsa pare kur isha femije. E mbaj mend shume mire, sepse me beri shume pershtypje ne ate kohe, kur une mendoja se aktoret e filmave duhej te ishin gjithnje te qeshur, te lumtur, te kenaqur me cdo gje….Kishte qene “mburrja ime” ne vitet e gjimnazit, kur flisnim per aktoret dhe ndjehesha e “privelegjuar” qe mund te permendja disa emra te cilet “I nihja personalisht!!”- vetkuptohet sa pike boshe mblidhja…Kuptova qe dicka e madhe kishte qene, dicka qe te lendon thelle, aty ku dhimbja nuk ka limit, po se cfare… kete nuk e di. Babai asnjehere nuk e permendi takimin me te, madje edhe kur une e pyeta refuzoi ta bente. U mjaftua me nje- “pune familjeje…” Rasti e solli qe te shkoja ne shtepine e Rikardit. Ishte nje shtepi e vogel me art te madh, kishte pikture, muzike, letersi, poezi, filozofi- gjithcka me te cilen ushqehet nje artist. Asnje poster nga filmat e shumte ku ai kishte qene protagonist. Ishim nje grup krijuesish dhe ate mbremje ndejtem gjate, Kohen e morem vesh kur dolem jashte, sepse edhe sot me duket se ndejtem vec nje minute. Une isha “me e vogla” ne ate grup krijuesish nga me te miret e kohes, dhe me pelqente dhe kisha durim te mesoja cdo gje qe ata dinin.Akoma shkruhej per arritjet e Partise se punes etj etj…dhe per veprat me partishmeri proletare, per redaktoret qe zbatonin urdherat pike per pike… Zeri i plote i Rikardit, apo Rikut, sic e therrisnin miqte e tij, e mbushi dhomen: -Arti eshte nje e vertete e thene me shpirt. Le te jete e dobet vepra, po te kete shpirt, eshte e bekueme. P.S. – Sigurisht qe per Rikardin jane miqte dhe bashkepunetoret e tij te afert qe kane folur e do te flasin gjithnje dhe gjithnje do te vene ne dukje pikerisht cilesine e tij me te dukshme- permasen njerezore, te qenit njerezor, nje cilesi qe ndjesite e mia prej femije I ndjene, sepse humanet nuk ka nevoje t’i shpjegosh, ate jane aty per ty, per ne , per te gjithe…dhe Rikard Ljarja ishte i tille, i thjeshte, human dhe fisnik