Gazeta Nacional Albania

Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, Homazhet sot 09 – 14.00 tek Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”,

Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, Homazhet sot 09 – 14.00 tek Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut!

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare gazetari Nebil Çika, njëherësh ish-kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë gazetarit, njëherësh publicist, do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.

Nebil Çika lindi 68 vjet më parë në Sarandë në një familje më tradita nacionaliste dhe të përsekutuar egërsisht nga regjimi komunist. Gjyshi i tij publicisti i famshëm Nebil Cika, emrin e të cilit ai mbante, ishte pushkatuar në regjimi komunist me instalimin e terrorit të kuq në Shqipëri, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ish-kolegu ynë Nebil Çika pas vitit 1995 jetoi dhe punoi në kryeqytet, në disa prej gazetave më të rëndësishme të vendit në Tiranë, përfshirë edhe gazetën Liria të të përndjekurve politikë dhe Gazetën NACIONAL. Pas renjes së komunizmit Nebil Çika punoi në gazetën lokale të Sarandës, ndërsa me themelimin e gazetës Albania ai ishte gazetar pranë kësaj gazete deri në vitin 2000, kohë kur Çika do të largohej nga Albania për shkak të ndryshimit të politikës editoriale të saj, për të punuar pranë gazetës Rilindja Demokratike si gazetar dhe për disa kohë edhe zevendeskryeredaktor.
Si gazetar dhe publicist i shquar Nebil Çika pati si kauzë të tij luftën kundër mbeturinave të regjimit kominist, dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, hapjen e dosjeve të diktaturës , denimin e personave që kryen këto krime si dhe rehabilitimin e ish të denuarve politikë. Për këtë ai u përfshi me guxim në shumë polemika të forta për kontrollin e të djathtës nga ish-komunistët, për fenomenin Katovica dhe vitet e fundit për copëzimin e të djathtës politike në vend, duke ja bërë të mundur qeverisjen pa problem të ish partisë koministe të shndërruar në PS.
Nebil Çika do të punonte për disa kohë pranë TV Shijak ndrësa deri në vitin 2021 ai do të drejtonte Shoqatën e të Përndjekurve nga regjimi komunist, ndërkohë që shkroi në shtypin e Tiranës dhe në rrjetet sociale për fenomenet me te cilat po kalon sot shoqëria jonë.
Nebil Çika la pas mijëra faqe të shkruara , disa libra publicistikë dhe një emër të nderuar dhe të pakompromis në gazetarine e re shqiptare. Ai la pas një familje të shkelqyer e cila e mbështeti deri në frymën e fundit në kauzën e tij kombëtare.
Gazeta Nacional, bashkëpunëtor i të cilës ishte prej themelimit të saj 15 vjet më parë, i shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjes së Nebil Çikës. Emri dhe vepra e tij u kujtoftë përjetë.