Gazeta Nacional Albania

Ndahet nga jeta Guri Durollari, ish-kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit

Të premten në mbrëmje u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara, aktivisti shqiptaro-amerikan, Guri Durollari. Ai ishte 83 vjeç.

Zoti Durollari, që kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1969, u kthye në Shqipëri pas rënies së komunizmit, duke krijuar Partinë Lëvizja e Legalitetit. Ai ishte kryetari i parë i saj dhe e drejtoi partinë monarkiste në vitet 1993-1998. Në vitet 1997-2001 ai shërbeu si deputet i kësaj partie.

Ndër angazhimet e tij si aktivist në Shtetet e Bashkuara ishin kundërshtimi ndaj komunizmit në Shqipëri dhe mbështetja për Kosovën dhe luftën që i dha fund fushatës serbe kundër saj.