Gazeta Nacional Albania

Ministrja e Arsimit Besa Shahini: Shkollat ne Shqiperi do të qëndrojnë mbyllur deri më 3 prill 2020, provimet do të jepen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dje shtyrjen edhe me dy javë të tjera të shkollës dhe sqaroi se provimet kombëtare do të mbahen.

Në një mesazh me video, Shahini sqaroi disa çështje:

 

“Shkollat janë të mbyllura, por ne mësimin po e vazhdojmë. Sot që flasim, kemi diku tek 90% të nxënësve që janë në komunikim direkt me mësuesit e tyre. Ndoshta jo komunikim ditor, por komunikim i rregullt që të marrin instruksionet që duhet t’i bëjnë në shtëpi, detyrat e shtëpisë që duhet t’i bëjnë. Ndaj, nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare nuk do të mbahen. Ju duhet të planifikoni që provimet kombëtare do të mbahen sipas planit që kemi bërë deri tani.”