LE TOUR DU MONDE EN 80 LIVRE-RRETH BOTËS NË 80 LIBRA
MBRESA NGA SALLONI I LIBRIT NË LYON TË FRANCËS
« Salloni i librit që u hap më 23 shtator 2023 në Lyon të Francës, u pagëzua me këtë emër nga vepra e njohur “Le Tour du monde en quatre-vingts” (1873) e shkrimtarit të shquar francez, Jules Verne (1828-1905), autor i disa romaneve aventureske ku pasqyrohen sukseset shkencore të shekullit XIX. »
“Le tour du monde en 80 livre” (Rreth botës në 80 libra). Ky ishte titulli i “Salon du livre” (Salloni i librit) që u hap më 23 shtator 2023 në Lyon të Francës. U pagëzua me këtë emër nga vepra e njohur “Le Tour du monde en quatre-vingts” (1873) e shkrimtarit të shquar francez, Jules Verne (1828-1905), autor i disa romaneve aventureske ku pasqyrohen sukseset shkencore të shekullit XIX. Në shekullin e 19-të, Jules Verne (Zhyl Verni) u ofroi lexuesve një udhëtim nëpër botë në 80 ditë. Frymëzuar nga ky shkrimtar, Alliance Française de Lyon (Aleanca Franceze e Lyonit) me president Jean-Charles Ovise, në bashkëpunim me Union des Ecrivains Rhône-Alpes me president Jacques Bruyas organizoi në ambientet e saj një turne botëror në 80 libra ku morën pjesë më shumë se 60 autorë dhe 15 botues rajonalë si, MaBoza DoMiNo, Héraclite et Xodus, etj. Në këtë sallon të mrekullueshëm u prezantuan vepra të të gjitha gjinive letrare (poezi, prozë, drama, studime letrare dhe historike), por edhe botime të reja nga krijues të njohur në Lyon, siç ishte numri i ri i librit dymujor “Zavator” ose “Bonnier et Bonnier” nga Hélène Perraud-Boussouar. Ky Panair u hap nga ora 10:00 deri në orën 18:00 ku morën pjesë këta autorë: Kate Mc Alistair, Nicole Provence, Pierre Bertin, Dominique Bragard, Alister Vaughan, Domar Idrissi, Aïcha Vesin Chérif, Victor Bratovic, Sandrine Bauer, Claudio Colangelo, Jeff Sestier, Elyane Bruyas, Nadia Lakehal, Maria Angelle, Josette Ascensio, Claude Secondi, Maurice Revelli, Amar Dib, Jean Etèvenaux, Raymond-Pierre Communod; Christian Bellegueulle, Jhy Cheng Wu, Pierre-Paul Stern, Thierry Renard, Michel Godet, André Blanc, Yves Maciocia, Jacques Biard, Lydia Mirdjanian, Cheick Oumar Kanté, Didier Langlois, Martine Chifflot, Laurence Fischer, Michelle Buisson, Jean-Luc Plasse, Pierre Lacôte, Rina Cela Grasset, Dominique Gardin, Isabelle Moulin, Tay Keolouangkhot, Naguib Al Noufeza, Anny Blaise, Antonio Gomez Montejano, Bernard Soupre, Bruno Papet, Catherine Ivanoff, Nicole Gonthier, Ramadan Dan Bozhlani, Éric Pommet, Gilbert Lainé, Robert Goubet, Françoise Missilier, Jean-Paul Gabarre, Ekanga Shungu, Sandrine d’Ambrosio, Denis Daul, Mohamed El Amraoui, Dimitri Porcu, Janie Argoud, Jean- Jacques Nuel, Aline Novarino- Pothier, Éric Mangin, Sophie Muffat-Méridol, Gilbert Lainé, Michel Béatrix, Nadim Ghodbane, Gilles Thévenon, Alfred Carayol, Maryse Carayol, Lilas Chellit dhe Angel Farell. Autorët nënshkruan veprat e tyre dhe botuesit prezantuan koleksionet dhe katalogët e tyre.
