Gazeta Nacional Albania

NDESHKIM  PA  KRIM. Tregim nga Tonin Alimhilli

 

Ana në adoleshencë u shqya për talentin e saj në balet, pat mbaru shkollen e mesme të arteve. Ajo ishte vajzë e bukur e me temperament ndaj prinderit me mentalitet provincial e me kulturë modeste, rritjen e saj e shikonin me preokupim. Dera e tyre brez pas brezi nuk ishte marrë nëpërgojë për të keq, ndaj nana e Anes nxori fjalë në kushrinj se vajza sa të merte maturen, deshironte ta çonte në fatin e saj, kështu u shpall kandidatura e fejesës. Hallat, tezet e kusherinat u nxiten në këtë punë sikur dikush t’i kishte vënë detyrë shtetërore e me afat. Propozimi me i pikasur e që ngjalli interes u konsideru ai i halles së madhe. Shtepia e saj u ndante nga avullia me nje familje të bekume qe s’ja kishte ndie kush në mehallë zanin e gojes, në to si i thonë fjalës nuk këndonte gjeli as mjaullinte mica.

 

Ai konak kishte veç nje djale shembullore, gjithmone i lustruar e i hekurosur si i dale prej kutie, punonte mesues matematike.

Kusherinat e respektuara e zune ne goje kete rast ne prezence te vajzes, ajo bante sikur nuk i degjonte, merrej me Lolin qenin e shtepise, ne te vertete veshet i kishte ba pip, faqet i qene skuqur, çka i jepte pamje dhe ma terheqese. Ne mramje kjo pune u bisedua me te zotin e shtepise i cili mori persiper te investigoje per ate familje. Ne parim u pyet dhe vajza, ajo e ndodhur mes deshirave tunduese te moshes dhe disiplines e kontrollit te tepruar familjar, pranoj propozimin e prinderve si zgjidhje e mesme e krizes se saj te pa maisur deri ne ate pike sa te trasformohej ne autorevolte siç ndodh ne te tilla raste shpesh tek vajzat.

Kohet rrodhen pa u vene re, pasionet e para te nuserise dalengadale u zbehen e u zevendsuan me korrektesen e perkujdesjen familjare. Kjo sjellje Anes i kreditoi besimin e partnerit qe ajo te realizoje nje deshire te kahershme, arriti ti kthehej pasionit te saj, baletit. U rregjistrua ne grupin artistik te Shtepise Kultures te qytetit ku debutoj me sukses.

Ne premieren e nje shfaqje asistoi sekretari i komitetit te partise. Atij i terhoqi vemendjen kjo balerine virtuoze, ne perfundim e pergezoi dhe e pyeti me mjaft interesim, mesoi se Ana nuk ishte e punesuar, pa hezitim i dha nje pusulle per te filluar ne ndermarrjen artistike por dhe numrin e tij te telefonit….

Njerezit e shkrete ne nje menyre apo nje tjeter gjenin ndonje vend ku benin se punonin por dhe shteti bente sikur i paguante. Sistemi diktatorial i trembesh te papuneve.

Nga mesi i viteve ’80-të komunizmi  pesoi deshtim global, mbahej ne kembe veç nga frika qe kishte mbjelle prej kohesh. Per mungesa te gjithaneshme punetoria kthehej ne shtepi e i jepej 50% te asaj page mjerane. Ne kete kohe Ana vendosi te lindte femije, grate me barre diçka i favorizonte ligji, mandej ne ate familje dhe koha ishte pak e tejkaluar per nje foshnje. Ajo kishte shprese te madhe se femija do ti sillte gezimin e te qenurit nene dhe besonte se ardhja ne jete e foshnjes do te ishte mbaresi dhe i jepte fund  monotonise e rutines ekonomike qe i imponon familjet e reja per te kursyer qindarken ne deshire te sigurimit te nje aparati televiziv apo te nje frigoriferi te vogel.

Erdhi dita qe Ana te linte maternitetin, doktori kerkoi takim me baben e foshnjes. E njoftoi se femija kishte linde me difekt te rende ne zemer por eshte i mundeshem te korigjohet me nderhyrje qe bahet vetem jasht shtetit. Ai spjegoi se siguria ma e madhe arrihet kur operacioni kryhet deri ne limitin e moshes 6 vjeçare te foshnjes.

