Shyhrete Kurti-Musa ka lindur më 1985 në Mitrovicë. Është diplomuar për formaci në Prishtinë.
Ka emigruar në moshen 21 vjeqare në Zvicer, ku martohet dhe lind 3 fëmijë. Jeton në kryeqytetin e kantonit të Valisit në Sion. Ka shkruar qysh në femijëri dhe lëvron me sukses poezinë dhe prozën. Ka fituar disa cmime letrare ne Kosovë. Është njohëse e gjuhës Shqipe, Frenge e Spanjolle.
PIROMANI
Ndjenja që nga vetja më nxjerr
Erdhi sot mallet i trazoj
Si një gotë e mbushur qajë
Duke përzier fundin me sheqer
tretjen e ëmbël pres ta ndjej
Pritja e shijës u bë ekstaz zemre
Sa herë fryn aj mallë i thellë
I djeg malet e shton liqenet
Shpirtit flatrat ja përpëlit
Ndizet nga brenda një piroman
Tretjet për syrin asgjësohen
Po në shije nuk tjetërsohen
Rreth aortes krater vullkani
Mbetën gjurmët e asaj kohe
Piromani dashuron zjarrin
E me zjarrin sërish përvëlohet…
ENIGMË
Jam fjalëkryqi yt
Ç’të bësh?
Të hyj dhe në hakë
Ç’të bëj?
Dhe në ty gjej enigma
nuk arrij ti zgjedhë sot!
Ç’të bëj?
Prit mendohu sa të kalojnë mote
diku,
dikur,
do të bie në mënd
kur rrahjet gjoksit i shpeshtohen
frymëmarrjet fillojn ngushtohen
gjumin e natës djallit ja falë
ditën se kupton si nuk shkon mbarë
mendja flutura më nuk të qëndis
enigmës sime bingo do i trokitsh!
DËSHIROJ
Dëshiroj të të them të dua
Të marrë në krahë
Të pi ujë në qukat tua
Dëshiroj të të shohë në sy
E të shohë sa jam e gëzuar
Dëshiroj të ta mbajë doren
Bashkë me ty të shijoj motet
Dëshiroj të jem aty
Ti zhvesh ëndrrat në prani të hënës
Dëshiroj ti ndjej frymëmarrjet
Ta dëgjoj pulsin
E ti ndez zjarret…
Dëshiroj të bëhem dallgë
E të prehem te trupi ytë
Dëshiroj të jesh me mua ngrohje shpirtit me i dhuru…
Dëshiroj e di
Sa dëshir ke ti?
BORA
Tash një vit që nuk jemi pa
s’të kam shkelë
e s’më ke rrahë.
Grushtë në dorë nuk të kam mbajtë
mbi kokë time nuk ke rrahë!
Përmbi ty nuk kam rrëshqit na u bë tash një vit…
Kam pas frikë se më je hidhëru,
e këtë vit s’ke mem taku!
I ftohti yt shërim për shpirt
pa mangësi ky shtati yt….
Lozim s’bashku si dy fëmij
ti më ftohë e unë të shkrij.
Dhe në shtrat të sëmurë m’dërgon
Çfarë të bëj pa ty s’bëj dot
prapë kur zgjohem tek ti vijë
të të ha,
A të të prek?
Në çdo mënyrë unë ty të shkrijë…
Eja bjer mbi çatin time
bahqen time rrihe fortë,
nuk të prekë as nuk të shkelë
nga dritarja do të shikoj.
Rri më gjatë se do të kujtojë
a kupton se të dashuroj?
Të kam prit vitin që shkoj
në spektakel në dhjetor
Kapricioze je moj borë
vjen tek unë kur qejfi të dojë…
Dashuri kësaj a i thonë?
Një herë në vit vjen më takon.
Bie qetë,butë e bardhë
si kapelë mbi çdo tullac…
Mbi çatia kur rëndon
Gëzohem shumë them do të rroj…
Ky litari i gjatë mes nesh
as su këput, as su tërheq…
U “mësova” tash me ty
një herë në vit të të shoh me sy
po t’gëzoj tash që ke ardh
ditë e bardhë në kalendar…
DARDHA E PLAKUT
Qdo mëngjes merr shporten plaku dardhes ëmbel i ofrohet
I buzëqesh nuri e dredh mustaqet
Dhëmbët e mbetur i xiglohen
Pjeku dardh
pjeku mirë
po të pres me shumë dëshirë
smendon plaku se ka të tjerë
që e hanë dardhen në rrem pa u pjekë !
