• Sot percillet per ne banesen e fundit Ndue Ukcama – Mjeshtër i Madh, Laurant i Çmimit të Republikës, i nderuar dy here me Çmimin Aleksander Moisiu, gazetar veteran gjysemshekullor i shtypit shqiptar , telekronist, regjisor e skenarist i Televizionit Publik Shqiptar, historian, shkrimtar, autor i dhjetra emisioneve e dokumetareve televizive, me disa libra monografik, veprimtar i shquar atdhetar, kulturor, shoqeror, etj.
Ndue Ukcama nderroi jete dje me 26 mars 2022 pas nje semundje te rende dhe nje nderhyrje kirurgjikale.
I paharruari Ndue UKCAMA, i lindur ne vitin 1941 ne Nikaj-Mertur te Tropojes, banues ne Tirane, ka ndrrue jete pas nje semundje te rende e operacioni te veshtire.
Pritja per Ngushellime per Familjen e te Afermit e Tij do te jete ne diten e sotme (26 mars 2022) dhe ne diten e neserme (27 mars 2022) ne Agjensine Funerale “IJA”. Rruga Kujtim Laro. Nr. 31. (ngjitur me Oxhakun) ne Tirane.
Percjellja mortore e Varrimi do te jete ne diten e neserme, me 27 Mars 2022, e diele, ora 14.0, ne Varrezat e Tufines ne Tiranes.
Botuesit e VOAL marrin pjesë në dhimbjen e pikëllimin për këtë humbje të rëndë dhe iu shprehin ngushëllimet familjes, miqve, të afërmve, admiruesve të shumtë të Ndue Ukcamës dhe veprës së tij të madhe, të pasur e të larmishme!
Gazeta Nacional u shprej ngushellimet me te thella famijes Ukcamaj