Gazeta Nacional Albania

Mujë Buçpapaj: Këngëtari i famshëm Arif Dushaj, sapo ka realizuar “Kangë kushtuar Fatime Sokolit”

Këngëtari i mirënjohur Arif Dushaj sapo ka publikuar realizimin e tij më të ri muzikor “Kangë kushtuar Fatime Sokolit”, njëres prej legjendave të muzikës Tropojane dhe shqiptare në tërësi.
Me tekst të autorit Ibrahim Daut Doçi dhe muzikë të këngës “Dy tupana në derë të kullës” një nga hitet e këngëtares së njohur Tropojane, kënga nuk është thjeshtë një mbivendosje e tesktit mbi muzikën e një kënge të njohur të saj, por një kontekst tjetër muzikor, plot emocione, ngjyrime dhe ritme të papërseritshme që vijnë përmes zërit karakteristik të këngëtarit të shquar Arif Dushaj.

Kënga e Arif Dushajt, e konceptuar si një homazh për këngëtaren e cila është ndarë nga jeta 37 vjet me parë, synon një tjetër audiencë dhe një tjetër publik, kryesisht të rinjtë e sotshëm të cilët kanë rast të mësojnë diçka më shumë për këngëtaren e mirënjohur, vokacionin e saj muzikor të drejtuar të të gjithë brezave dhe të të gjitha kohërave.
Këngëtari i famshem Arif Dushaj ka arritur jo vetëm një ringjallje të mitit muzikor të Fatime Sokolit, por ka realizuar në fakt një evoluim të stilit të saj të të kënduarit, në krejt kontekstin emocional dhe artistik.

Arifi e ruan me kujdes identitetin e stilit të të kënduarit të legjendës së këngës popullore shqiptare, si një muzikë e lidhur me të gjithë kombin, me kohën dhe hapsirën e pambarimtë që shoqëron edhe pas vdekjes artistë të formatit të Fatime Sokolit, duke e misherue me shumë mjeshtri karakterin e saj muzikor.
Pra kënga nuk është një këngë komerciale, por një risjellje origjinale e trashëgimisë tonë më të mirë muzikore, gjë për të cilën duhet falenderuar artsiti Dushaj, pasi e sjell atë kryesisht për të rinjtë shqiptarë që janë të interesuar të mësojnë për këtë themeluese të muzikës së përpunuar Tropojane, që frymëzoi miliona shqiptarë në Ballkan dhe botë.

Në të vertetë Arifi e ka zgjeruar këtë stil të kënduari, duke i dhënë atij një kontekst të ri,
duke e ruajtur ngjyrimet dhe sjell imazhin e këngëtares para syve tanë, siç ajo ishte e fortë, krenare, me një zë burimor dhe të rrallë, pjesë e kulturës tonë kombëtare me rrënjë në Bjeshkët tona.

Edhe pse Fatime Sokoli ka patur stilin e saj karakteristik të të kënduarit, gati të paimitueshëm, siç ka qënë në Kosovë Nezhmije Pagarusha apo Demir Zyko në Skrapar, pasi të dëgjoni këngën do të bindeni se cilësitë e përformancës vokale të Arif Dushajt janë të shkelqyera , dukje na e risjellë imazhin e saj të freskët dhe të paharruar.
Arifi ka realizuar një këngë që do ta pëlqejë audienca shqiptare kudo ku ndodhet
Po kështu orkestrimi është i shkelyqer dhe modern duke e bërë aq të dashur ritmet karakteristike të zërit dhe muzikës së saj.

Zëri i çuditshëm dhe tiskë i Fatime Sokolit vjen në këngën kushtuar vetë asaj si një zbukurim rimtik dhe me ngjyrime originale prej zërit të Arif Dushës, përfshirë mënyrën e të kënduarit, mgjyrat e tonit të tij të veçantë që e dallon atë nga këngëtarët tjerë.
Kënga këndohet nga Arifi me shumë mall dhe emocione, më zë të lartë, të plotë, me stil modern epik, i bazuar tek tradita e këngës Tropojane, origjina e Eposit tonë Historik dhe Legjendar.

Teskti i Ibrahim Dautit është një rrëfim epik, i thjeshtë dhe më hapsirë kozmike, i ngjashëm më këngët Mujit e të Halilit ku shpesh në rastet kur luftojnë heronjtë apo kur zoti dërgon tek njerëzit paralajmërime të mëdha dielli dhe hana marrin pjesë në ngjajrje , apo edhe janë përsoanzhe.
Teksti i këngës fillon me mitin e lindjes së Fatime Sokolit, apo siç i therrisnin në Malsi të Gjajkovës Fatime Manja , (në emër të babës), ku në momentin e lindjes së saj edhe dielli edhe Hana, si në pak raste njëkohësisht, lëshojnë më shumë dritë për të paralajmëruar ardhjen në jetë të një vazjë të vogël, apo “Të një çike nga Dragobia”, por të një talenti që do të shkëlqente në skenat e Shqipërisë dhe të botës.

Diell e hanë , o po lëshojnë dritë
N’Dragobi, o kur leu kjo çikë
Ku fryn flladi, o në atë grykë mali
Emri i saj Fatime Mani.

