Gazeta Nacional Albania

Mbi 60 mjekë shqiptarë në Gjermani, gati t’iu afrojnë ndihmë emigrantëve shqiptarë

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke u nisur nga situata e krijuar do të japë kontribut për ofrimin e ndihmës shëndetësore për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Diasporë

Kushdo që ndodhet në diasporë, respektivisht në Evropë dhe ka nevojë për konsultim, mund t’i kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të 60 mjekëve që janë në dispozicionin tuaj, nga e gjithë bota.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke vlerësuar emergjencën, në të cilën ndodhet sot gjithë bota, vendosi të japë kontributin e saj, duke ofruar asistencë shëndetësore për të gjithë shqiptarët që në këto ditë të vështira gjenden në mbarë diasporën, shkruan albinfo.ch.

Informacionet e fundit tregojnë se një tjetër ekip mjekësh, të gatshëm për të ofruar asistencë mjekësore, sapo është formuar.

Mjekët do t’u vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në diasporë, pushuesve, punëtorëve që shfrytëzojnë periudhën e 90 ditëve të qëndrimit, të gjithë atyre që janë me apo pa vizë (leje qëndrimi), pa mjek familje, pa sigurimin e duhur shëndetësor dhe që nuk dinë mirë gjuhën gjermane.

Kushdo që ndodhet në diasporë dhe ka nevojë për konsultim, mund t’i kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të poshtëshënuara, shkruan albinfo.ch.