Gazeta Nacional Albania

Nga Garancia “Toyota Relax” tek pjesët origjinale nën çmim/ Sezon ofertash në “Toyota Albania – Alto shpk”

Eleganca, teknologjia e avancuar, performanca në drejtim dhe fortësia e kanë bërë markën Toyota automjetin nr.1 më të shitur në mbarë botën.

Gjatë vitit të shkuar, kompania japoneze raportoi për mbi 9.5 milionë, një rekord për tregun global të automjeteve.

Dhe një brand kaq i suksesshëm nuk mund të mungonte as në Shqipëri.

Gjigandi japonez i automjeteve vjen në vendin tonë përmes kompanisë “Toyota Albania – Alto Sh.p.k.”, përfaqësues zyrtar i vetëm për Shqipërinë.

LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

Filozofia e kompanisë bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve Test Drive, asistencë pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur dhe mbi të gjitha, “Toyota Albania – Alto Sh.p.k” është e vetmja kompani ne Shqipëri që ofron automjete me garanci 10 vjeçare.

Por mes shumë benefitesh, ajo që spikat tek “Toyota Albania-Alto Shpk” është edhe ”Servisi i autorizuar” nga kompania mëmë, ku klientit i ofrohet i njëjti shërbim dhe cilësi shërbimi si në çdo pikë tjetër “Toyota” në Europë.

Por “Toyota Albania – Alto Shpk” vjen edhe me një super-ofertë: Garancinë “Toyota Relax”. (https://www.toyotaalbania.al/al/article/toyota-relax/ )

Garancia “Toyota Relax” është një SHPËRBLIM PËR BESNIKËRINË TUAJ dhe po revolucionarizon mënyrën se si kujdesemi për automjetin tuaj në mënyrë që t’ju japë qetësi të plotë.

Si provë e cilësisë, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së makinave tona, Toyota ofron një garanci shtesë 12-mujore për automjetet Toyota nën 10 vjet të përdorura, pasi të keni kryer shërbimin periodik tek servisi i autorizuar.

Kur zgjidhni servisin Toyota për të kryer punimet në automjetin tuaj, do të merrni shërbim nga teknikë ekspertë si dhe pjesë këmbimi origjinale. Dhe ne do ta shpërblejmë besnikërinë tuaj me një garanci shtesë 12 muaj për pjesët origjinale dhe punën e kryer.

Toyota Relax është një garanci e cila zgjatet deri në shërbimin tuaj periodik të ardhshëm, sipas kilometrave, apo viteve (cilado të arrihet e para).

E zbatueshme për automjetet pas periudhës së garancisë së prodhuesit dhe që janë nën 10 vjet dhe më pak se 185.000 km.

Klikoni KËTU (https://www.toyotaalbania.al/content/articles/relax.pdf) për të mësuar kushtet specifike të garancisë “Toyota Relax”.

Ndërkohë, ofertat speciale nuk mbarojnë këtu.
Disqe alumini Toyota 18″, nga 46.000 Lekë tani mund ti bëni tuajat për vetëm 34.700 Lekë për copë.

Disqe alumini Toyota 15″, nga 34.000 Lekë në 25.200 Lekë për copë.

Disqe alumini Toyota 16″, nga 39.000 Lekë në 29.200 Lekë për copë.

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
Cel: 0686062830
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5
Web: www.toyotaalbania.al