Gjënden dorëshkrime të fabulave të Ezopit
“Në këto faqe kemi fabulat e Ezopit, të shkruara në tri gjuhë, domethënë në greqishten e lashtë, në greqishten e re, bile edhe në dialektin e Epirit, por edhe dialektin shqip vendor, të quajtur ndryshe edhe toskërisht, me alfabetin e “Todhrit”, siç është karakterizuar në titullin e këtij koleksioni.”
Nga NIKO STYLOS
Përktheu nga origjinali: ILIAZ BOBAJ
Në Arkivin Kombëtar në Tiranë, në dosjen: “DOSJA Nr. 59”, me titull: “Shkrime të ndryshme fetare të Papa Parthenit shkruar me alfabetin e Todhrit”, ndodhet edhe nje fletë në dorëshkrim, me numër 48 të këtij koleksioni, shkruar nga të dyja anët. Edhe pse ky koleksion karakterizohet: “Shkrime të ndryshme fetare”, ajo fletë nuk i përket kësaj kategorie, sepse është e para prej ndonjë përkthimi të koleksionit të Fabulave të Ezopit.
Në atë fletë, prej së cilës më poshtë po jap edhe fotokopjen e të dyja faqeve, kemi, në të parën dhe në vijim edhe në të dytën, shkrimin e fabulës «Ἀνθρακεὺς καὶ γναφεύς», dhe në vijim edhe pjesën e parë të fabulës «Ἁλιεῖς λίθον ἀγρεύσαντες», prej nga mund të konkludojmë, se ajo nuk ishte fleta e vetme, por e para e atij koleksioni të humbur, ku edhe vetëm prej vizatimit të fillimit, mund të konkludojmë se ishte shkruar me një dashuri shumë të madhe artistike.
Në këto faqe kemi fabulat e Ezopit, të shkruara në tri gjuhë, domethënë në greqishten e lashtë, në greqishten e re, bile edhe në dialektin e Epirit, por edhe dialektin shqip vendor, të quajtur ndryshe edhe toskërisht, me alfabetin e “Todhrit”, siç është karakterizuar në titullin e këtij koleksioni.
Edhe pse këtu nuk dua të hyj në hollësi të veçanta, thjesht dua të them se ky alfabet, të cilin e gjemë në këtë koleksion, nuk është krejtësisht i njëjtë me alfabetin e Dhaskal Todhrit, të cilin unë e njoh prej J. G.von Hahn, C.Faulmann dhe shkrimet e Akademisë Austriake, sepse shkrimtari i shkrimeve të këtij koleksioni, përdor, përveç dhasia ( ΄ theks i gjuhës greke, i cili nuk përdoret në greqishten e ditëve tona – shënim i përkth.), mbi disa zanore, bile jo vetëm në fillimin e fjalëve, por edhe në mes tyre, edhe perispomeni ( ~ theks i gjuhës greke që nuk përdoret sot – shënim i përkth.), për shkrimin e e-së së zgjatur.
Nëqoftëse i lëmë mënjanë këto simbole, domethënë atë të dhasias (‘) dhe të perispomenis (־), si një thjeshtim prej Dhaskal Todhrit, atëhere përfundimisht mund të themi se alfabeti i koleksionit të Papa Parthenit është më i hershëm dhe më tej se ai gabimisht karakterizohet si alfabeti i këtij mësuesi dhe emërtimi më i saktë është i dyti, domethënë emërtimi:’’Alfabeti i Elbasanit’’.
Qymyrxhi ene tabaku
Nji qymyrxhi më njishtë mbassikonaki stepii i bante
rixhaa: ene nji tabaku të vἱi baashk me
atë të konakisi ene tabaku u për
steh tha : po skam meο una
këtë ta baj mu– um kam frik sē psē
baqimta ato qi una i zbardhoj ti dot
i ziish.
Prej këtyre dy fabulave, më sipër sjell pjesë vetëm prej të parës, pasi vetëm aty e kemi të plotë pjesën e përkthimit shqip, kurse më poshtë të shkruar më alfabetin që përdoret sot. Zanoret që kam nënvizuar, janë ato të cilat Papa Partheni i ka shkruar me dhasia.
