Gazeta Nacional Albania

Mr.Arber Berisha: MALËSIA E GJAKOVËS, TROPOJA DHE PAVARËSIA KOMBËTARE SHQIPTARE

Për shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 në Vlorën heroike, Malësia e Gjakovës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm duke luftuar me armë në dorë në të gjitha betejat e zhvilluara në Malësi të Gjakovës, Plavë, Guci, Kosovë, në Shkup dhe më gjërë kundër forcave të Perandorisë Osmane e Xhonturke si dhe kundër shovinistëve Serbo-Malazezë.

Pavarësia Kombëtare-Shqiptare do të vinte falë përpjekjes së palodhur të kryengritjeve dhe luftëtarëve të Malësisë së Gjakovës, të cilët siç dihet luftuan prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912, duke organizuar disa nga kryengritjet më të medha të kohës në Europë dhe lënë pas mijëra të varë dhe të plagosur, për 34 vjet luftë të panderprerë.
Ngjarjet e brëndshme që i paraprinë Shpalljes së Pavarësisë janë dramtike dhe të vrullshme.
Më 18 prill 1912 në shumë fise të Kosovës kishte filluar kryengritja e armatosur e popullit Shqiptar. Sa më shumë që afrohej pranvera e vitit 1912, aksionet e armatosura bëheshin më të shpeshta. Numri i luftëtarëve ndër çeta shtohej dita-ditës.Gati nuk kalonte ditë pa ndonjë goditje të armatosur midis ushtrisë turke dhe çetave Shqiptare. Më 25 prill 1912, kryengritësit e Malësisë së Gjakovës (Krasniqes, Hasit,Gashit dhe Rekës), bënë një mbledhje të madhe në Krasniqe, të quajtur “Kuvendi i Katër Bajraqeve”.Në këtë Kuvend morën pjesë edhe Salih Hoxha dhe Themistokli Pollo, që kishin ardhur nga jugu i vendit.Kuvendi kishte miratuar një memorandum prej 10-pikash, ku kërkohej kthimi i armëve, shërbimi ushtarak të bëhej në Shqipëri, të hapen shkolla shqipe me alfabetin latin; të ngrihet flamuri kombëtar në katër anët e Shqipërisë nënpunësit të dinin gjuhën shqipe,të shpallet amnesti e përgjithshme të paguhen dëmshpërblimet etj. Ky memorandum iu dorëzua autoriteteve qeveritare në Gjakovë, të cilët kishin një “Mexhlis”dhe caktuan një komision prej 12-hoxhallarëve, Bajram e Hysni Currit dhe Riza Bej Gjakovës. Ky mexhlis duhej te bisedonte me malësorët, marrveshja nuk pati sukses edhe pse u dhan premtime kryengritja vazhdoi.Pasi kaloi afati i armëpushimit e nuk arriti asnjë pëprgjigjje nga autoritetet Turke të Gjakovës.Krerët e kryengritësve,u mblodhën në Rekë dhe hartuan planin e luftës.Zefi i vogël do të sulmonte nga Malësia rreth Gjakovës: Ali Binaku do ti sulmonte fortifikatat e Çabratit nga fusha.Telat e telefonit ishin këputur dhe kishte filluar sulmi kundër Karakollave më 11 maj.Edhe Konsulli i Serbisë nga Shkupi lajmëron se lufta midis ushtrisë dhe kryengritësve në Gjakovë ka filluar dhe se prej Shkupit ishin dërguar dy bateri topash dhe dy batalione ushtarë me mitroloza.
Në thirrjen drejtuar popullit shqiptarë në fillim të muajit maj nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetëm Kombëtar, i cili duke pasur dhe një organ shtypi në gjuhë të huaj të propagandonte programin e luftës së armatosur të popullit shqipëtarë;”Lirinë administratore të Shqipnisë”.
Thirrja ishte nënshkruar nga Mehmet Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca, dhe nga Salih Hoxhë Elbasani si sekretar i përgjithshëm. Pas vendimit që komandantët e forcave kryengritëse morën Rekën, nisi sulmi mbi Gjakovën më 10-maj 1912 nga të katër anët.Sulmi zgjati tri ditë e tri netë.Në sulm mori pjesë e gjithë nahija e Gjakovës.Nje pjesë e kryengritësve nën drejtimin e Zefit të Vogël, Bajram Daklanit dhe Zog Avdylit filluan sulmin, kurse nga një drejtim tjetër sulmuan forcat e drejtuara nga Ali Binaku, Qerim Binaku dhe Bajraktari i Krasniqes, Bajram Mani, Hasjanët, nën komandën e Myftyr Sylës, sulmuan nga ura e Tabakëve, kurse grupi i katërt marshoi drejt lagjes së romëve.Pikëtakimi ishte lënë te sarajet e Kajmekamit.Kryengritësit patën mbështetje edhe të banorëve të qytetit. Mbrojtësit kishin epërsi në armatim të rëndë, artileri dhe mitraloza. Luftimet zgjatën deri në mengjesin e ditës së nesërme. Përleshjet ishin të ashpëra dhe të përgjakshme.
