Skifter Këlliçi, është shkrimtar, gazetar sportiv dhe personazh radioteleviziv shqiptar. Shkrimet e para sportive ai i nisi ne gusht te vitit 1954 në gazetën “Sporti Popullor”, kur ishte vetëm 16 vjeç paramaturant, për t’i vazhduar më pas po në këtë e gazete, dhe nga viti 1958 edhe në gazetën “Zëri i Rinisë” me shkrime kushtuar veprimtarive sportive ndërkombëtare, si Kampionati Botëror i Futbollit, i zhvilluar atë vit në Suedi, Olimpiada e Romës,(1960) dhe veprimtari të tjera kombëtare …
Jeta dhe puna
Skifter Këlliçi, lindi më 17 janar 1938 në Tiranë, ku mbaroi studimet në shkollën e mesme në vitin 1955. Në vitin 1959, ai u diplomua në Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe filloi punën si gazetar dhe komentator sportiv në Radio Tirana së bashku me Anton Mazreun, “babain” e gazetarisë sportive radiofonike dhe Ismet Bellovën. Këlliçi është pionier i një emisioni shumë të njohur radiofonik, të quajtur “Rubrika sportive”, (1960), ku pasqyroheshin ngjarjet sportive të fundjavës.
Më pas, në vitin 1970 Këlliçi do të niste të njëjtin emision në Televizionin Shqiptar, duke u bërë kështu komentatori i parë e këtij emisioni që vazhdon edhe sot, por me disa ndërprerje, sepse për prirjet e tij të quajtura “moderniste” në komentimet e ndeshjeve të futbollit dhe drejtimin e “Rubrikës Sportive” në TVSH, të ngjashme me ato të komentatorëve italianë, u bë i papëlqyeshëm, madje drejtpërsërdrejti edhe nga Ramiz Alia, kreu i kupolës komuniste.
Në vitin 1972 me propozimin e Këlliçit TVSH-ja nisi një epokë të re – transmetimin e veprimtarive sportive ndërkomëtare nga kanale televizive të huaja, komentet të cilave i bënte gjithashu ai vetë. Zoëtrues i rusishtes,që nga viti1956 ai nisi të njihej me ngjarjet më të mëdha sportive nga leximi i shtypit sportiv sovjetik dhe me zotërimin edhe të italishtes në fund të viteve 50-të të shekullit të kaluar, edhe me ngjarje sportive nga prorgramet radifonike dhe më pas televizive të RAI-t.
Këlliçi është i suksesshëm edhe si shkrimtar.
Ndër romanet e tij më të mirë kanë qenë ato me motive historike si “Atentat ne Paris”, (1978) i cili u ribotua me ripunime në vitin 2011), “Vrasës me duar te bardha”, (1991), kushtuar vrasjes së atdhetarit të njohur Th.Germenji nga Sigurimi i Ushtrisë Franceze, (1917). Në vitin 2010 Këlliçi botoi romanin “Shtatori i gjëmës së madhe” (2010), botuar edhe Amerkë më 2021 nën titullin “Disastrous September”, dhe përkthyer nga Carrie Hooper. Ky roman trajton aktet terroriste të 11 shtatorit të vi tit 2001 mbi Kullat Binjake në Nju Jork, ku ndër 3000 viktimat e tij, përfshiheshin edhe tre shqiptaro-amerikanë, të personifikuar në roman. Por duhet të vemë në dukje se Skifter Këlliçi ështe edhe i pari shkrimtar shqiptar që ka trajtuar në disa vepra me nivel profesional temem e sportive në letërsinë tonë artistike.
Po përmendim disa prej tyre:
Vëllime me tregime: “Një ndodhi në stadium,(1968), “Shkallët e murrme”, (1969), novelë: “Në tokë të huaj”, (1969),romane: “Shpërthimi”,(1983, ekranizuar nga Kinostudioja “Shqipëria e Re” nën titullin “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, (skenari, G.Erebara, S. Këlli$i, 1987)), “Tirana dy orë para dënimit”, (1998), kushtuar përjashtimit të kësaj, pasojë e aktit të dhunshëm të dikaturës komuniste, nga kampionai i futbollit i sezonit 1966-1967.
Ndër punimet e tij si publicist dhe historian sportiv përmendim librin “Historia e futbollit, (1980), “Nga 2-3-5, në 4-4-2, vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike të futbollit shqiptar, (1930-1987)”,
Në vitin 1999 Skifter Këlliçi emigroi në Boston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht banon. Ai ka vazhduar të botojë në shtypin shqiptar, shkrime publistike, romane, si romani i fundit, “Një grua midis dy burrav” me temë amerikano-shqiptare, por edhe me temë sportive, siç është libri i ti j i fundit, botuar në viin 2021 me titull “Topi në nën pushtetin e tyre,(kujtime, analiza, dhe tregime sportive).