29. QYMYRXHIU DHE LARËSI I PËLHURAVE
Një qymyrxhi, i cili punonte në shtëpinë e tij, sapo pa një larës pëlhurash aty pranë, e luti që të pranonte të banonin bashkë, të njiheshin më mirë dhe të kalonin më me kursim, ngaqë do të banonin në të njëjtën shtëpi. Pot larësi i pëlhurave iu përgjigj: “Kjo është krejt e pamundur, sepse ato që do të zbardh unë, ti do t’i nxish.”
Fabula do të thotë se gjërat e pangjashme nuk mund të bëjnë bashkë.
Kjo fabul, që po e paraqes më lart, të cilën e kam marrë prej librit: “Mitet e Ezopit”, të Llambro Rucit, siç po e shohim, e kemi me titullin: “Qymyrxhiu dhe larësi i pëlhurave” dhe jo ashtu siç është përkthimi i saktë në koleksionin e Papa Parthenit: “Qymyrxhiu ene tabaku”. Them jo i saktë, se “Larësi i pëlhurave” është ai që lan dhe jo ai që zbardh bezet, fjalë kjo, e cila në greqishten e lashtë thuhet κναφεύς (knafevs), në greqishten e re λευκαντής (levkandis), kurse në dy dialektet e Epirit, domethënë në shqip, por dhe në greqisht, në të cilën po jap më poshtë edhe përkthimin, tabako dhe ταμβάκος (tamvakos).
Ἒνας καρβουνάρης εἰς ἒνα κατικῶντας ὁσπίτιον ἐπαρακαλούσε και ἒναν ταμβάκον να ἒλθη μαζύ με αυτόν νά κατοικήση καί ὁ ταμβάκος ἀπεκρίθεικεν εἶπεν ἀμή δεν ἢθελα ἐγώ ἐτοῦτο να το κάμω. ἠμπορέση φοβούμαι διότι μήπως εκεῖνα ὁποῦ ἐγώ τά ἀσπρίζω ἐσύ ἢθελες τα μαυρίσης.
Për Ezopin dhe jetën e tij nuk kemi informacione të plotë. Lindjen e tij e vendosin në fundin e shekullit të 7-të para Krishtit dhe si vende të prejardhjes së tij citohen: Frigjia, Samos, Thraka, Sardes, Egjipti, por edhe disa vende të Afrikës.
Thuhet se ishte skllav dhe shumë i shëmtuar dhe, nëqoftëse marrim parasysh edhe shkrimet e Herodotit (Libri i Dytë, 143), se ai ishte skllav bashkëkohës bashkëskllav me thrakasen Rodhopi, e cila ndërtoi edhe ajo një piramidë në Egjipt, atëhere duhet të ketë jetuar mjaft shekuj më parë.
Mendohet se ai është themeluesi i zanrit letrar, i cili sot emërtohet parabolë, ose alegori dhe protagonistë në fabulat e tij shumë të shkurtra, me moral alegorik, janë kryesisht disa kafshë, si dhelpra, gomari, luani, ujku, etj, por edhe disa njerëz dhe zota.
Ezopi
Vila Albani, Romë.
Foto: el.ëikipedia
Dhimitër Falireas
Biblioteka e Re e Aleksandrisë.
Foto: el.ëikipedia
Athinasit e nderuan me shtatore dhe njera prej këtyre shtatoreve greke helenistike gjendet sot në koleksionin e vilës Albani në Romë.
Dihet prej nesh se koleksionin e parë të fabulave të Ezopit, në prozë, e shkroi Dhimitër Falireas, i cili gjithashtu është i njohur prej nesh, pasi prej Ptolemeut të Parë, i atribuohet krijimi i bibliotekës së famshme të Aleksandrisë dhe shtatorja e tij gjendet në hyrjen e bibliotekës së re të këtij qyteti. Fatkeqësisht koleksioni i Falireas ka humbur dhe vetëm punime poetike kanë arritur deri në ditët tona, në greqishten e Babriut dhe në latinishten e Fedrës, por edhe në të tjera, të cilat i përkasin shekullit të I-rë ose të II-të e pas.