Pra gjithë kënga e interpretuar me mjeshtri të lartë nga Arif Dushaj është e një stili karakteristik epik.Fatime Sokoli lindi në Dragobi të Malsisë së Gjakovës, më 18 qershor 1948. Ajo u nda nga para kohe nga jeta dhe në kulmin e karrierës së saj, më 12 gusht të vitit 1987, në moshën 39 vjecare, pas një sëmundje të rëndë, duke lënë një boshllëk në muzikën tonë kombëtare. Ajo do të ishte sot në moshën 76 vjeçare.
Dua të sqaroj në këtë shënim të thjeshtë se Fatime Sokoli, para se të dilte në audiencën e madhe, këndoi si një vajzë e vogël kur ruante bagëtitë më malet e Dragobisë apo edhe nga pasioni duke patur një auditor epik malesh, legjendash dhe mitesh siç janë Alpet shqiptare.

Për herë të parë ajo doli para publikut në një përvjetor të rënjës së Bajram Currit tek shpella e tij në Dragobi, duke mahnitur të pranishmit, me talentin e saj. Ajo theu të gjitha tabutë dhe rekordet si njëri dhe si artiste. Ishte femra e parë në Malsi që doli në një koncert publik, që këndoi në një odë burrash e veshur me rroba kombëtare, që përdori çiftelinë, një instrument që deri atëherë përdorej vetëm nga burrat, ajo ishte e para nga femrat që këndoi këngët e trimërisë, baladat epike, të Bajram Currit, Azem e shotë Galicës, Boletinit, Hasan Prishtinës dhe heronjve të tjerë si Mic Sokoli etj. Ajo ishte e para nga vazjat e Tropojës që kreu shkollën e muzikës në Tiranë. Ajo u kthye në vendlindje ku dha mësim dhe përgatiti me passion dhe dashuri shumë talente te tjerë që më vonë do të bëheshin këngëtarë të nivelit kombëtar.

Në një moment pikëllimi poeti, autori i tekstit, si në epikën tonë apo folklorin shqiptar në tërësi lutet që vorri ta lëshojë dhe ajo të vijë përsëri tek në në botën tonë për të kënduar, duke shënuar një moment plot dhimbje për bijën e Tropojës.

Lëshoe moj tokë të dalë prej vorri
T’këndojë edhe njëhërë Fatime Sokoli
Me atë za si zog bylbili
Aromë lulesh, o more tradafili, o hej.

Fatime sokoli vertët nuk mund të vijë ma fizikisht mes nesh , por ajo ka lënë një trashëgimi të pazakontë, të rëndësishme muzikore për studiuesit e muzikës por edhe për artistët e ardhshëm.Pa kontributin e Fatime Sokolit muzika e Tropojës nuk do të ishte kjo që është tani me shumë yje, me shumë talente, me shumë idividualitete të nivelit kombëtar e ndërkombëtar.Fatime Sokoli mbetët një këngëtare e fashme e cila na vjen kaq e gjallë në të tëra përmasat artistike, njerëzore dhe emocinale, nëpërmjet këngës së përmallshme të Arif Dushajt, një vazhdues i denjë i shkollës muzikore të Fatime Sokolit, krahas yjeve të tjerë të kësaj treve si Fatmira Breçani, Gëzim Nika, Zef Beka, Arianit Hoxha, Dionis Delia, Anila Hoxha, Lekë Pecnikaj , Soni Malaj etj.
Interpretimi i Arifit e dientifikon atë si një këngëtar të madh që nderon një artiste të fashme të ndarë nga jeta 1987, si një tjetër dëshmi e këtij këngëtari e dashurisë së tij ndaj trashëgimisë tonë kulturore, posaçërisht të muzikës së Tropjës dhe F. Sokolit, si pjesë e rëndësishme e kuturës tonë kombëtare.

Arif shumë urime për këngën! E degjova disa herë me kujdes.Meleodisë së Fatimes i ke dhënë ngjyrime të reja dhe emocione të forta, ndërsa i ke dhënë individualitetin tënd të spikatur në interpretimin e këngëve epike, burimore të Tropojës. Të lumtë ! Edhe teksti i Ibrahimit shumë i mirë dhe shkon natyrshëm me meleodinë. Të dy bashkë na e keni ringjallë një nga këngëtaret më të dashura të shqiptarëve kudo që jetojnë. Artisti që kujton dhe nderon artistët e shquar si Fatime Sokoli është i nderuar përjetë. Suksese!

Miqësisht,
Mujë Buçpapaj

KANGË PËR FATIME SOKOLIN

Nga Ibrahim Dauti

Diell e hanë , o po lëshojnë dritë
N’Dragobi, o kur leu kjo çikë
Ku fryn flladi, o në atë grykë mali
Emri i saj Fatime Mani.

Po t’baj be, o në qiell e dhe
Në Tropojë, shoqja jote ma s’le
T u rrite në bjeshkë e në male
Ti u bane, o kënëgtare e madhe.

Ty perjetë po të këndohet kanga
Si në djep të përkundi nana
Je në këtë dhe, ku shijon jeta
Si në lulet ku merr bleta.

Zani yt bani jehonë
N’Gjirokastër, o deri në Kosovë
Për Kosovën, o kishe shumë mall
Disaherë i këndove kangë.

Lëshoe moj tokë të dalë prej vorri
T’këndojë edhe njëhërë Fatime Sokoli
Me atë za si zog bylbili
Aromë lulesh, o more tradafili, o hej.