Si ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe si proamerikan i bindur, që e njeh kontributin e vendit tuaj në ruajtjen e ekzistencës së Shqipërisë, në zhvillimin e saj demokratik dhe në çlirimin e Kosovës, më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në atdheun tim!
Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-amerikane nisën në vitin 1922. Në historinë e tyre, dy përfaqësues amerikanë më tërheqin veçanërisht vëmendjen për karrierat që kishin ndërtuar përpara ardhjes në Shqipëri:
Herman Bernstein, për të cilin kam nderin të jem biografi i tij i vetëm, shërbeu në Mbretërinë Shqiptare gjatë viteve 1930–1933. Ai erdhi pas një karriere të shquar si gazetar, shkrimtar e publicist dhe kishte qenë mik i tre presidentëve amerikanë: Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson dhe Herbert Hoover. Trashëgimia e tij është ende e gjallë në Shqipëri.
Ju, gjeneral Eric Wendt, vini pas më shumë se 34 vjetësh shërbimi në ushtrinë amerikane, ku keni mbajtur detyra të larta drejtuese, dhe si i besuar i afërt i Presidentit Donald Trump. Uroj që emri juaj të nderohet edhe më shumë!
Uroj që përvoja juaj në shërbim të interesave amerikane t’i shërbejë edhe forcimit të demokracisë në Shqipëri. Vendi ynë ka nevojë për respektimin e ligjit e të Kushtetutës dhe për mbrojtjen e miqësisë së çmuar me Shtetet e Bashkuara.
Qeverisja e sotme, e drejtuar nga Edi Rama, e ka zhytur vendin në një korrupsion nga më të paimagjinueshmit për një vend demokratik, e ka kthyer në plasdarmë të trafikut të drogës dhe ka komprometuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s, duke e lënë shërbimin inteligjent në duart e dy njerëzve të korruptuar, shqiptarë të natyralizuar: të Vlora Hysenit dhe të rumunit të diskredituar në vendin e vet, Florian Coldea.
E tëra kjo e ka nxitur në mënyrë tragjike shpopullimin e Shqipërisë.
Ju uroj suksese në misionin tuaj!
===========================================
Welcome to Albania, Ambassador Wendt!
As a former Ambassador of the Republic of Albania to the United Kingdom and a committed supporter of the United States who recognizes your country’s contribution to preserving Albania’s existence, advancing its democratic development, and liberating Kosova, allow me to welcome you to my homeland!
Diplomatic relations between Albania and the United States began in 1922. In their history, two American representatives particularly draw my attention because of the careers they had built before coming to Albania:
Herman Bernstein, whose sole biographer I have the honor to be, served in the Albanian Kingdom from 1930 to 1933. He came after a distinguished career as a journalist, writer, and publicist, and had been a friend of three American presidents: Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson, and Herbert Hoover. His legacy remains alive in Albania.
You, General Eric Wendt, come after more than 34 years of service in the U.S. military, where you held senior leadership positions, and as a close confidant of President Donald Trump. I hope your name will be honored even more!
I hope your experience in serving American interests will also help strengthen democracy in Albania. Our country needs respect for the law and the Constitution, as well as protection of its precious friendship with the United States.
The current government, led by Edi Rama, has plunged the country into a level of corruption almost unimaginable for a democratic country, turned it into a staging ground for drug trafficking, and compromised national security and NATO’s security by leaving the intelligence service in the hands of two corrupt, naturalized Albanian citizens: Vlora Hyseni and the Romanian Florian Coldea, who has been discredited in his own country.
All this has tragically triggered and accelerated Albania’s depopulation.
I wish you success in your mission!