TAKIME DHE BISEDA MIQËSORE ME PERSONALITETE LIONEZË
Gjatë këtij takimi letrar, pata takime dhe biseda të ngrohta e miqësore me disa personalitete të njohura në Rajonin e Rhône-Alpes, një rajon në juglindje të Francës me tetë departamente (Ain, Ardéche, Drôme, Isére, Rhône, Savoie dhe Haute-Savoie) dhe metropolin e Lyonit. Ky rajon ka nxjerrë disa figura të shquara, disa prej të cilëve kanë kontribuar shumë edhe për çështjen shqiptare. Midis tyre spikat Justin Godart (1871-1956), deputet dhe senator i Rhône Alpes, disa herë Senator i Shtetit, Ministër i Shëndetësisë dhe së fundmi kryetar i Bashkisë së Lyonit. Veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes shqiptare e kam trajtuar në një artikull të botuar te “Nacional” në një reportazh të gjatë për Lyonin. Në këtë Sallon libri, u takova dhe bisedova me deputetin francez, Marc Fraysse, me presidentin e Alliance Française në Lyon, Jean-Charles Ovise; me shkrimtarin dhe presidentin e Unionit të Shkrimtarëve të Lyonit), Jacques Bruyas; me shkrimtaren dhe presidenten e “Salon des Poètes de Lyon” (Salloni i poetëve në Lyon), Maryse Cornet-Carayol dhe shkrimtarin dhe zv/presidentin e këtij Salloni Alfred Carayol; me shkrimtaren dhe botuesen e Éditions DoMiNo, Dominique Bragard; me përgjegjësin e aktiviteteve kulturore të Aleancës Franceze në Lyon, si dhe me shumë poetë, prozatorë dhe studiues të njohur në Rhone Alpes Averegne dhe më gjerë.
Presidenti i Aleancës Franceze:
Te Aleanca janë diplomuar shumë shqiptarë
Gjatë bisedës me presidentin e Alliance Française (Aleanca Franceze) në Lyon Z. Jean-Charles Ovise biseda u zhvillua jo vetëm rreth librit, por edhe rreth studentëve të shumtë shqiptarë që kanë marrë diplomën e gjuhës frënge te ky institucion i rendësishëm arsimor francez. Rrjeti Alliance Françaises ka më shumë se 800 degë në mbarë botën dhe këtë vit ka 140 vjetorin e krijimit të të parit prej këtyre institucioneve dhe themelimit të këtij rrjeti që përfaqëson OJQ-në e parë kryesore me interes arsimor. Degë të Aleancës Franceze gjenden edhe në Shqipëri (Tiranë, Durrës, Korçë), por edhe në Kosovë, ku kanë marrë diplomën e gjuhës frënge shumë studentë shqiptarë. “Të lexosh është të udhëtosh, të udhëtosh është të lexosh”, shkroi Victor Hugo, kështu që Aleanca Française e Lyonit përmes organizimit të Salon du livre, kushtuar letërsisë dhe udhëtimeve në gjuhën frënge dëshiron të japë të gjitha garancitë.
Një foto me deputetin e Lyonit, Z. Marc Fraysse
Interesant ishte edhe takimi me deputetin e Lyonit në legjislaturën e dhjetë Z. Marc Fraysse . Ai ka shkruar edhe librat La fierté d’être Français (Krenaria për të qenë francez), Quoi de neuf ? (Çfarë ka të re?), De Gaulle! Vingt ans après plaquette de présentation (De Gol! Broshura e prezantimit njëzet vjet më vonë). Ai ka lindur më 22 janar 1949 në qytetin e Lyonit.