Nga kjo fatkeqesi e papritur bashkeshortet u gjeten te permbytur ne fundin e mjerimit, pa kurrfare shprese per ti dale ne krye. Heshtja e lotet e pandalur distanconin çdo dite njeri tjetrin  a thya se ne mes tyre qendronte pergjegjesia e gjendjes shendetesore te vogelueshit e kjo duhesh ndare. Edhe mesuesit te matematikes i cili rrinte deri pasmesnate ne kuzhine duke korigjuar pirgje me detyra, shpesh ne vetmi i shkeputej ndonje pike lot qe prehesh ne fletoret e  nxenesve.

Ana kishte lane punen per t’ju kushtuar femijes por kjo nuk mjaftonte, kerkohej zgjedhje tjeter, ndryshe! Po cila ishte? Ajo shkonte deri ne kufijte e imagjinates per ndonje mrekulli, aty keputej e kthehej ne realitetin e bere nyje.

Nga varferia por me shume nga hidherimi kesaj nane fatkeqe i qe thare gjiu. Çdo mengjez heret ne heshtje zinte rradhen  per nje  shishe qumesht. Sot ajo verejti ne rruget e qytetit nje fenomen te pazakonte, levizje te madhe njerezish, ato vraponin si te ishin pa gravitet,  ngjante me agravimin e nje stuhie diellore. Situata u sqarua, ato nguteshin per ne ambasada te cilat çuditerisht kishin hape dyert. Ana e vleresoi kete mundesi per hallin e saj si zgjidhje qe ra nga qielli, siç ishte me pantofla, pa humbur kohe rrembeu djalin e me nje bohçe me ndresat e tij dhe me shishen e qumeshtit shpejtoi per ne oborrin e nje ambasade te ciles dera e jashteme ishte rrenuar naten nga goditja e nje kamioni. Kjo ndoshta ishte bere qellimisht qe diplomacia e shtetit qe perfaqesohej ne ate seli te lante duart nga akuzat e qeverise tone te çorientuar e ne panik.

Ana shtyhej pa finese per te mberrit ne shkallet e nderteses, atje ndihej me e sigurte, por sido te behej,  vendosi te mos dilte e gjalle nga ajo toke e lirise qe i kishte zgjuar shpresen per zgjidhjen e brenges se saj.

Dikush ne oborr i foli me za qortues-ku shkon moj shoqe me ate foshnje, a nuk po kupton çfare behet ketu?

Dy te rinj te cilet aventuren e tyre e kishin mare lehte pa ngrysje mendimesh u pergjigjen me humor se gruaja e ngutur veç po don me rregjistrue per ne Oxford pinjollin e saj qe mban ne krahe. Ajo i pa me nje veshtrim krejt te pakuptimte e vazhdoi demarshin.

I vetmi nenpunes qe kishte qendruar ne ambasade me qetesine e xhentilecen qe karakterizon rangun diplomatik, grumbulloi gjithe femrat azil kerkuese dhe i akomodoi ne nje zyre, rregjistroi me durim gjeneologjine dhe adresen e sejciles, te nesermen i paisi me dokumenta dhe i njoftoi se pas nje ore do te fluturojne per ne shtetin e tij.

Ana nuk u emocionu nga udhetimi i pare me avion, ajo mendonte veç per zgjidhjen e problemit shendetesore te birit te saj dhe ne arritje asgje nuk i bante pershtypje a thu se kishte qene shume here ne keto ane krejt te pa njohura. Ashtu e rraskapitur me femijen ne parzem, gruaja dukesh si kryeveper e skulptorve te rilindjes europiane, nje rreze e forte shprese i falte asaj pamje mistike.

Murgeshat qe interesoheshin per akomodimin e refugjateve te porsaardhura u impresionuan nga gruaja me foshnje ndaj vendosen ta akomodojne rehat ne banasen e nje  te moshuari. Zotnia me miresjellje e sinqeritet priti ne shtepine e tij te madhe refugjaten, ju ba se tashti triumfoj mbi heshtjen mbytese te vetmise. Ai qe profesor i psiko-sociologjise, ishte autor i shume librave mbi filozofine, mentalitetin e intelektin e kombeve te ndryshme, per shqiptaret i mungonin vrojtimet e konsideratat, ne ate vend hermetik nuk pat mujte te depertonte. Ardhja e refugjates profesorin e entuziasmoj dhe nga ana professionale, kjo grua i la pershtypje qytetarie çka do te jete subjekt tashme per kuriozitetin e tij rreth kombit tone me histori te vjeter por  here pas here te zbehur si nje kasete filmi e ruajtur ne kushte te kqija.

