Gazeta Nacional Albania

Mujë Bucpapaj: Libri me kujtime i Halit Nezës “Udha e ëndërrës së thyer”

Letërsia biografike

“Siç dihet ka një prirje që në treg të kemi krysisht kujtime të politikanëve që më vonë ju bashkuan edhe ato të udhehqësve ushtarakë dhe biznesmemenëve të shquar, kryesisht për çeshtje publike, por futja e praktikës së kujtimeve përsonale apo familjare e pasuroi letërsinë e kujtimeve, e bëri me atë më të pasur me jetë njerëzore.”

Historia e librave biografikë apo e memoareve ka njohur suksesin e vet në mënyra të ndryshme prej “Natës” së shkrimtarit çifut Elie Wiesl (Eli Vizel) që flet për përvojën e tij në kampet e holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore deri tek “Jeta ime” e presidentit amerikan Bill Klinton, apo kujtimet e Toni Blerit dhe Xhorxh Ë.Bushit.Në histroinë memoareve në shqip kemi lexuar librat me kujtime të Eqrem bej Vlorës,” të “At Zef Pllumit, apo “Shkrutimë kujtimesh” të Hasan Prishtinës të cilat mund të mbahen si modele të letërsisë së kujtimeve.Libri me kujtime “Udha e ëndërrës së thyer” i Halit Nezës, i sapo publikuar këto ditë në Tiranë nga shtepia botuese “Kristalina KH”, me redaktor shkrimtarin e mirënjohur Hamit Alia, është një autobiografi e shkruar me besnikëri dhe realizëm. Ajo mbulon jetën e autorit dhe të familjes së tij duke filluar prej fundit të shekullit të 19-të deri në fillim të shekullit të 21-të. Libri shënon një sukses në natyrën e librave biografikë, për shkak të mjeshtrisë të të rrefyerit, për shkak të besnikërisë së trajtimit të ngjarjeve ku ka qënë i përfshirë përsonazhi kryesor Halit Neza, por edhe për shkak të mënyrës realiste të përshkrimit të ngjarjeve. “Udha e ëndërrës së thyer”, që unë do ta quaja “Ëndërra e lirisë”, apo “Ëndërra e kërkimit të lirisë”, është një histori që e kalon jetën private të një njeriu, duke u shtrirë në kohë, vende dhe hapsira të ndryshme nga Shipshani në Tropojë, pastaj në Kosovë, në Itali në SHBA dhe kudo ku ka udhëtuar nëpër botë. Ai trajton fatin e emigrimit politik të një familje shqiptare në përiudhën e “Luftës së ftohtë”, me gjithë çfarë mund ta shoqëronte atë në udhëtimin e hidhur, si pasiguria, frika, kërcënimet, burgosjet, eleminimet politike etj. Autori i librit e përshkruan me shumë dhimbje dhe mirënjohje xhaxhain e tij, Shpend Neza një figurë e njohur nacionaliste në Tropojë dhe Kosovë, i cili luftoi deri në fund të jetës së tij kundër instalimit të regjimit komunist, në vitet e para, të pas Luftës së Dytë Botërore.

