Gazeta Nacional Albania

Paralele mes aktorit Aleksandër Moisiu dhe piktorit Gazmend Freitag.Nga Remzije Zekolli

 

 

 

Të bësh një paralele mes aktorit Aleksandër Moisiu dhe piktorit Gazmend Freitag i cili synon të arrijë suksesin e tij është një përgjegjësi e madhe përpara këtyre dy figurave të shquara krijuese të kombit tim, por edhe për mua si autore. Krijimtaria e tyre shpeshherë kryqëzohet në rrugëtimin e tyre fisnik krijues, por edhe ka momente që rrugëtimi i ndan ata. Gazmendi ende i takon moshës së re. Me talentin e tij, dhunti nga Zoti, dhe karakteri i tij i pamposhtur, do të arrijë atje ku edhe Aleksandri ynë mbërriti. Të tillë e njoh dhe e kujtoj shokun tim të dashur.

Paralelet mes tyre. Të dytë janë shqiptarë që krijuan në shtete të tjera. U larguan në mërgim pa dëshirën e tyre. Jetuan në shtetin austriak. Natyra e butë njerëzore dhe eleganca në skenë i bashkon ata. Moisiu luajti 200 role, Gazmendi pikturoi afër 1000 piktura, Moisiu luajti në 12 filma, Gazmendi bëri 30 ekspozita, prej tyre pesë personale, Mosiu shkroi dramën “ I Burgosuri”, Gazmendi financoi librin për të “Mosiu dhe Mosiu”. Aleksandri luajti në tetarin e Vjenës, ndërsa Gazmendi deri më tani, po në këtë qytet paraqitet me katër ekspozita personale dhe disa kolektive.

Siç shihet diagonalja mes tyre është se Moisiu ka shkruar dramën dhe ndonjë tregim, ndërsa Gazmendi ende se ka bërë një gjë të tillë. Gazmendi ende është i ri dhe me elanin e fuqishëm si kurrë me parë në jetën e tij, që kohëve të fundit e ka intensifikuar, kam besim të plotë se me sukses do e arrijë famën e të madhit Moisi.