Brenda krimbi ish ngopë mirë
gjersa plaku e shihte në lisë
prit o plakë edhe naj ditë
İ këputet bishti e mbledhë më mirë .
Viti tjetër kur të mbërrij
mos prit dardha të zverdhij
del ndonjë tjetër që han më mirë
Të mbetet fyti duke u zvarranik…
NË TRENIN TIM
Në shëtitore
vetëm unë dhe shpirti im bredhnim
Jo si bredhacak
po kërkonim një çik armëpushim!
Nuk gjenim strehim të një hije peme mungonte dhe burimi të pijmë një gëllënk për etje
po bredhnim të hidhruar pa bërë dy fjalë kryq
Na hodhi era lartë e poshtë
pa ndonjë sqarim
Na tundi e na shkundi
të etur e plotë mëri
na hodhi kokëulur
tek burimi i një kroi të mirë …
E shuajtëm etjen e morēm hijen
ndër ato pemët me qershi në degë
I thashë shpirtit
fali të gjithë mëkatarët
ti lirojm nga zemërimi e hakmarrjet
Do krijojmë hapsira të reja në hektare anë e mbanë
do falim veç dashuri në trenin e rradhës sonë
U pajtua shpirti
falëm dashuri
atyre zemra të vetmuara
që t’kurreshin në vetmi…
Falni o njerëz
të mjerët mëkatar
Ka të tjerë që presin dashurin me pa!
Në trenin tim të radhës do udhëtoj me njerz të rinjë
tani të gjithë janë të pafajshëm
ende gurë në këpuc s’më ka hy
Edhe po u bën shkëmbinj
sërish do të falë
nuk duron kurrizi imë peshë të renda me vete të bartë…
Në rrugtimet e radhës
do udhëtojn të gjithë ata që janë shkruar
Në stacionet e ndryshme ka dhe zbritje hyrje për tu pranuar
I duam dhe ata që ikin
me vete u japim kujtime ..
atyre që do vijn ju urojm dashuri plotë bindje
deri ku udhëtimet së bashku do i bëjmë nuk e di
Aq gjatë sa do jetë
më besoni do falë dashuri
Ndoshta nga treni im
jam ajo që do zbres
në stacionin e radhes më presin miqtë e mi meleq
ju falenderoj o miqë
Ishit pjes e elitës së madhe
Udhëtimi im ndërroi vagon
më presin në gjykaten finale….
DY ZOGJ
Jan dy zogjë
Dy këngëtar,
I knojn zemres pa asnjë fjalë
Dhe shikimet i kan me halë
Po shikohen plotë krenar,
Njëri ciu tjetri ci
Nuk arrijn të gjejn ujdi
Shumë po duhen e smund ta thonë
Se ç’na gjeti me dy kokfortë
Shumë po dua ti ndihmoj
Nuk gjej rrugë si ti pajtoj
Koha vetë o le ta thotë
A je vlejti të jesh kokëfortë…?
NË DASMËN TIME TË FUNDIT
Dëshir të fundit kam
Të ju shohë më parë
Ata që ikën,
Humbën,
Ata që mbetën pranë!
Më vini të buzëqeshur
Si në dasmat martesore
Ti kujtojm të dikurshmet
Më të bukurat mote
Vishuni në ylber
Më bëni ta ndjej jetën
Mos I ngyrsni vetullat
Sytë të mos ma ndjejn trishtimin
O dasmorët e mi më vini të hareshëm
Se zemra mos ma ndjen
E fillon të hamendet….
Sot po iku nuse
Në botën e ëndrrave
Më hidhni një grushtë dhe secili me radhë…
Lamtumirën mos ma e jepni
Se do ndjehem e lënduar
Më thoni mirupafshim
Në botën e amshuar!
Do iku unë më parë
Por ta dini se ju kamë falë
Te porta e asaj bote do ju pres pa karar….
UNË DHE GOTA
Me gotën që kam përball
Qaj shumë halle e derdh lotë plotë mallë
Gëzuar I them për ne
Syrin gotës ja shkrep
E qeshem kur tek dhembja
Tema e vjetër sërish vjen
Shikojm rrotull mos dëgjohemi
E për të krisur na përgojojn
Gota më thotë mos u shqetëso
Sjam e mbushur me alkool
Gëzuar sërish I them
Qenkam esëll e jo e pirë
Do nxjerr dhembjen mbi tavolinë
Thikë në zemër do i bi
Mos të rrojë as edhe një natë….
Sërish qeshem…ahahahah
Është e madhe kjo pikë e vogël
E vogël për gjithë sytë e botës
Humnerë për shpirtin tim
Ska armë që e shkrin
Përbrenda më çjerr të gjithën
Nga jashtë më bën të qesh!
Të ëmbëla dhe qershit I shohim
Pa e hapur qershin krimbin nuk gjejmë…
NË BUZËT E SAJ
Në buzët e saj ka zënë vend
Qershi me morito
Në buzët e saj pushon deti
Nga sipër rrezon dielli
Në buzët e saj shkrihet krypa
Në panxhar shëndrron gëlltitjet
Ajo gëlltin ujin
Unë përtypem
Më vjen ëmbël se ndjej as kripen
Ajo ngroh më fortë se dielli
Kur më shikon me sy skyfteri
Vrimë në zemer më ka ba
Fidani i saj tash u rrit është bërë tra
Në buzët e saj qel dhe trëndafili
Përendon hëna e lind dielli
Dëshiroj të bëhem barkë
të lundroj në buzët e saja
Dallgët e detit të më bëhen lagështia e buzëve të njoma
Të valvitem si flamur
në fjalët nektar nga buzët e saj
Në buzët e saj të bie martir
Të tretëm të shkrihem e të bëhem llavë….
LULET
Shi vjeshte apo acar dimri
Në diellin e stinës verore
I mungon çdo lulje kapela e bardh prej bore
Të vyshkura me petale të rëna në tokë
Dekor I trishtë e jo konfeti
Që gëzojn në festë dasmort
E për mua u bë hi për sy….
E përulur qëndroj para jush
Nuk kërkuat po kështu u ndjeva
E qaj hallin tash për ju
Bukurin na e puthi era
Në një kohë më normale
Aromen në shqisa do e ndjeja
Do kaloja afër jush
e veq me sy do ju prekja
Mëkat i brisht është me ju vyshk
Se pa ju ska shije vera….
Po të kisha një shkop magjik
Të përjetshme do ju bëja…
Kështu a thoni dhe ju për mua?
Kur të tretëm
Të më kapërdij toka
Apo të gjithë jem shi e breshër
Në sytë e tuaj si diellë plotë rreze…
Këmbë e imja nuk shkel mbi ju
Dhe kur të krysem e të ec me shkop
Po ju lë një amanet
mbini sipër varrit timë
Aty sipër vinë dhe bletët
melodi në sfond të heshtjës
shijojn nektarin e çdo lulje
e unë përbrenda jetojë në heshtje
Si mbretresh me aromë lule vere….
TRE YJET E ZEMRËS
Ju dua
Mos më harroni kur sdo jem më
Mos më kërkoni në qiell të hapur
Sdo jem atje
Mos më kujtoni me gjësende të imta
Se shumë dashuri ju dhashë
Më kërkoni nga aty ku filloj e gjitha
Brenda zemrës tuaj jam!
Bëjeni zemren ti ndjej kujtimet
Dashuri pafund unë jam
Ju kamë dashur e vazhdoj të ju dua
Dhe pse në jetë tani nuk jam…
Po e ndjet zemren tek ligshtohet
Lotët fillojn të derdhen si krua
Mungesa e Nanës fillon të ndjehët
Mbane zemrën me dy duar
Jam aty për të ju dashuruar
Dy sy zinjë e një sy shkruar
Mos besoni se kam vdek
Vendbanimin veç kam ndryshuar
Më kujtoni me plotë jetë
Ju për mua jeni yje të pashuar!
Adresa ime tani është kjo;
Trupi vdiç,
dashuria për të mos u shuar…
Të rroni ju me plotë jetë
me dashurin time të çmuar…
ZHGËNJIM E SHPRESË
Peshën e zhgënjimit cili nga ne
do e tërheq zvarrë
Lotët e zhgënjimit ska kararë që do ti matë
Plagët e zhgënjimit nuk ka barrë që i kuron
Le ta pyesim kohën si do lozë me ne më vonë…
Dëshiroj të vishem me garderob vetëbesimi
Le të qajë kush të dojë
e plagëve krip deti të ju hedhë sipër
Dua ta mbushë kupēn time
Me dashuri e lotë gëzimi
Kam ca gëllënka për të gjithë ju
Po e deshët shpresën e shpëtimit…
Ji i drejt e falë dashuri
Përher do marrësh dëmshpërblimin…