Me nota tronditëse autori përshkruan edhe ndarjen për së gjalli me të motren e tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar, kjo për shkak të izolimit fatal të Shqipërisë dhe dasive ideologjike me regjimin e Beogradit. Libri është një deshmi se e verteta ka gjithmonë kuptim kur ajo provohet si e tillë, se realizimi i ëndërrës kërkon gjithnjë një energji të panderprë përpjekjesh, se besnikëria ndaj idelave tua ka një çmim shumë të lartë e nganjëherë të paimagjinueshëm.Libri me kujtime “Udha e ëndërrës së thyer” i Halit Nezës është një deshmi se lufta për të mbetur njeri është një sfidë e gjatë përballë tundimeve, vujatjeve, ofertave të veshitra të jetës të cilat siç del edhe në këto kujtime Haliti i ka përballuar me dinjitet.Kjo luftë fillon për Halitin qysh 6 vjeç në Shipshan, në rudinat e Ujezës dhe rrafshnalten Padeshit, në oden e burrave të Nezaje, në përpjekjet dramatike të Halitit për shkollim, dhe do te vazhdojë si një mbijetesë në vitet e emigracionit të veshtirë në Kosovë dhe përpjekjet e tij të pandërprera për të mbajtur të bashkuar e familjen, rujatur dinjitetin dhe nderin në emigarcion, i papërkrahje dhe i syrvejuar nga UDB-ja serbe. Jo më kot Haliti, duke përshkruar ikjen nga regjimi komunist i Tiranës dhe rënjen në duart e regjimit komunist të Serbisë, e quan si “ikje nga shiu në breshër.”Përgjithesisht librat autobiografikë apo librat e kujtimeve vuajnë nga të paverteta dhe devijime të rrjedhës se historive familjare apo të vetë personazhit rrefyes, por kujtimet e Halit Nezës janë shkruar me sinqeritetin me të qartë dhe vertetësinë më të lavdrueshme. Ai jep detaje interesnate, ballafaqime shpesh dramatike të cilat ai i ka kaluar me inteligjencë dhe dinjitet.Siç dihet ka një prirje që në treg të kemi krysisht kujtime të politikanëve që më vonë ju bashkuan edhe ato të udhehqësve ushtarakë dhe biznesmemenëve të shquar, kryesisht për çeshtje publike, por futja e praktikës së kujtimeve përsonale apo familjare e pasuroi letërsinë e kujtimeve, e bëri me atë më të pasur me jetë njerëzore.Halit Nezën e kam njohur në SHBA. E kam mësuar atje ndikimin e tij të fortë në familjen e tij të gjerë, në komunitetin shqiptar në SHBA dhe rolin e tij për të ndihmuar emigrantët e ardhur nga Shqipëria, tashmë jo më në kërkim të ëndërrës së thyer, por të mirëqënjes, arsimimit dhe standarteve të larta të jetesës.Falë edhe punës profesionale të redaktorit të mirënjohur, poetit Hamit Aliaj, libri ka një gjuhë të pasur, rrjedhshmeri të të shkruari dhe figuracion të pasur, çfarë bën që teksti të mos jetë i mërzitshëm, i stërzgjatur apo fragmentar. Përkundrazi libri ngjan me një roman i konceptuar deri në detaje. Posaçërisht portretizimi i përsonazheve të shumtë na shfaqet i një shkalle të lartë. Është mbresëlënëse se si përshkruhen anëtarët kryesorë të familjes së madhe të Halit Qerimit të Nezaje të Eperm, një familje e shquar në Malesi të Gjakovës dhe në krejt Rrafshin e Dukagjinit, nga Halit Nezaj i cili mban me dinjitet emrin e gjyshit të tij. Siç del edhe në këtë libër Haliti si shumë shqiptarë të tjerë që u detyruan ta braktisnin Atdheun për shkaqe ideologjike, zemren e lanë në Shqipëri.Pas rënjes së regjimit komunist të Tiranës, ku shqiptarët e Amerikës luajtën një rol të rëndësishëm, edhe Haliti rivendosi lidhjet e tij me pjesëtarët e tjerë të familjes si dhe vendin në tërësi.Hapja e Shqipërisë na dha mundësi që të vizitonim SHBA-të, ku gjetëm mikpritjen e familjes Neza dhe Bukolla në Neë York dhe të komunitetit shqiptar atje, i cili ishte integruar mirë në jetën amerikane, duke qënë ambasadori i vertetë i Shqipërisë dhe Kosovës në Uashington.

