Gazeta Nacional Albania

NDAHET NGA JETA AKTORJA LEGJENDARE GREKE ME ORIGJINË SHQIPTARE, IRENE PAPAS

Irene Papas: “Unë jam shqiptare nga Greqia, flas gjuhën e nënës”

“Nuk mund të largohem nga kjo botë, e të mos e them të vërtetën, se unë jam Shqiptare! Kur kam lindur në vitin 1926, mbiemri im ka qenë Irene Leleku,”- ishte deklarata e fortë e aktores 6 vite më parë, që tronditi grekët, të cilët e njohin si aktore me origjinë helenase.”
14. 9. 2022
Aktorja legjendare greke me origjinë shqiptare Irene Papas ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Ajo luajti në mbi 70 filma, përfshirë “Guns of Navarone” gjatë një karriere që përfshin dekada.
Këtë e bën të ditur Ministria e Kulturës e Athinës, e cituar nga të gjitha mediat helene.
Papas luajti edhe rolin e Penelopës në dramën e famshme televizive italiane “Odeseja”, me Bekim Fehmiun.
Pappas, emrin e vajzërisë Irene Lelekou, lindi më 3 shtator 1926 në fshatin Chiliomodi, Korint, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.
Origjina shqiptare e aktores së njohur është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë.
“Nuk mund të largohem nga kjo botë, e të mos e them të vërtetën, se unë jam Shqiptare! Kur kam lindur në vitin 1926, mbiemri im ka qenë Irene Leleku,”- ishte deklarata e fortë e aktores 6 vite më parë, që tronditi grekët, të cilët e njohin si aktore me origjinë helenase.
Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, botuar në Athinë më 1983.

Aktorja ikonë e kinematografisë greke dhe asaj ndërkombëtare, Irene Papas është e njohur për dhjetra role të rëndësishme. Ajo sot për kinematografinë greke dhe atë botërore lë pas një trashëgimi të madhe interpretimesh.
Në 50 vite karrierë si aktore ajo numëron më shumë se 70 role të ndryshme.
Rolet e rëndësishme në teatër dhe kinema veçanërisht në filmat “The Guns Of Navarone” dhe “Zorba the Greek” i dhanë Papas njohje ndërkombëtare duke luajtur më pas përkrah ikonave hollivudiane.
Rolet e Papas e cila konsiderohej edhe si simbol i bukurisë mesdhetare, do të portretizonin figurat e fuqishme femërorë të mitologjisë greke, si Helena dhe Elektra.
Roli i saj më i shquar do të mbetet ai i Penelopës në serialin italian “Odiseu” ku luajti në krah të aktorit shumë të njohur me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu.
Papas nuk ju kushtua vetëm filmave, por edhe muzikës.
Në 2018 u dha lajmi se aktorja vuante nga Alzhaimeri duke qëndruar larg syrit të publikut deri në ditën e fundit.
Papas u rikthye në qendër të vemëndjes në vitet e fundit në mediat ndërkombëtare për origjinën e saj, sipas të cilave shkruhej se Irene nuk do kishte dashur të ndahej nga kjo botë pa treguar se prindërit e saj ishin me origjinë shqiptare.
Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kollia në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” botuar në Athinë më 1983.Vetë aktorja në një intervistë e pyetur se përse ishte kaq esmere është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë”.
“Po flas gjuhën e nënës”
Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit. Të pushtuar nga kureshtja, njëri prej tyre i pyet:
-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?
Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:
-“Është gjuha e nënës”!
-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – i pyet gazetari.
-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

Karriera e suksesshme Irene Pappas
Papas, e filloi karrierën e saj të hershme në Greqi (ajo u zbulua nga Elia Kazan), duke arritur famë të madhe, atje, para se të aktronte në filma të njohur ndërkombëtarisht si filmat The Guns Navarone (1961) dhe Zorba Greke (1964), dhe në filma që janë vlerësuar në mënyrë kritike, si Z (1969).
Ajo ishte një figurë udhëheqëse në transkriptimet kinematografike të tragjedisë së lashtë, pasi ajo ka portretizuar Helenën në filimin “Helen The Women Troje” (1971) Katharine Hepburn, Clytemnestra në Ifigjenia (1977), dhe pjesët eponymous në Antigone (1961) dhe Electra (1962). Papas gjithashtu, u paraqit si Katerina e Aragonit në filmin “Anne of the Thousand Days”, përballë Richard Burton dhe Geneviève Bujold në vitin 1969.
Në vitin 1976, ajo luajti në filmin Mohammad, i Dërguari i Zotit (e njohur si Mesazhi) në lidhje me origjinën e Islamit dhe mesazhin e Muhammedit. Një nga paraqitjet e saj të fundit të filmit, ishte në mandolinë Captain Corelli-së.
Në vitin 1978, Papas, ka bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në një interpretim elektronik, të tetë këngëve greke popullore, lëshuar si një rekord të quajtur “Odes”. Ata bashkëpunuan edhe një herë më pas në vitin 1986 për “Rapsodies”, një interpretim elektronik i shtatë himneve bizantine liturgjike. Në vitin 1982, ajo u shfaq në film ‘Luani i Shkretëtirës’, së bashku me Anthony Quinn, Oliver Reed, Rod Steiger, dhe John Gielgud .
Ka interpretuar në filma nga Amerika në Francë, nga Anglia në Itali, nën drejtimin e regjisorëve të njohur Robert Wise, Mihail Kakojanis, nga Jorgo Xhavella tek Elio Petri, Alberto Latuada dhe Françesko Rosi, nga Kosta Gavras tek Ray Guerra,etj
Irena Papa ka interpretuar rolet kryesore të heroinave të tragjedive si atë të Elektrës, Klitimestrës, Penelopës, Antigonës,perandoreshës Teodora, Katerina e Aragonës, rolin e vejushës në filmin shumë të suksesëshëm “Zorba”, të gjyshes në filmin “Erendiras”, etj. Në vitin 1959 Irena ka interpretuar gjithashtu rolin e heroinës të revolucionit grek të 1821, arvanitases Laskarina Bubulinës.
Për interpretimet e saj të shquara në kinema dhe në teatër Irena Papa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si: Aktorja më e mirë në interpretimin e rolit të Elektrës në filmin me të njëjtin titull në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit zhvilluar në Selanik, 1962, si aktorja më e mirë nderuar nga Bashkimi i kritikëve të Filmit grek, 1962, si aktoria më e mirë në rolin e dytë në filmin “Z” nga New York Film Critics Circle, 1969; aktorja më e mirë në filmin “The Trojan Women”nga National Board of Rewiew, 1971; me çmimin Distinguished Achievement Award nga Hamptons International Film Festival.1993; me çmimin e karierës për interpretim në Teatër, 1993 “ Flaiano” ;me çmimin e karierës nga Madrid National Arts Institution, 2000; me çmimin e karierës nga International Festival Women’s films, 2000; me titullin Doktor i Arteve dhe letrave nga Universiteti i Romës, 2001; me çmimin e karierës Woman of Europe.
Po kështu ajo është nominuar edhe për disa çmime të tjera ndërkombëtare si “Fennecus”si aktoria më e mirë në filmin “Into the Night”, 1985; aktoria më e mirë në filmin “Island” nga Australian Film Institute, 1989.
Lamtumirë Irene Leleku!