Gazeta Nacional Albania

NJË FËMIJË TALENT SI NIKOLL PRENDI, QË INTERPRETON VARGJET E AT GJERGJ FISHTËS. Nga Dr. Rovena VATA

 

 

 

Tashmë për të gjithë ne është i njohur fenomeni Nikoll.

Niko i vogël (ZËRI I FISHTËS).

Nikoll Valentin Prendi, djali 7 vjeçar, i cili interpreton vargjet e “Lahutës së Malcís” së At Gjergj Fishtës.

Fenomeni i “Piter Panit” 2020, formatit të TV Kombëtar KLAN, i cili me interpretimin e vargjeve të autorëve shqiptarë dhe të huaj, fitoi përnjëherë zemrat e të gjithëve, jo vetëm për magjinë e tij interpretuese, por edhe për mençuri në përgjigje dhe forcën e tij të mendimit.

Nikoll Prendi ka marr pjesë, në të gjitha aktivitetet, për promovimin e imazhit dhe veprës së At Gjergj Fishtës.

Së fundi në këto ditë të vështira, jo vetëm për fëmijet, por për të gjithë, në profilin e tij, ka ndarë me miqtë virtual, shumë mesazhe sensibilizuese, si: për “COVID 19”, mesazh në “Ditën Ndërkombëtare të Autizmit”, mesazh në “Ditën Ndërkombëtare të Librit”, mesazh në “Ditën Ndërkombëtare të Tokës”, etj dhe së fundi Niko, është bërë pjesë e nismës së Bashkisë së Lezhës: “Krijo & interpreto në shtëpi”.