Site icon Gazeta Nacional Albania

LULJETA LLESHANAKU MORI ÇMIMIN EUROPIAN TË LIRISË, ME 10 QERSHOR, NË POLONI

Juria vlerësoi Lleshanakun për librin “Ujë dhe karbon” të përkthyer nga Dorota Horodyska

Ceremonia e marries së Çmimit Letrar të Poetit Evropian të Lirisë u mbajt në Gdańsk,të Polonisë me 10 qershor 2022. Juria vlerwsoi Lleshanakun për librin “Ujë dhe karbon” të përkthyer nga Dorota Horodyska.

Ceremonia e marries së Çmimit Letrar të Poetit Evropian të Lirisë u mbajt në Gdańsk,të Polonisë me 10 qershor 2022. Juria vlerwsoi Lleshanakun për librin “Ujë dhe karbon” të përkthyer nga Dorota Horodyska.
Juria e Çmimit Letrar të Poetit Evropian të Lirisë në Gdańsk, Polonisë për herë të parë në historinë e këtij çmimi dha dy çmime të para me vlerë të njëjtë për edicionin 2020-2022, që janë: Luljeta Lleshanaku (Shqipëri) dhe Marianna Kiyanovska (Ukrainë).
Leshanaku thotë se i kishte humbur besimi, pasi në garën e ngushtë ishin edhe dy shkrimtare ukrainase. Juria për librin “Ujë dhe karbon” të Luljeta Lleshanakut, përkthyer nga Dorota Horodyska, u shpreh: se është një kryevepër, e plotë dhe përfundimtare. Tema e poezive të Lleshanakut është një përshkrim emocionues i gjetjes së lirisë në botën e skllavërisë ku ajo lindi dhe u rrit thekson juria.
Ky çmim ka si lajtmotiv trajtimin e temës së lirisë për vlerat artistike. Lira politike individuale dhe shoqërore është e ndjeshme në vargjet e Luljeta Lleshanakut, e cila përmes argumentit të diktaturës , sjell edhe reflektimin mbi lirinë individuale.
Çmimet për Luljeta Lleshanakun janë një mundësi për të komunikuar në gjuhë të tjera.
Nderkohë që ceremonia e marries së cmimit të europian të lirisë u mbajt me 10 qershor së bashku me marrjen e trofeut u prezantua edhe libri i poetes shqiptare në polonisht.
Në të njëjtën kohë, poetja është një erudite që në veprën e saj ndërthur përvoja të ndryshme, jo vetëm të sajat, që do të thotë se poezia e saj mund të arrijë lexuesit gjithkund. Ajo tingëllon si një kristal i pastër dhe i patëmetë.”
Juria theksoi cilësinë dhe rëndësinë e përkthimeve të të dy vëllimeve. Adam Pomorski, një përkthyes i mirënjohur nga rusishtja, gjermanishtja, anglishtja, bjellorusishtja dhe ukrainishtja, dhe përkthyes i “Një traget përtej La Manche” nga Uladzimir Arlou, fituesi i edicionit të parë të Çmimit Evropian të Poetit të Lirisë. Përkthimet e shkëlqyera të Dorota Horydyska-skanë qenë pjesë e edicioneve të mëparshme të çmimit PEL; përkthimi i saj i poezisë së Luljeta Lleshanakut “Fëmijët e natyrës”, ka qenë finalist i edicionit të dytë të çmimit, në vitin 2012, dhe me të cilin Horodyska u vlerësua me çmimin prestigjioz të revistës Literatura na Śëiecie.

RRETH ÇMIMIT

Çmimi Letrar Evropian i Poetit të Lirisë i qytetit të Gdańsk jepet çdo dy vjet. Qëllimi i tij është të promovojë fenomene poetike që trajtojnë një nga temat më të rëndësishme bashkëkohore, lirinë, dhe që tregojnë një vlerë të lartë artistike. Në çdo botim, çmimi i jepet poetit dhe përkthyesit/ve të tyre. Çmimi ka një edhe një vlerë financiare: autorët e vëllimeve të zgjedhura marrin 100,000 PLN dhe përkthyesit e tyre 20,000 PLN. Çmimi shoqërohet me një seri botimesh me përkthimet e të gjitha vëllimeve të përzgjedhura në listën e ngushtë.
Sinéad Morrissey (2020), përkthyer nga anglishtja në polonisht nga Magda Heydel;
Linda Vilhjálmsdóttir (2018), përkthyer nga islandishtja në polonisht nga Jacek Godek;
Ana Blandiana, (2016), përkthyer në polonisht nga rumanishtja nga Joanna Kornaś-Warëas;
Dorta Jagić (2014), përkthyer nga kroatishtja në polonisht nga Małgorzata Wierzbicka;
Durs Grünbein, përkthyer nga gjermanishtja në polonisht nga Tomasz Kopacki;
Uladzimir Arlou (2010), përkthyer nga bjellorusishtja në polonisht nga Adam Pomorsk

Exit mobile version