Gazeta Nacional Albania

NË 6- VJETORIN E NDARJES NGA JETA TË POETIT BAJAZIT CAHANI. Nga Petrit Palushi

Në 6- vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit BAJAZIT CAHANI, poet antikonformist qysh me librin e parë “Në pritje” (1972)
BAJO, sic i thirrnim miqësisht Bajazit Cahanit, poetit të njohur të këtyre trevave, u nda prej jete 6 vit ma parë, ditën e fundit të tetorit të 2015-s.
Jeta ka tekat e veta, sa të duket se ma shumë hapësirë ka vdekja se jeta.
Prandaj poeti i njoftun, Bajazit Cahani do këmbëngulte:
“Varrin e kam në Majën e Pashtrikut”, bash në visin e vet epik dhe lirik, peizazhin e të cilit e krijoi me mjaft dashuni e plot ledhatime.
Poet tekanjoz, bohem, antikonformist qysh me librin e parë “Në pritje” (1972), vazhdimisht në kërkim të lirisë, që shkruante rrallë e rrallë, si të priste muzën të vinte kur i duhej.
I vlerësuar dhe jo, shpesh i anashkaluar, megjithatë e la dritën e vet poetike dhe shpresoj se në një ditë të kthjellët, mendjet e qeta të letërsisë do ia japin vendin e merituar.