Gazeta Nacional Albania

Oficeri i policisë përplasi me gomone për vdekje një fëmijë, arrestohet polici

Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku Arjan Tase, me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

LEXO EDHE:
VIDEO/ Ulërima dhe panik, pasi goditi për vdekje vajzën 7 vjeçe, Shefi i Rendit kërcënon dhe pushuesit
Kjo është hera e tretë brenda kësaj vere që shënohen incidente me mjetet lundruese në plazhet e vendit.

Në korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës, teksa mjeti lundrues tentoi të dilte në breg. Për pasojë çifti i pushuesve Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime.

2 ditë më vonë një gomone goditi një fëmijë 7-vjeçar. I mituri mori plagë të rënda dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Marre nga syri tv