Site icon Gazeta Nacional Albania

Pandeli Koçi: Thirrja poetike e vitit 1913: Zëri i një kombi në prag të copëtimit

Faqe nga arkivi i letërsisë patriotike shqiptare

Thirrja poetike e vitit 1913: Zëri i një kombi në prag të copëtimit

Shkruar në pragun e tragjedisë së vitit 1913, poezitë “Tomorrit” dhe “Janina” të Vasil Vretos (V. Dranovik) janë dokumente të rralla të ndërgjegjes kombëtare, ku dhimbja për humbjet territoriale shndërrohet në thirrje për bashkim, dinjitet dhe ringritje kombëtare.

Nga Pandeli Koçi

Sa më e thekshme , sa më e rëndë ka qenë gjendja e kombit tonë në thepat e historisë, aq më me forcë e vrull ka reaguar shqiptari për të përballuar goditjet e jashtme e të brendshme, që të mos asgjësohet mes valëve egërshane të armiqve. Një vit i tillë ka qenë 1913-a, kur Shqipërinë e prenë mespërmes dhe po rrezikohej të zhdukej fare nga harta e Europës. Pikërisht nga ai vit i mbrapshtë na vjen si një mesazh mesianik vjershat “Tomorrit”dhe “Janina” e V.Dranovikut, me siguri ky një atdhetar i vërtetë. Nuk e dinim, është i vërtetë emri V.Dranovik apo emër letrae? Për këtë nuk thuhet gjë në fletoren Zgjimi” (nr.4, viti I, Korçë, 15 janar 1914) të drejtuar nga publicisti e botuesi i njohur korçar Dhori Kotti, ku është botuar së pari. Nga kërkimet e mëvonshme zbulova se “V.Dranovik” është veprimtari atdhetar e publicisti Vasil Vreto nga Postenani i Leskovikut.

Vjersha “Tomorrit” edhe sot, pas kaq vjetësh, tingëllon edhe si këshillë, edhe si kushtrim për t’u bashkuar si një trup i vetëm në këtë kohë krizash po dhe shpresëdhënëse. Autori, si gjithë rilindasit, i drejtohet me përgjërim e besim malit të Tomorit, simbolit të shenjtëruar të Atdheut. Me apostrofë të fuqishme, ku patosi atdhetar pulson në çdo varg e fjalë dhe me një ritmikë të qartë tirteane, vjersha ndikon drejtpërdrejt në vetëdijen e tronditur dhe në ndjenjat e fashitura të lexuesit shqiptar. Autori i kërkon Baba Tomorit të mbledhë të rinjtë, që të njohë vëllai vëllanë, që t’i grishë për dashuri të shenjtë, që të ruajnë nderin e sedrën, pra u drejtohet bashkëkombasve për t’iu përgjigjur rrethanave dramatike dhe kushteve të reja tejet të vështira menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë.

Vjersha tjetër me titull “Janina”, botuar po në këtë numër të kësaj fletoreje, është një klithmë, ku dhimbja e revolta shpërthejnë e gjëmojnë në çdo varg e në çdo rrokje për atë ngjarje tragjike, për atë mynxyrë historike që i preu Atdheut jugun, ashtu siç i prenë shovinistët sërbo-sllavë veriun e lindjen. Në strofën e fundit të kësaj vjershe autori bën një kapërcim nga dëshpërimi në një besim të papritur për perspektivën historike.

Vjershat janë shkruar nga një autor që e njeh dhe përdor metrikën. Ai ka përdorur në të dyja vjershat tetërrokshin trokaik dhe rimat kryesisht të alternuara, po dhe në disa strofa të puthura e të alternuara. Përsëritjet e fjalëve në trup të vargjeve forcojnë tensionin emocional që autori indukton të bashkatdhetarët.

S.Goliku

  1. DRANOVIK

TOMORRIT

O Baba Tomorr! Mblith djemtë

që të janë arratisur

që ta kanë këshillën prishur

që po ndodhen në padijë

thirri, grishi, në liri

dhe në dashuri të shenjtë.

Thëllimet e dimrit shkuanë

u kthye moti për së mbari

zu e çel trifili, bari

po ap lulja dhe gjethi

baba po kthenet qejfi

dit’ e parat’ u afruanë.

T’u afruan dit’ e mbara!

Dërgo Shqipen që ke pranë

të lajmërojnë dynianë

që djemt’ e tu rrojn’ e janë

nder’ e sedrën e kanë

si ç’e kishin dhe përpara.

Me deg’ ulli dhe me dafina

prite o Tomorr beharë

që po qaset i gëzuar

dhe të sjell lajmen’ e mbarë

që ndoqi, shpori barbarë

dhe e dërgoi te gremina.

Mblidhi! baba djemtë

se sot erdhi tjetër kohë

vëllai vëllanë do t’e njohë

mëmës do t’i siellë nderë

që mbet kaq koh’ e mjerë

se erdh lir’ e shenjtë.

  1. DRANOVIK

JANINA

Ra Bezhani! Ra Bezhani!

Qaj moj Shqipëri e mjerë

Ç’është kjo mynxyr’ e madhe

Që të gjeti këtë herë!

Qani Shqipëtarë qani,

Për të shkretënë Janinë,

Shqiponjës ja thyen krahnë

Pikëlluan Shqipërinë.

Qani o vëllezër qani,

Qani Janinën e shkretë,

Dhe gjithë zi të mbani,

Se e humbëmë për jetë.

O! moj ditë kaq’ e shkretë,

Ç’i ke këto pikëllime,

E paske thënë për jetë

Të na lësh me hidhërime?

Po jo! Jo! Se djelmuria,

Që po na vjen pas e gjallë

S’do të lërë në Greqia

Po do të marë me pallë.

Bërë kur ra Janina

Exit mobile version