Gruaja shqiptare me perkushtimin, talentin e intuiten e saj ne te gjithe koherat ka thermuar konceptin oriental te inferioritetit dhe refugjatja e jone ne ate shtepi ku u vendos fitoi besimin e respektin e plakut te vetmuar i cili  ishte i kenaqur nga sherbimet e saj, ndaj  u mundua ti siguronte ngrohtesine dhe individualitetin duke e konsideruar si vajzen e tij.

Sa here vogelushi i saj bente levizje te tepruara apo kollitej,  buzet, faqet e gishtat e tij merrnin  ngjyre  cjanotike, simtom i insufiçiences kardiake. Kjo gjendje i shkaktonte  nanes melankoli te thelle e lot. I zoti i shtepise kujtonte se ajo vuan nostalgjine e tepruar per vendin qe ka lane ndaj mundohej ta ngushllonte me fjale shprese se dhe Shqiperia me ndihmen e perendimit shpejt do te arrije standartet e deshiruara.

Nje dite Ana siç duket per te shkarkuar hidhirimin e akumuluar, me denese  i tregoi plakut fisnik per gjendjen e djalit, ai e degjoi nuk reagoi por ju lut gruas ti blente ne farmaci nje ilaç pasi po i veshtiresohej frymemarrja. Plaku nuk fjeti ate nate, te nesermen ne mengjes i zgjati gruas karten e kreditit dhe kodin perkates, me ton urdherues i tha; merre birin, çoje ne kliniken perkatese e parapaguaj te gjithe sherbimet. Gruas nuk po i besohej ndaj me perlotje nderhyri- zotni por kjo kushton shume, une kam vendose te gjej dy pune qe te arrij dikur te perballaj financiarisht kete situate. Burri prerazi i tha; shko te thashe e Zoti te ju ndihmoje, mue ne kete moshe ska pse te me duhen parate.

Gruaja ende pa e mbledhe vehten u paraqit ne kliniken ku kishte vizitue disa here djalin, bani likuidimet perkatese dhe  firmosi sipas rregullave miratimin e nderhyrjes, kerkoi qe kjo te kryhej sa me pare, nuk mund te duronte me tej!

Pasi la djalin ne ate institucion impresionues i cili veç nga rregulli  krijonte pamedyshje besimin per sukses, ajo u nis per pak kohe ne shtepi, nuk mund te neglizhonte s’paku ndonje nga detyrimet e perditshme.

U ngjit per ne dhomen e profesorit duke perserite me vehte  shprehjet e falenderimit qe ja kishte mesuar nje punonjese, ato do te ja thonte bamiresit. Te dera u shtang fytyra i mori  pamje te pakuptimte si te nje mumje te demtuar ne shekuj. Aty ndolleshin tre oficere dhe nje ekspert civil. Porsa gruaja shkeli pragun e deres te kater personat kthyen koken si me komande. Njeri pa humbe kohe shkrepi blicin para fytyres saj. Plaku ishte i shtrire pa jete ne krevat. Eksperti civil me dorezat e bardha profesionale dhe me nje instrument te varur ne qafe te jepte pershtypjen e  jashte-tokesorit, ai me zell gjurmonte e grumbullonte shenja per te arrite ne ndonje konkluzion rreth vdekjes te profesorit te njohur ne ate qytet e me tej. U investigua  per shenja dhune si dhe gjurmet e gishtave ne butonin e alarmit, me kujdes te veçante u amballazhua shishja e vogel me etiketen “natri bromati -forte”, ajo ishte e boshatisur ç’ka provokonte alibine se viktima mund te kete marre overdoze nga ky  qetesues i cili normalisht perdoret deri ne 10 pika.

Gruas se tronditur nuk i delte pike loti, siç i thone fjales ishte ba dru. Njerezit me uniforme  e shikonin pa fshehe dyshimin e tyre pasi  ato  nga eksperienca  dine se autori i krimit  ne shume raste kthehet ne vendin e ngjarjes. Gruan e çuan ne dhomen e saj ku e  pyeten deri ne detaje te parendesishme. Kur ajo deklaroi se ishte refugjate nga Shqiperia, burrat levizen instiktivisht nga vendi, sikur u moren vesht se autorsia e krimit lehtesisht po merrte zgjidhje.

Me pretekstin “per ca sqarime te metejshme” gruan e shoqeruan ne institucionin e paraburgimit ku vazhduan investigimin kryesisht per llogarite bankare te profesorit ku dhe binte hija e dyshimeve.

Rezultatet anatomo-patologjike dhe laboratorike  hudhen poshte versionet per dhune  dhe per overdoze te medikamentit.

Qe diten e pare te ngjarjes ne ballinat e gazetave te darkes me germa kapitale u shkrua lajmi se nje refugjate shqiptare per motive grabitje ka vrare profesorin e mirenjohur te cilit i kishte sherbyer prej disa muajsh. Opinioni u trondit ndaj gjate diteve qe pasuan nuk u sosen komentet. Lajmi arriti dhe ne faqet e gazetave te Tiranes. Nje gazetar i njohur per paftyresi politike ne profesion trokiti ne deren e mesuesit te matematikes,  kerkoi fotografine e gruas qe kishte kryer krimin.

Ne paraburgim gruan e mbikqyerte nje psikologe e cila ju gjet si moter, ajo dy here ne dite nen masa sigurie e shoqeronte ne spital tek djali. Ai tashme kishte kaluar me sukses nderhyrjen e veshtire dhe po fitonte me shpejtesi shendetin. Femija nuk kuptonte asgje, qeshte me nanen dhe loste me komçat e verdha te uniformes te “shoqeve” qe e shoqeronin ate.

Psikologia me pervoje per rastet e komplikuara kriminale kishte detyre te paraqiste relacionin e saj rreth personit qe investigonte, per kete qellim ajo perdori nje metode, i solli gruas ne qeli tufen e gazetave qe shkruanin per ngjarjen  dhe e njoftoj se kishin kerkuar te dhena nga Shqiperia per personin e saj. Gruaja e mbajtur ne vezhgim te panderprere njehere nuk i mori ne dore ato gazeta,  nuk i interesonin, gjithashtu nuk pyeti  per  relacionin nga atdheu i saj. Ai nuk arriti   pasi shteti yne ndodhej ne kaos te papare, kishin filluar levizjet per ndryshimin e sistemit.

Qendrimi indiferent i gruas nen akuze ndaj opinioneve qe nje prove psiqike qe detyroj investiguesen e saj te  paraqese relacion te favorshem.

Gazetat ketu ne vendin tone per 45 vite i kane sherbyer me zell sistemit komunist duke sajue alibi e opinione ne favor te rregjimit dhe kete rastin e Anes e trajtuan si te vertete per t’i paraqite si jashteqitja e Kombit te gjithe ato qe kishin kerkuar azil politik ne Ambasada.  I ndollur nen kete atmosfere teper te rende, mesuesi dinjitoz i matematikes mungoi ne pune, nuk mund te duronte shikimet e kolegeve dhe te nxenesve. U mbyll ne shtepi me keq se gruaja atje ne paraburgim. Atij i  mungonte ngushellimi i te vertetes.

Vetizolimi i tij qe aq kambngules sa nuk u paraqit as ne ditet e caktume  ne dyqanin e lagjes per te marre racionin e varfer mujor te ushqimit, ky ishte nje rast teper i ralle ne ate kohe jetike qe kalonte vendi yne.

Ne vetmi shpirti ju molis nga depresioni i thelle e i parestaurushem. Rendeses se krimit te kryer nen mbiemrin e tij ju shtonte dhe shqetesimi per fatin e djalit te vogel, ai nuk dinte nese biri i tij rronte apo jo?

Nje here pas mesnate ju prish gjumi, trupin e kishte te squllur e  pafuqi. Andra ju perserit dhe ne netet e tjera derisa ne ndergjegjen e tij ajo zuni vend si realitet.

