Gazeta Nacional Albania

Osmani takon Mesiq dhe Topin, thotë se tri shtetet duhet të jenë bashkë përballë sfidave rajonale e globale

February 12, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ku u theksua se raportet e ngushta ndërshtetërore në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, janë ndërtuar mbi themele të forta historike dhe respekt të ndërsjellë tradicional në mes të kombit shqiptar dhe atij kroat.
Presidentja Osmani ka falënderuar ish-presidentët Mesiq dhe Topi për angazhimin e tyre të vazhdueshëm personal në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Sipas një komunikate, gjatë takimit u theksua se raportet e ngushta ndërshtetërore në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë ndërtuar mbi themele të forta historike dhe respekt të ndërsjellë tradicional në mes të kombit shqiptar dhe atij kroat.
Në këtë takim, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet tri shteteve, përballë sfidave rajonale dhe globale dhe në funksion të stabilitetit dhe avancimit të agjendave euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor.
Osmani shprehu besimin e saj se ish-presidentët Mesiq dhe Topi do vazhdojnë të jenë avokues për Republikën e Kosovës në qarqe dhe forume ndërkombëtare ku ata marrin pjesë. express