Gjatë kohës që kam qendruar në SHBA kam disktuar me Halitin për shumë çeshtje te politikës dhe ato kombëtare. Ai është një njeri i matur, i ekuilibruar, patriot dhe erudit. Edhe pse ka studiuar për ekonomi, ai ka një aftësi të lindur të të rrëfyerit, ndoshta i ndihmuar edhe nga një kujtesë thuajse fotografike.Termi “kujtime” është përdorur për të përshkruar diçka të afërt me autobiografinë, dhe një biografi që të jetë e sukseshme dhe me ndikim duhet të jetë e vertetë. Libri me kujtime “Udha e ëndërrës së thyer” i Halit Nezës, është një libër i suksesshëm, pasi është i vertetë.Vetë familja Neza, prej Ali Ibër Nezës dhe në vijim për disa breza me radhë, ka një rol të rendësishëm në historinë tonë kombëtare, të paktën qysh prej kur shqiptarët filluan levizjen e tyre kombëtare me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në luftra për mbrojtjen e terësisë kombëtare dhe shpalljen e Pavarësisë. Ky angazhim kombëtar ishte i qartë edhe gjatë Luftësë Dytë Botërore ku familja e madhe Nezaj iu bashkua kryesisht krahut nacionalist i cili e përjetoi me zhgenjim të thellë mbetjen e Kosovës nën Serbi.Halit Neza thotë se librin e tij me kujtime e ka shkruar i nxitur nga djali i dytë dhe njeri prej nipave të tij, të vegjel, por tani që kemi në dorë librin jemi të bindur se ai e kalon qellimin familjar, shkrimin si trashegimni apo histori personale.Në libër janë përfshirë disa nga përsonazhet e shquara të shekullit të njezetë në Kosovë dhe në vend si Fadil Hoxha, Zekiria Rexha, Tahir Hoxha, Beqir Ndou, Xhemë Sadria, Ali Gashi, e shumë përsonazhe të emigracionit shqiptar si prof. Rexhep Krasniqi, Hysen Biberi, Çelë Shabani i mulosmanajve, Bukollet e Babajve të Bokës, e shumë familje të tjera.Janë përshkruar me mjeshtri prej shkrimtari, qysh nga “Minarja e Shpendit” në Ujezë deri tek lagjia Manhaten e Neë Yorkut, nga ritet e qethjes së dhënve në bjeshkë, deri tek përballjet dramatike me oficeret e UDB-së, dhe udhetimet nepër botë. Ky libër mbron idenë se instalimi i regjimit komunist në Kosovë dhe Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore, izolimi i Shqipërisë dhe përshtatja e luftës së klasve që pasoi përndjekjen mizore të krahut nacionalist, i bëri shumë dëme çeshtjes tonë kombëtare, e vonoi atë duke i krijuar shumë trauma shoqërisë shqiptare, sidomos asaj që ishte e detyruar që për shkaqe sigurie të merrte rugën e emigracionit politik, duke patur pas një derë të mbyllur, përndjekje dhe përjashtim.Vetë rasti i ndarjes për së gjalli të Halitit me motren e tij, e cila u martua në Bujan të Krasniqes, është simbol i asaj që përjetuan shumcia e shqiptarëve gjatë 50 vjetëve dikaturë. Motra, e cila kaloi një kalvar vuajtjesh dhe përndjekjesh, si mijëra shqiptarë të tjerë, do të mund t’i bashkohej familjes vetëm pas rënjes së regjimit të vetë-izoluar të Tiranës, më 1991.Libri ka një rëndësi të madhe pasi është një përshkrim i historisë përmes syve të atyre që e kanë jetuar atë. Këto kujtime të sinqerta dhe shpesh tronditëse deshmojnë se kush ishim ne dikur, se çfarë drame u luajt me shqiptarët në të dyja anët e kufirit, në Shqipëri dhe Kosovë, pas Luftës së Dytë Botërore, dirigjentët që e drejtuan atë me një ligësi dhe gjakftohtësi kriminale, të cilat përshkruhen aq bukur në libër, duke formuar një trashëgimni të qëndrueshme dhe të veleshme për brezat e tjerë, jo vetëm të familjes Neza, por të të gjithë shoqërisë shqiptare, e cila është në përpjekje për të formuar një gjykim të paanshëm dhe të qëndryeshëm për ngjarjet ku u përfshinë shqiptarët pas instalimit te përendorisë komuniste në Ballkan dhe gjithë Europën Lindore, deri në rënjen e saj në vitet 1989-1990.

Sot në botë ka shumë shtepi botuese që punojnë me memoaristë potencial për të sjellë punët tyre në treg, jo vetëm për të pasuruar historinë me bestseller, por edhe për qellime komerciale, fitimi. Kur lexon një libër me kujtime pyetja e parë është nëse ia ka vlejtur apo jo një punë e tillë ? A do të shfletohet nga pjesëtarët e familjes, miqtë dhe farefisi ? Sa mund të shërbejë për të vendosur një lidhje me të kaluarën dhe trashëgimninë e nipave dhe sternipave që do të vijnë në familjen Nezaj? Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes së Dinellit të vogël, ky libër a do ta bëjë krenar atë në shkollë në Nju York në mes të bashkëmoshtarëve amerikanë, dhe vellezërit e tij në atë vend të madh dhe të dashur për të gjithë shqiptarët, duke patur një provë të asaj se çfarë kemi qënë.Mendoj se libri i Halitit e kalon këtë provë. Libri reflekton jo vetëm urtësinë dhe integritetin moral dhe politik, por edhe kulturen e tij të gjërë, botën intelektuale të njeriut që në çdo rethanë të jetës u kap pas së vertetës, të ndershmes dhe kombëtares.Kjo nuk është pak për një njeri dhe familje që ka kaluar provat më të veshtira dhe vuajtjet më të gjata, sido që të pamerituara.Halit Neza e ka fituar luftën për të mbetur njeri, si atëherë kur ishte 6 vjecar dhe përpiqej të orientohej në një familje të madhe, si atëherë kur luftoi për ekzistencë si emigrant politik në Kosovë, por edhe atëherë kur në SHBA, falë atij vendi të madh dhe të begatë, por edhe punës së tij dhe të bashkëshortes së tij fisnike bëhet një pasanik. Ai gjithnjë mbeti njeri dhe këtu qëndron edhe vlera e këtij libri dhe shembulli më i madh që i ofron ai çdo anëtari tjetër të këtij kombi që dëshiron të zgjedhë rrugën lirisë, por edhe të humanizmit dhe atdhetarisë.