Gazeta Nacional Albania

Ministri I Mbrojtjes Peleshi : Gjendja e ushtarëve të lënduar nga sulmi i rusëve në Gramsh eshte e mire. Shumë shpejt do të kemi rezultatet

Ministri I Mbrojtjes Peleshi : Gjendja e ushtarëve të lënduar nga sulmi i rusëve në Gramsh eshte e mire. Shumë shpejt do të kemi rezultatet!

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka bërë me dije se dy ushtarët e sulmuar dje në uzinën e armëve në Gramsh janë në gjendje të mirë.
Me anë të një statusi në Facebook, pas vizitës në spital, Peleshi u shpreh se të gjitha institucionet po punojnë dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë
Postimi:
Dy ushtarakët e lënduar një ditë më parë në incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake të Gramshit janë në gjendje të mirë dhe pritet që sot të lënë spitalin. I vizitova ata dhe u shpreha falenderimin tim dhe të qeverisë për reagimin e shpejtë dhe zbatimin pikë për pikë të ligjit ushtarak. Të gjitha institucionet që nga Agjencia së Sigurisë dhe Inteligjencës së Mbrojtjes, Policia Ushtarake, Antiterrori, SHISH, Policia e Shtetit, prokuroria po punojnë dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë.