Gazeta Nacional Albania

MILAZIM KRASNIQI, PRISHTINË: KËTË VIT EDHE LIRIA E ARTI  ISHIN  NË SPROVË

 

Këto tre vargje të poetit Italian, Nelo Rizi,tingëllojnë si të shkruara enkas për vitin 2020: “Veç një gjë/Ngule mirë në kokë:Mos harro!” Vitin 2020 nuk do të mund ta harrojmë edhe po të duam ta harrojmë. Do të mbahet mend për kërcënimin ndaj shëndetit dhe lirisë së secilit prej nesh, nga pandemia e koronavirusit, e cila e mbështolli këtë vit, si një qefin. Frika nga virusi ishte dhe mbetet reale, por u bë edhe neurotike, shkaku i raportimeve të pandërprera të medieve dhe të kollapsit të sistemit shëndetësor në shumë vende të botës. Edhe futja në karantinë, me orë policore dhe kërcënime nga pushteti, imponimi i distancimit familjar e shoqëror, patën e kanë efekte në disponimin dhe në ritmin e punës, qënuk duhet e nuk mund të harrohen. Ato duhet të na e kujtojnë vlerën e shëndetit, të lirisë, të familjes dhe të jetës.Letërsia mund ta bëjë këtë dramë njerëzore edhe më të paharrueshme, nëse e trajton siç i ka trajtuar letërsia e mirë dashurinë e urrejtjen, gëzimin ehidhërimin, jetën e vdekjen, që nga Gilgameshi e këndej.

Është e vështirë të bëhet një bilanc personal i kësaj sprove mbi mënyrën personale tëjetës dhe ritmin e punës gjatë këtij viti. Megjithatë, bilancin që mund të bëj për veten time është ky:frikën nga koronavirusi jam munduar ta zëvendësoj me meditime dhe me intensifikimin e adhurimit ndaj Zotit, ndërsa monotoninë e karantinës e kam zëvendësuar me lexime e me studimetë shtuara, si dhe me intensifikimin e komunikimit në rrjete sociale.Kjo formë komunikimi më ka ndihmuar ta ruajë kontaktin me të afërmit dhe me miqtë. Ndoshta më ka ndihmuar që ta përballoja më lehtë frikën dhe karantinën edhe përvoja e së shkuarës, pasi në Kosovë nga viti 1981 e deri në vitin 1999 më shumë kemi jetuar në gjendje të jashtëzakonshme me orë policore se sa më lëvizje të lirë. Nuk e di.

Gjatë kësaj periudhe kam botuar dy vepra me tekste të përmbledhura, “Kosova fatkeqe” (Logos A) dhe “Intervista”, botim i PEN-it të Kosovës (botim elektronik.) Kma punuar në një vëllim të ri poetik, të cilin planifikoj ta botoj vitin që vjen. Në vargjet e këtij vëllimi shpresoj ta kem përçuar ndjenjën e frikës, moskuptimit, pafuqisë dhe shpresës që ka njeriu përballëenigmave jetësore. Mund të jetë një lloj “epistemologjie estetike”, pra, të tentohet njohja nëpërmjet poezisë.

Gjithsesi, viti 2020 ishte dhe mbetet një vit i rëndë për të gjithë. Por, durimi, besimi, puna dhe shpresa janë dhe duhet tëmbeten aleatët tanë deri në frymën e mbramë. Më duket se në situata ekstreme, jeta dhe arti bashkëveprojnë më shumë se sa në situata të qeta. Prandaj edhe arti mund të na ndihmojë shumë. Siç thotë në një rast Cvetan Todorovi, arti endihmon përkryerjen e secilit dhe thjesht na ndihmon të jetojmë.

Po e mbyll këtë evokim timin të shkurtër për lexuesit e revistës “Nacional” me vargje nga një poezi imja e pabotuar, e cila i kushtohet mikut tonë të shtrenjtë, poetit tashmë të ndjerë, Basri Çapriqit: Prandaj mbaju për mua/Më thotë vargu/ Dhe mbamë/Sepse unë nuk të braktis/deri në frymën e mbramë./Më duket se arti vërtet na ndihmon të jetojmë, edhe nënjëvit kaq ters. Është me ne deri në frymën e mbramë, deri kur shpirti niset drejt qiejve.

U uroj shëndet, suksese, mbarësi e reflektim, të gjithëve.

(Dhjetor 2020)