Një libër me autograf nga kryetari i Unionit të Shkrimtarëve në Lyon
Mjaft mbreslënës ishte edhe takimi me Presidentin e Unionit të Shkrimtarëve të Lyonit (Union des Ecrivains Rhône-Alpes (UERA), Z. Jacques Bruyas (presidenti i UERA që nga viti 2012). Jacques Bruyas është ndër letrarët më të shquar në Lyon. Ai është shkrimtar dhe dramaturg i madh. Autor i mbi 40 librave të gjinive të ndryshme letrare (romane dhe pjesë dramatike) si dhe i 8 volumeve të “Theatre” (Éditeur: Maboza DoMiNo). Si president i Shkrimtarëve të Lyonit ai po bën një punë të shkëlqyer për promovimin e Lionit dhe të autorëve rajonalë. Vepra e tij letrare meriton të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Është babai i inspektorit Bonnier, të cilin e solli mbi 40 vjet më parë. E shkruar në vitin 1979, Le Patriote Beaujolais e botoi atë në formën e episodeve, ndërsa Jacques Bruyas atëherë ishte përgjegjës për faqet kulturore. Vepra e plotë, botuar nga Editions du Fleuve në 1981 me parathënie nga Georges Simenon, ishte një sukses me më shumë se 15,000 kopje të shitura. Në vitin 2014, një botues ofroi të ribotonte titullin, përpara se të nxiste autorin të shkruante vazhdimin. Jacques Bruyas iu bashkua disa bashkautorëve për të shkruar vepra kolektive, aventura që vazhdon nëpër vëllime të shumta. Ai vetë mori përsëri stilolapsin e tij për të shkruar intriga të reja përpara se autorët nga UERA të merrnin karakterin e inspektorit të Lionit, si Bonnier and the Exquisite Corpse, vepra më e fundit kolektive deri më tani, e nënshkruar nga rreth 20 autorë rajonalë, e shkruar në pranverë 2020. “Çdo shkrimtar shkruan një kapitull”, specifikon Dominique Bragard, bashkëautor i këtij romani. Kjo e fundit i ka kushtuar edhe një libër mikut të saj, “Le cirque Bruyas”, botim i DoMiNo të cilin e drejton edhe ajo. Shumë i popullarizuar nga fansat e trillimeve kriminale, seriali Bonnier ka marrë çmime të shumta, si çmimi Eugène-Sue, i cili nderon një vepër të plotë letrare ose një roman, si dhe çmimi Gaston-Leroux dhe çmimi Locard, i dhënë nga një klub i përbërë nga oficerë policie skoceze në pension dhe avokatë britanikë. Një faqe “Bonnier Community” në Facebook i dedikohet Bonnier. Disa nga librat që Jacques Bruyas, ka shkruar janë: le cirque de la vie (Editions DoMiNo), La bleue (Editions DoMiNo, 2023), Bonnier et le mystere swedenborg (Éditeur: Maboza DoMiNo , 2022), La dernière grimace (Éditeur: Maboza DoMiNo , 2022), Éditeur: Maboza Domino, 2022), Bonnier ne fait pas dans l’écossais (Éditeur: Maboza DoMiNo , 2021), Bonnier et l’etranger d’alger (Éditeur: Maboza DoMiNo , 2021), Bonnier et le danger de tanger (Éditeur: Maboza Domino, 2021), Bonnier et l’assassin de la rue nasser (Éditeur: Maboza DoMiNo , 2021), Bonnier prend “dattes” a tozeur, Éditeur : Maboza Domino, 2021), Bonnier en campagne (2021, Éditeur: Maboza DoMiNo , 2021), Bonnier et l’obel d’alep, Maboza DoMiNo , 2021), Larochetard (2014), Juliette Récamier (2009), La Côte d’Azur Mer, Montagne Patrimoine (2006), LE BEAUJOLAIS, L’homme aux bottes de glaise (2003) etj. Gjatë takimit dhe bisedës me të ai më dhuroi me autograf librin e tij të fundit me titull “La bleue” (Monolog teatral, Collection Drama), i botuar më 23 shkurt të këtij viti nga shtëpia e njohur botuese në Lyon, DoMiNo. Për tu njohur më mirë nga lexuesi shqiptar, ne ramë dakord që brenda një kohe të shkurtër të zhvillojmë një intervistë mbi jetën dhe veprat e tij letrare dhe opinionin e tij mbi letërsinë shqipe.
.
Me presidenten dhe zv/presidentin e Salon des Poètes de Lyon
Znj. Maryse Cornet-Carayol dhe Z. Alfred Carayol janë shkrimtarë të njohur në Lyon, por edhe drejtues të “Salon des Poètes de Lyon” (Salloni i Poetëve në Lyon) ku organizohen e zhvillohen aktivitete të shumta kulturore-letrare. Maryse është presidente e këtij Salloni dhe Alfredi zv/president. Gjithashtu ata janë autor edhe të disa librave të njohur, që janë pritur shumë mirë nga lexuesi, nga kritika letrare dhe nga mediat franceze, veçanërisht në Lyon. Nga librat e Marysse me poezi, veçohet “Ruisselet” (French Edition, 31 maj 2020° ku i këndon jetës, dashurisë dhe ndarjes.
Me shkrimtaren dhe botuen e Éditions DoMiNo
Dominique Bragard është një emër i njohur në fushën e letërsisë dhe të botimeve. Është autore e disa librave, ndërkohë është shumë e njohur edhe në fushën e botimeve në Lyon. Ajo drejton Éditons DoMiNo, e cila ka botuar shumë libra, të shkrimtarëve të njohur në Lyon dhe në Francë, por edhe nga vende të tjera. Preferenca të botimeve DoMiNo, janë librat në prozë dhe fushën e teatrit, veçanërisht libra triller, policesk dhe nga arti dramatik. Në Janar të vitit 2022, Éditions DoMiNo u nderua me Çmimin e madh Ionesco për teatrin e botuar. Ky çmim iu dha në Festivalin e Avignon ku kritikët, dramaturgët, regjisorët, aktorët dhe aktoret e dalluara mblidhen çdo vit, përpara hapjes zyrtare të Festivalit të Avignon, për të ndarë çmimet e tyre të mëdha për regji, aktrim, skena dhe muzikë. Éditions DoMiNo ka botuar edhe 8 volumet e Theatre të shkruar nga Jacques Bruyas, ndërkohë ka botuar edhe shumë libra të këtij shkrimtari shumë të njohur në Lyon dhe në Francë. Në këtë Shtëpi Botuese mund të botojnë edhe prozatorë dhe dramaturgë shqiptarë, nëse plotësojnë kriteret e e kërkuara nga botuesi.
RAMADAN BOZHLANI, POETI SHQIPTAR NË SALON DU LIVRE NË LYON
Në këtë sallon libri ishin të ftuar edhe dy krijues të njohur shqiptarë me banim në Lyon; përkthyesja dhe autorja e katër librave në frëngjisht, Rina Çela-Grasset nga Elbasani dhe poeti e shkrimtari nga Kosova, Ramadan Dan Bozhlani. Për arësye familjare Rina nuk mori pjesë, ndërkohë me Ramadanin zhvillova një bisedë të gjatë, ku u njoha me jetën dhe veprimtarinë e tij letrare. Ramadani u prezantua me librin e tij në frëngjisht “Je m’apelle humain”, i botuar në 2020 në Paris nga L’Esprit du Temps. “Je m’apelle humain” ka qenë një projekt poetik, ku i ka dhënë poezisë së ilustruar përmasa të pikturës. Malvina Bara i ka ilustruar poezitë e tij. Këto poezi janë ekspozuar në 14 vende në Lyon: te Bashkia 8 dhe 9, Universiteti Lyon 1, në salla të ekspozimit, kafateri etj. Në hapjen e këtyre ekspozitave është lexuar poezia kryesore “Unë quhem njeri” në shumë gjuhë nën shoqërimin e violinës. Po ashtu, në kuadër të një ekspozite kolektive, ai i ka ekspozuar fotografitë e tij artistike me titull “Udhëtimi melankolik”. Ramadani ka pesë vite radhazi që merr pjesë në spektaklin e madh të poezisë në kuadër të pranverës së poetëve në Lion, “Passeurs d’Europe”. Poezitë e pëzgjedhura nga një komision evropian në funksion të një tematike, shndërrohen në skenar të kësaj shfaqjeje teatrale, ku aktrohet duke lexuar poezitë në shumë të gjuhë të botës, por edhe në shqip përmes Ramadanit. Së fundmi, ai ka shkruar një roman, të cilin e ka përkthyer në frëngjisht. Me redaktimin dhe korrektimin e këtij romani në dorëshkrim u morën dy miket e tij franceze Aurélie Macabrey dhe Emma Sorin. Ramadani është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rhone Alpes (“UERA, Union des Ecrivains Rhône-Alpes”) dhe anëtar i “Salon des Poètes de Lyon”. Së fundmi, Ramadani ka shkruar një roman në shqip dhe frëngjisht. Ramadani është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rhone Alpes “UERA, Union des Ecrivains Rhône-Alpes” dhe anëtar i “Salon des Poètes de Lyon”.
UNË QUHEM NJERI
Qenia ime
e mbështjellur
me lëkurat e të gjitha
ngjyrave njerëzore
e ndjen dhimbjen
e të lënduarve.
Gjuha ime e shpreh
ankthin në të gjitha
gjuhët e botës
kur dëgjon klithjen
e shpirtit njerëzor.
Lotët e çdo fëmije
më pikojnë nga sytë e mi
Dhe vuajtjet e femrave
Më bëjnë të ndihem
si vëllau i tyre.
Uria e çdo kujt
më ligështon
Dhe vdekja e çdop njeriu
ma pakëson frymëmarrjen time.