ΑИ ΘΡΑ ΚΑΙ ΚИΑ ΦΕΥΣ
Άνθρακεὺς έπί τινος οἱκῶν οἱκίας, ἠξίου καί κναφέα παραγενόμενον αὐτῷ συνοικῆσαι. Ὁ δέ κναφεύς ὑπολαβῶν ἔφη ἀλλ’ οὐκ ἄν ἔγωγε τοῦτο πρᾶξαι δικναίμην δέδια γὰρ μήπως ἄπερ ἐγώ λευκαίνω, αὐτός ἀσβόλης πληροῖς.
Ὁ μῦθος δηλοῖ, ὅτι πᾶν τὸ ἀνόμοιον, ἀκοινώνητον.
Edhe pse këto dy faqe janë shumë të rëndësishme për letërsinë epirote ose toskërishte, siç e quajnë ndryshe në shqip, rëndësia e tyre e veçantë gjendet në shkrimin e lashtë greqisht, të cilin e solla pak më lart dhe që është i ndryshëm prej dy të tjerëve, të njohur prej meje, shkrime, të cilët po i paraqes më poshtë.
Ἀνθρακεὺς καὶ Κναφεύς
Ἀνθρακεὺς ἐπί τινος οἰκίας κατοικῶν, ὡς ἐθεάσατο κναφέα, παρεκάλει αὐτὸν ἐν τῷ ἅμα κατοικῆσαι ἀμφοτέρους. Καὶ ὁ κναφεὺς ὑπολαβὼν ἔφη• ἀλλ’ ἔγωγε παντελῶς πρᾶξαι τοῦτο οὐ δύναμαι. Τοῦ δὲ πυνθανομένου δι’ ἣν αἰτίαν, ἔφη• φοβοῦμαι, μήπως ἃ ἐγὼ λαυκαίνω, σὺ ἀποτεφροῖς. •
Ὁ μῦθος δηλοῖ, ὅτι πᾶν τὸ ἀνόμοιον, ἀκοινώνητον.
Ἀνθρακεὺς καὶ γναφεύς
Ἀνθρακεὺς ἐπί τινος οἰκίας ἐργαζόμενος, ὡς ἐθεάσατο γναφέα αὐτῷ παροικισθέντα, προσελθὼν παρεκάλει αὐτὸν, ὅπως αὐτῷ σύνοικος γένηται, διεξιὼν ὡς οἰκειότεροι ἀλλήλοις ἔσονται καὶ λυσιτελέστερον διάξουσι μίαν ἔπαυλιν οἰκοῦντες. Καὶ ὁ γναφεὺς ὑποτυχὼν ἔφη• ” Ἀλλ’ ἔμοιγε τοῦτο παντελῶς ἀδύνατον• ἅ γὰρ ἐγὼ λευκανῶ, σὺ ασβολώσεις.”
Ὁ λόγος δηλοῖ ὅτι πᾶν τὸ ἀνόμοιον ἀκοινώνητόν ἐστι.
Përveç ndryshimeve në shkrime dhe vendit ku ndodhen ata në koleksione të ndryshëm, pasi këtu ato fabula i kemi të parë dhe të dytë, interes të madh paraqet edhe shkrimi me shkronja të mëdha i titujve të fabulave, të cilët i kemi të shkruar:
Siç po e shohim edhe në fotokopjet e mësipërme, të zmadhuara në këtë alfabet, përveç , kemi edhe , shkronja të cilat nuk përdoren sot në alfabetin grek, bile as në atë klasik të lashtë grek, por janë shkronja të cilat i gjemë edhe në shkrime greke të ikonave të Ungjillit të territorit të Epirit ose Toskërisë.
Nëse ky shkrim i greqishtes së lashtë, është prej koleksionit të Dhimitër Falireas, atë nuk mund ta di, por prej gjuhës së tij, mund të them me siguri, se ai është më i lashtë prej atyre që njoh
dhe shumë më i ndryshëm,(inkurajues,kurajoz), për ne epirotët dygjuhësh, si koleksion, studim dhe vlerësim i pjesëve të shkruara në vendin tonë.
Përktheu nga origjinali: ILIAZ BOBAJ