Gazeta Nacional Albania

Pajtim Xhelo, Vlorë: ” 31 DITË LARG BOTËS”, ROMANI QË SHKROVA GJATË PANDEMISË

Në çfarëdo çasti të vështirë të jetës, njeriu duhet t’i detyrojë vetes të përshtatet me kushtet, jo t’i nënështrohet fatit, por të përshtatet. Ky vit i tmerrshëm për gjithë njerëzimin, na i mësoi edhe më mirë dhe më qartë këtë. Në 35 ditët e para të  vetmbylljes nga jeta e përditëshme aktive, për mua qenë një kohë e një pune krijuese të palodhur. Ne, shkrimtarët dhe poetët kemi shpirt më të ndieshëm se të tjerët…Zoti na ka krijuar ” sentinel” ( prekim me shqisën tonë të veçantë dhe shohim me sytë e arsyes   më të lartë  ato që  për të tjerët  janë të largëta, të padukëshme, të papërfytyrueshme). Kësisoj, në ato 35 ditë unë shkrova romanin tim ” 31 ditë larg botës”, roman që hyri këto ditë për botim. Është me temë nga Pandemia, shumë interesante, po nuk po  them asgjë për përmbajtjen…Do ta lë ta lexoni vet dhe jam i sigurt që do ta lexoni me një frymë. Në të vërtetë dilja çdo  mëngjes  anëdetit, pastaj kthehesha e shkruaja, deri ditën që Vlora hyri në qytetet e zonës jeshile. Më pas, në marrëveshje me miken time, shkrimtaren, kritiken, redaktoren, publicisten dhe studiuesen e mirënjohur, Iskra Tata ( Thoma)  arritëm një bashkëpunim të suksesshëm të një vëllimi me novela e tregime, titulluar ” Nata e kuajve të  bardhë”, i cili  u botua para disa kohësh. Ndërkohë përgatita një vëllim me poezi prej 200 faqesh dhe  për  70 vjetorin e lindjes sime, së bashku me Iskra Tata ( Thomain) përfunduam një vëllim tjetër me vovela. Doja të theksoja, që krijuesi e gjen frymëzimin edhe tek e mira, edhe tek e keqja.

***

Për vitin 2021 po përgatis një vëllim tjetër me poezi, një roman, i cili do më kërkojë  shumë kohë për vet tematikën që trajton dhe një libër të përbashkët me Iskrën me përmbledhje studimesh historiografike, gjuhësore, i ntervista, analiza letrare e gjuhësore, përfundime të studimeve të gjata në po këto fusha etj.T’i lutemi Zotit të na japë shëndetin e mirë, fizik e mendor, që të  arrijmë qëllimet.