Gazeta Nacional Albania

Ndahet nga jeta poeti  disident Uran Kostreci,  në moshën 83 vjeçare

 

 

Shkrimtari dhe poeti, ish i përndjekur politik Uran Kostreci është ndarë nga jeta mesditën e sotme, ne Tirane, me 12 korrik 2021.

Lajmin e ka dhënë me një njoftim në Facebook, gazetari Nebil Çika, njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë.

‘Shuhet Uran Kostreci !

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se legjenda e qëndresës antikomuniste Uran Kostreci, ndërroi jetë sot. Në emër tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë ju shpreh ngushëllimet familjarëve miqve bashkëvujtesve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Qofsh  i parajsës kampion i qëndrës dhe asketi i lirisë!’, shkruan Çika në Facebook.

Kush është Uran Kostreci!

Lindi më 1938, në Sarandë. Arrestuar 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi ‘për tradhti ndaj atdheut’, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi ‘se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit’ dhe se ka bërë ‘agjitacion e propagandë’, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981.

Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie.

Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema ‘Epopeja e karkalecave’, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh.

 

2.

Uran Kostreci, legjenda e simboli i antikomunizmit shqiptar

 

 

Shuhet Uran Kostreci! Simboli i qendrës antikomunsite dhe shkrimtar i njohur ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare.

“Me pikëllim të thelle ju njoftojmë se legjenda e qendresës antikomuniste Uran Kostreci ndëroi jetë sot . Në emer tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqiperise ju shpreh ngushllimet familjarve miqve bashkevujtesve dhe bashkëluftëtarëve të tij . Qofsh i parajsës vëllai ynë, kampion i qëndrës,asketi i lirisë!”, shkruan kreu i shoqatës së antikomunistëve, Nebil Çika.

Në shkurt të këtij viti, Kostreci u shtrua në spital pasi u prek nga Covid. Ndërsa pati dhe një ndërhyrje kirugjikale në kokë, të cilën nuk e ka përballuar dot.

“Njoftojmee miqtee dhe dashamireesit se Urani eeshtee shtruar nee gjendje tee reendee me Covid, ne Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Pas nderhyrjes qe pati ne koke, do t’i duhet te perballoje dhe kete semundje. Per momentin eshte ne terapi intensive. Zoti i dhente force qe ta kaloje dhe kete sprove, ketij burri qe nuk diti te dorezohet kurre!”, ishte një njoftim në shkurt të dy viteve më parë. Pas shumë betejash ai u dorëzua, pasi sëmundja që kishte kaluar dhe Covidi ndikuan së tepërmi në gjendjen e tij shëndetësore.

Uran Kostreci, sipas kujto.al, njihet një prej qëndrestarëve të rrallë,  luftëtari i përjetshëm ndaj regjimit dhe ideve komuniste, njeriu i veçantë që e jetoi jetën në çdo fazë të saj me hov dhe energji djaloshare, dëshmitari i rrallë i viteve të vuajtjes gjatë epokës së errët të regjimit komunist dhe poeti i veçantë që la një varg librash të vyer me poezi…

Me kostum të zi, kapelë republike dhe një cigare të ndezur gjithmonë në duar, Uran Kostreci ishte një burrë simpatik, që kush e kish njohur një herë do ta donte përgjithmonë. E donin për oratorinë, humorin dhe shpirtin fisnik që kishte duruar kaq shumë vuajtje, por nuk ishte mposhtur.

Uran Kostreci ishte 83 vjeç, por e jetonte jetën me një pasion rinor. Ai ishte një shpirt i ri, ndërsa vitet më të bukura të rinisë i kishte kaluar nëpër burgjet e diktaturës komuniste. I arrestuar që në moshën 23-vjeçare ai do të dilte prej qelive të burgut, nga Tirana në Burrel, vetëm pas 20 vitesh.

“Fara e komunizmit çel vetëm një bimë: terror dhe gjak, por një shpirt i fortë e shpëton edhe një trup të dobët” – thoshte Uran Kostreci, i cili e luftoi komunizmin me shpirtin e tij të fortë dhe me poezi.

Kostreci ishte një dëshmitar i rrallë i krimeve të komunizmit. Përjetoi që në fëmijërinë e hershme burgosjen e të atit. Ishte viti 1946, kur ai 6-7 vjeç, përjetoi vuajtje ekstreme, që nga uria deri tek privimet e shumta në shkollë, për të përfunduar po në qelinë, ku kishte vuajtur i ati në burgun e Burrelit.

Uran Kostreci lindi më 1938, në Sarandë dhe  u rrit me ndjenjën e antikomunizmit e cila e nxiti të arratisej në moshën 23 vjeçare. Por u arrestua më 5 gusht 1961 dhe më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi “për tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi “se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit” dhe se ka bërë “agjitacion e propagandë”, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi.

Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi që t’i botonte për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në copa gazetesh në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh.