Gazeta Nacional Albania

Në dritën e saj…  Poezi nga Juljana Mehmeti (Durrës, Shqipëri)

Juljana Mehmeti ka lindur në qytetin e Durrësit.

Qysh në moshë të herët u apasionua pas artit të shkruar, kryesisht poezisë, gjini që në vitet më pas do e shndërronte në lajmotiv jete dhe  mendësi për të shprehur idetë, vizionin dhe metafizikën, si këndvështrim nga përtej koshienca, por dhe si përsosje e tejkalim të vetë sugjestionit që rrethon botën njerëzore.

Librit i parë “Soft Poesie“ është publikuar në italisht dhe tërhoqi vëmendjen e kritikës letrare italiane e botuesve, jo vetëm për stlistikën e veçantë, por dhe për gjetjet, gjuhën e përdorur, mesazhin filozofik dhe për më tepër të rrymave përshkuese nga ai hermetik deri në surrealizëm.

Libri i dytë vjen nga fusha e përkthimit me titull ”Vramendje”

(Rimugino”) i autorit italian Alessandro Ferruccio Marcucci Pinoli, i cili do përbënte eksperiencën e parë në këtë drejtim, por do përforconte dhe idenë e saj të kahershme për  përnjohjen dhe sjelljen në shqip të autorëve të njohur italianë.

Vëllimi poetik “Tejkalim“ është botimi më i tretë, i cili vjen me tedenca të reja në letërsinë shqiptare, drejt postmodernizimit e mendimit universal, nga ato të  rrymave eksperimentale deri tek absurdi. Publikimi në revista të ndryshme dhe Antologji Ndërkombëtare do sillte dhe vëllimin poetik “ In His light” anglisht version, të publikuar nga Dremer Press në Holandë me përkthim nga Arben Hoti, vëllim ky që do hapte tjetër prespektivë dhe do e njihtë artin e saj poetik në mbarë Letërsinë Ndërkombëtare..

Lamaste është tjetër vëllim poetik i publikuar në Itali nga Shtëpia Botuese “Libri Di Versi in Diversi Libri”  (Edicioni 2019-2020)

Aktualisht jeton e punon në Ankona, Itali.

 

 

 

Tinguj epokash

në melodi vazhdimësie,

zgjuar në vizione

e kështjellash antike,

që mbretërojnë legjendash

mes ngyrash mistike

në nuanca fluide

rrugicës bardhë,

që gjymtyrët zgjat larg…

 

Aroma të shpërndara myshqesh

…dhe zogj shtegëtarë në ikje,

që fluturojne lart …

e rrëzohen papritur,

si një vello e mëndafshtë

në frymëmarrje ere,

që hap porta qiellore

prizmit shpirt në përthyerje.

 

Shëtit dhomave Kleopatra …

ditës më të zbehtë, vjeshtës,

ku kohët deshifrojnë hieroglife…

dhe kode…

pasqyruar në mure të lagështa,

me imazhin e saj…

 

Trokitje hapash të largëta, zgjojnë ofshama

në pyje të heshtura

zhveshur mëkatesh …

 

E padukshmja endet shtjellash të trishta

botës pakuptimësi,

ku iluzioni humbet

hapësirës pa zë…

Ndalet pragut harresë

të mjegullës argjend.

Mbështjell ajrin e mbrëmjes

të sapo rënë ..

Ngjitet lart

poltronit Andromedë

në dhoma kujtese

zbehur nga nata ,

e fiket

në dritën e saj…

 

 

 

 

Jam,

pjesë e universit pa mbarim

grimcë e hedhur në paralele të përthyera,

të asaj bote që vishet ngjyrimit dritë

e zhytet memories errëti sërish,

kuptimit të egzistencës në kufijtë e jetës

nëndijes së ardhur nga fjalë të pashprehura,

brendësi

e atij vizioni që në të kaltër më vesh,

përjetësi

e krijuesit që bashkoi trup e shpirt

në bekime engjëjsh

gjurmëve të gjakut dhe dhimbjes kryq.

 

Fluturim i ngritur hirit të vet

në kurme të harruara legjendave të shkuara

shenjtëruar kohës së trazimeve të mëdha,

të detit dhe veriut

në kërkim të syve që veshin blerimin

hapësirave të reja

kufijve më të fundit

endur përtejbote

rrëzuar e ngritur

në të tjerë hapa

pafundësisë ripërtëritur.

 

Kulme te reja prekin lartësitë

zemër e mendje

përulur tempullit,

që ngre ura të padukshme

vështrimit drejt të plotfuqishmit

e duar në përshpirtje

fjalëve që shkojnë me erën

e kthehen me stinët,

fragment i vazhdimësisë

lindur frymës së qiellit;

Namastè!

 

 

 

 

 

Një çast… dhe ngjyrat fiken

Ajri mbetet varur ndër kapakë sysh

Akujt ftohtësi depërtojnë kurmit.

Errësira shtrin krahët ngadalë

në një tis të hollë …,

ku gjithçka tretet ..

…në pafundësinë e qenies.

 

Format në mjegull

shkrihen papritur…

Deformohen rrugëtimit..

rishfaqen e zhduken…

 

Përhumbje e ëmbël..

në hapësira boshe të pavetëdijes …,

misterit

dhe të pathënës

kufirit të fundit,

ku dihatja drithëruar

shpirtin shtegëtar mbështjell…

Imazhi tjetërsuar,

vegim i zbehtë drite në shuarje

zëra të largët,

pasthirrmë e harruar.

 

Në pasqyrë universi projektohet shpirti

përthyer rrathëve të padukshëm

yjesh reflektim.

Përshfaqur në sekuenca vazhdimësie…

Dashurive rilindur

dhe dëshirash mëkatim

… në tejkalim të vetvetes

nëpër natë

me të vetmin kujtim.

 

Endemi,

mes asgjësë dhe pafundësisë

gjuhë gjurmësh të shkuara

grimca në përjetësi

… gjithmonë e më larg

për të kuptuar kufijtë…

 

 

 

Zgjohu!

U dogjën kohërat

edhe legjendat

me feniksat e humbur.

Pluhuri mbuloi epokat

erërat e reja nuk fryjnë askund.

Ca relike të vjetra kanë mbetur shenjë

e intrigave të vetëdijes

kacafytjes së  mendimeve

në një gjumë  të lodhur

ëndrrash pa zgjim.

 

Zgjohu!

Perëndite zvëndësohen  nga tre Moire kokëforta

dhe më nuk mund të jesh;

as Klote,  as Akesi apo e vjetra Atopo

që fatin e njeriut në fije tendosin dhe e presin me gërshërë

për të qepur format e fundit gri

veshjes së përhimtë në  vdekje.

 

Zgjohu

me forcën e Zeusit

të drejtosh ekuilibrin e botës.

 

 

 

Mërkuri ndriçon sonte galaktikës

mendime të harlisura pa asnjë gravitet

Hënës i mbetet një buzëqeshje e fshehur mistereve

tek kujtoj

nëse isha shi apo erë

në zbritje

deti vazhdon të mërmërijë lutjet e sirenave

ngatërruar ndër vite

ethe përplasjesh me valët e pabindura

që ikin e vijnë

rërës së ftohtë përzier ndër gishta

pikëzuar lot

etje dhe kripë…

 

Vërtitem hapësirës time në kërkim

“flakëza e ndezur diku do jetë”

errësira vishet me të bardha resh

duke ëndërruar zgjimin e dritës

në një cep të humbur

dritëhije mendimesh

në rrugë qiejsh,

që ndoshta agu do i sjellë

me buzëqeshje të fshehura jete.

@ julja

 

 

 

 

Toka ndër këmbë digjet

e ajri mbytës bëhet përreth

qielli përmbushet me re pësherëtimash

lotë derti derdhin mbi ne,

arenë betejash

portave të gurta

perde që fshehin kështjellat memorie

rrethimet kufizojnë kufijtë e diellit

pak dritë,

për të shquar ditën që çel.

 

Madhështia shfaqet vegimeve të humbura

shkëlqim që rrënjët zhyt në mëkat

fije pas fije depërton errësirës

të rritë filizat edhe më lart,

ngritur pleksjes së tij herezi

detrave, ku trupin le peng

e vala e zezë i nxjerr në një breg,

urave, ku trenat shkojnë me furi

degëzimeve të hekurta fatit harrim.

 

Me zjarr shkrepëtimash,

flakë shkrumbuese

djajtë , ferrin kanë braktisur,

titanë që zgjohen, kurmeve dhe shpirtit

një botë të tërë zhytin në kaos,

e vozit shpresën në turbullirë Noe

se tjetër jetë nesër do vijë

të fundit ditë, të humbjes njeri

ndoshta e rigjen

mëshirës së tij!