Ana refuzoj avokatin, kishte idene e saj se e verteta nuk ka nevoje per mbrojtje artificiale. Kerkoi veç nje perkthyes te zotin pasi gjuhen e atij vendi nuk e zoteronte krejt mire, paraqiti dhe nje pretendim disi te çuditshem, ti sillnin djalin gjate zhvillimit te gjyqit.

Faktet per te vertetuar dyshimet e krimit mungonin por sensibilizimi maksimal i opinionit nga mediat kishte ba punen e vet ndaj çeshtja duhet te merrte fund vetem nepermjet vendimit te drejtesise.Salla qe e tejmbushur me gazetare, paparac e kureshtare.

Proçedura  kerkonte qe ne fillim te seances ajo te betohesh me pergjegjesi per vertetesine e deklarimeve. Ana  kete rit e realizoi ne nje forme te papare e mjaft prekese. Vendosi djalin para saj e me dy duart mbi koken e tij tha me za kumbues “betohem para Zotit e njerezimit, duke lane peng jeten e birit tim se sot ketu une them vetem te verteten”. Ra heshtja, pjestaret e trupit gjykues shikuan njeri tjetrin. Seanca me pyetje, pergjigje, spjegime e sqarime zgjati 6 ore, fjalen e fundit e dyshuara e mbajti plot patos çka ngjante si predikim ne nje vend kulti. Ajo filloi  keshtu: Kur deklarova kombesine time nga Shqiperia gjate gjith kohes ne hetusi, ne media e sot ne atmosferen e e kesaj salle rendoi mbi mue opinioni qe kjo ngjarje eshte nje krim i vertete. Dua te sqaroj ju dhe ma gjere, se ne shqiptaret pergjithesisht jemi nje komb me defekt gjenetik, mbartim ne dekada e shekuj nje mosperputhje te ndergjegjes me fatin tone, ashtu siç ndoll nganjeher faktori rrezus mes gjakut te nanes dhe foshnjes te porsalindur. Salla nuk po kuptonte filozofine e kesaj ligjerate. Ajo foli per fisnikerine, harmonine, mikpritjen e popullit shqiptar pastaj zuri ne goje konkretisht fatet e kobshme qe e kane ndjek kombin tone per gjate historise. Ato qene ugurzi e tragjik, çka kane ndikuar mbi opinionin e Europes per ne. Ligjerata e saj qe e gjate dhe bindese, pat efekte mjaft te forta ne ate salle. Trupi gjykues me ne fund i ndodhur para mungeses te provave per vertetesine e nje krimi vendosi unanimisht pafajsi, por meqe figura e Anes ne opinionin publik ka pesuar konsum te pariparueshem ju propozue zyres se emigracionit ekstradimi i saj per nga ka ardhe.

Rruga per ne aeroport kalonte prane vorrezave te qytetit, Anes i lindi obligimi per ti ba nderimin e merituar plakut bamires qe prehesh atje por nuk pat guximin te kerkonte  per te ndale makinen pasi mendoi xhestin e padurueshem te shoqerueses e cila do te konsideronte kerkesen e shqiptares si nje hipokrizi.

Gruas i rreshqiten dy kristale loti ato nuk rane fjolle si dikur kur qante per vogelushin e semure por humben ne disa rrugetira te ravizueme muajt e fundit posht syve e faqeve te saj.

Ne Rinas stjuardesha i dorzoi policise se aeroportit dosjen, Anen pasi e fotografuan e i moren gjurmet e gishtave e lane te lire. Ajo nuk kishte lek per te udhetuar deri ne qytet, ju lut shoferit te autobuzit i cili pasi e veshtroi nga koka te kembet e mori.

Me vogelushin per dore e cfilitur pa kurrfare mendimi dhe emocioni u drejtua ne shtepine e saj.Te dera  gjysem e hapur ishte ngjit nje lajmerim, mesuesi kishte nderruar jete, ai qe varrosur nje dite me pare. Brenda ne shtepi ishin disa gra te cilat u shokuan kur e pane te hynte ajo, nuk e pritshin, ndaj pandehen mos ishte fantazma e Anes, u tronditen, dolen me te shpejte pa u pershendete, mbeten aty veç dy hallat.

Te nesermen polici i lagjes, ky investigues instinktivisht bante detyren duke pyet banoret aty rreth nese mesuesi kishte vdek para apo pasi pat arrite gruaja e tij?