Gazeta Nacional Albania

“Një lajm i mirë për të gjithë ju që jeni të preokupuar për sigurinë e pronës tuaj”

“Një lajm i mirë për të gjithë ju që jeni të preokupuar për sigurinë e pronës tuaj”

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter, që goditi se fundi në Mal të Zi, u ndje edhe në qytetet shqiptare Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë.
Lëkundjet e forta rikthyen edhe një herë makthin e nëntorit 2019 por fatmirësisht kaloi pa dëme.
Por Shqipëria, ashtu si pjesa dërrmuese e rajonit, është një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe rreziku nga tërmetet mbetet permanent.
Në një postim në rrjetet sociale Drejtori i Pasurisë dhe Garancive në kompaninë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA, z.Ogert Shkrepa shprehet se, fenomene të tilla e bëjnë shumë të rëndësishëm Sigurimin e Pronës.
Sipas tij, edhe pse kostoja e sigurimit është shumë modest, vlera e dëmeve në raste tërmetesh e ngjarje të tjera të papritura mund të jetë e jashtëzakonshme.
“Një lajm i mirë për të gjithë ju që jeni të preokupuar për sigurinë e pronës tuaj. Sigurimi nga zjarri dhe tërmeti është vërtet jetik, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë si Shqipëria dhe tani edhe Mal i Zi.
Ndonëse mjafton vetëm 1€ për m2 për të siguruar apartamentin apo biznesin tuaj kundër dëmeve nga tërmeti, vlera e dëmeve në raste të tilla mund të jetë e jashtëzakonshme”, shkruan Shkrepa.
Më pas ai tregon korrektësinë dhe forcën financiare të SIGAL UNIQA duke sjellë shembullin e tërmeteve të vjeshtës 2019.
“SIGAL UNIQA ka treguar përkushtimin e tyre ndaj kësaj çështjeje duke paguar dëme në vlerën prej 15 milionë euro për tërmetet e vitit 2019 në Shqipëri”.
Pse nuk duhet neglizhuar Sigurimi i Pronës?
“Largimi i ankthit dhe stresit të mundshëm është një hap i madh për të rritur qetësinë tuaj shoqërore dhe të familjes”, thotë Shkrepa.
Përveç çdo zyre SIGAL UNIQA, ku mund ta blejmë më shpejt dhe më lirë Sigurimin e Pronës?
“Nëse jeni të interesuar për këtë sigurim jetik, nuk ka nevojë të braktisni komoditetin e shtëpisë suaj. Mund ta blini këtë sigurim të rëndësishëm online në faqen www.sigal.com.al”, shkruan Shkrepa në mesazhin e tij.
Mos luani me rrezikun!
Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.
Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.
Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

25 vjet SIGAL UNIQA
E themeluar në shkurt 1999, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Me 3 kompani Sigurimi Jo-Jetë, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Vullnetar, SIGAL UNIQA është sot një grup rajonal sigurimesh dhe numëron mbi 1.2 milionë klientë, mbi 100 milionë Euro prime vjetore dhe mbi 500 milionë Euro dëme të paguara.
Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron të gjitha produktet e sigurimit, duke mbuluar kështu me sigurime çdo fushë të jetës: shëndet, pasuri, shtëpi, biznes, automjet, përgjegjësinë profesionale dhe kontraktuale e çdo lloj sigurimi tjetër.