Në mesin e muajit maj 1912 edhe Nikaj dhe Mërturi u bashkuan me Krasniqen në Kryengritje dhe megjithëse malësorët e Malësisë së Madhe ende nuk ishin hedhur sërish në Kryengritje të hapur, ata ishin duke ndihmuar Kryengritësit e Shqipërisë verilindore.
Vetëm pas Kuvendit të Junikut, 21-25 maj 1912, luftës për çlirimin e Pejës dhe përqendrimit të forcave të bashkuara të Krasniqes të Malësisë së Gjakovës,ajo mori përsëri krah dhe hyri në fazën e shtrirjes së plotë. Asaj i dha impuls të plotë fitorja e shkëlqyer në qafë të Prushit.
Në zonën e Krasniqes në Malësi të Gjakovës kryengritjen e nisi Bajram Curri, i cili i mundi turqit te Qafa e Prushit. Në korrik kryengritësit e çliruan të gjithë Kosovën dhe e morën Prishtinën dhe Gjakovën. Kryengritja u zgjerua në Maqedoninë perëndimore e më pas në Shqipërinë e mesme dhe në atë të jugut.Kryengritësit hynë edhe në Shkup.
Si rezultat i luftërave anti-turke, të cilat u përmbyllën me kryengritjen e madhe të vitit 1912 dhe si rezultat i mbështetjes ndërkombëtare, në veçanti asaj që vinte nga Austro-Hungaria, u arrit të shpallej pavarësia e Shqipërisë. Për shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 në Vlorën heroike, Malësia e Gjakovës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm duke luftuar me armë në dorë në të gjitha betejat e zhvilluara në Malësi të Gjakovës, Plavë, Guci, Kosovë, në Shkup dhe më gjërë kundër forcave të Perandorisë Osmane e Xhonturke si dhe kundër shovinistëve Serbo-Malazezë.
Ditën e ngritjes së flamurit kuq e zi në Vlorë, morën pjesë 54 luftëtarë nga Malësia e Gjakovës, të cilët pasi qëndruan për rreth 30 ditë atje, edhe mbasi bënë disa takime e biseda me kryetarin e shtetit Shqiptar, Ismail Qemalin në lidhje me fatet e vendit u kthyen për në Malësi të Gjakovës.Nga zona e Malësisë së Gjakovës,nga Shipshani morën pjesë këta trima: 1.Rrustem Sylejman Lushaj,
2.Brahim Cubel Hajdinaj,
3.Qerim Ahmat Lushaj,
4.Tahir Bek Bajraktari,
5.Rexhep Ahmet Mella,
6.Xhem Sadri Aliaj,
7.Ram Mehmet Kuçana,
8.Ahmet Sadri Hykaj,
9.Ahmet Sadri Kurtbalaj,
10.Brahë Ali Neza.
Poashtu nga Malësia e Gjakovës, në Vlorë shkuan përfaqësues.Me Isa Boletinin kishin shkuar në Vlorë Brahim e Azem Hoxhë Dollapi. Më pas arritën në Vlorë edhe Zeqir Halili,Sali Mani, Bajram Sylejmani, Halil Brahimi, Brah Alia, Bardhec Hajdari, Brahim Bardhi, Azgan Ahmeti, Sejdi Avdyli, Bek Ahmeti, Bek Bashkurti, Maxhun Nimani, Arif Delia, Sadik Hoxha, Aga i Mejdanit, Elez Hoxha, Niman Syla, Sherif Mustafa, Hoxhë Pajaziti, Çel Arifi këta burra nga Malësia e Gjakovës nga fise të ndryshme.Si dhe disa përfaqësues nga Kosova të cilët iu bashkangjitën gardës së Isa Boletinit në mbrojtje të qeverisë së Ismail Qemalit.
Më 22 dhjetor 1912 Bajram Curri u takua në Carrabreg, afër Deçanit, me përfaqësuesit e Gjakovës, të Malësisë të Rekës dhe të Hasit ku u nënshkrua komunikata e Shkupit dhe u shpreh mendimi i parisë së Kosovës që të mos njihej kurrfar sundimi i serbëve dhe i malazezëve në këto vise. Të njëjtin dokument e nënshkroi edhe paria e Plavës dhe Gucis e cila pas rënjes së këtyre qytezave nën Malin e zi gjendej në Gjakovë.
Pra këto ishin disa nga përpjekjet e Malësisë së Gjakovës dhe popullatës së sajë të cilat edhe pse një mikro-regjion luajtën një rol shumë të madh dhe vazhduan ta luanin në të mirë të Historisë së shtetit dhe Kombit Shqiptarë.Arritshmëria e lartë e këtyre burrave la gjurmë të mëdha në historiografi,gjurmë të cilat do ti përçojnë gjeneratat në vijimësi,duke mos lëshuar pe në luftë kundër armiku dhe pse pak në numër dhe psë një vend i vogël por me zemër të madhe e me një histori plot lavdi e krenari në breza.
Tropoja apo Malësia e Gjakovës vazhdoi dhe do vazhdojë ti dali në krah Kosovës se ishte pjesë e sajë dhe e tër shqiptarisë gjindej në zonat ku luheshin fatet vendimtare për popullin shqiptarë në ato vite të cilat vite dëshmuan armiqësinë e pushtuesve të cilët nuk u ndalën në grabitjen e tokave Shqiptare kudo në veri e në jug dhe Malësorët luftuan me çfardo mjetesh që kishin duke lënë dhe kokat e tyre e pikën e fundit të gjakut për mbrojtje të vatanit.(SH.A).