Gazeta Nacional Albania

PIKTORJA IZRAELIANE ZEHAVA NETER DHE ARTI I SAJ I VEÇANTË. Përgatiti dhe përktheu: Angela Kosta

Zehava Neter ka lindur në Izrael në vitin 1966. Ajo është piktore dhe Anëtare e Shoqatës së Piktorëve Izraelitë. Zehava ka studiuar në Fakultetin e Artit Hamidrasha në Kolegjin Beit-Berl. Në fakt, ajo është diplomuar në art, edukim arti dhe në organizimin e menaxhimin arsimor.

Aktualisht, Zehava pikturon dhe mëson degën e Artin në sistemin arsimor dhe në sektorin informal që nga viti 1990. Ajo ka është kujdesur për ekspozita të ndryshme ku edhe ka marrë pjesë me pikturat e saj personale oseme piktorë të tjerë. Ajo ka marrë pjesë në festivale në të gjithë botën. Pikërisht këto ditë po merr pjesë në një ekspozitë bashkë piktorësh në Paris, Francë.
Disa nga veprat e saj janë ekspozuar në koleksione të ndryshme dhe të rëndësishme.

“Zehava është një artiste multidisiplinare e emocionit, komunikuese si piktore intuitive; ajo bashkëngjit talentet e saj ku vizaton dhe ilustron dëshirat dhe shpesh kërkon lidhjen midis botës shpirtërore dhe artistike në jetën e saj.

Zehava arrin të krijojë në një kohë të shkurtër dhe nga impulse të krijimit shfrenues. Origjina e pikturave është brenda trupit, në kompleksitetet e shpirtit, si përgjigje ndaj emocioneve, ngjarjeve dhe situatave jetësore. Gjestet, lëvizjet e duarve, zgjedhja e ngjyrës dhe komunikimi i furçës janë lëvizje të përsëritura që ndryshojnë nga piktura në pikturë, si një sizmograf i shpirtit të cilin e përballon në punën e saj mendërisht, brenda dhe jashtë, pa rezerva, me çështjet personale të jetës së saj” (Michal Sadan)

Në periudha të ndryshme, ka trajtuar tema të ndryshme: nga personazhet, tek lëvizja e trupit dhe marrëdhëniet e paraqitura si një peizazh me harmoni dhe histori jete, vizatime ngjyrash dhe lule me fuqi shëruese, dritë, gëzim dhe optimizëm. Zehava është gjithashtu ka talent edhe në intuitë dhe aftësi komunikimi. Ajo është mentore në sfidat dhe momentet e vështira të jetës, duke drejtuar dhe shoqëruar proceset personale dhe profesionale.
Në disa nga veprat e saj, ajo kombinon motive, simbole dhe skronja të Kabbalah-s të cilat përfaqësojnë shëndetin, suksesin, begatinë, dashurinë dhe gjeneratën. Kjo ka forcuar dhe ndihmuar shumë njerëz.

Arti i saj shpreh udhëtimin personal në jetë. Natyra e pikturave ndikohet nga ndjenjat dhe ndjesitë që përjeton në kohë të ndryshme të jetës. Kohët e fundit ajo është marrë me botën magjepsëse të pikturës në të cilën linjat, nuancat e ngjyrave dhe personazhet krijojnë dhe përshkruajnë një botë të re imazhesh, ngjarjesh dhe emocionesh, frike dhe pasigurie në shpirtin e epokës aktuale.

Përgatiti dhe përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese