Boris Johnson
Kryeministri britanik Boris Johnson ka shpalosur një plan gjashtë pikësh si përgjigje ndaj krizës në Ukrainë. Në pikën e gjashtë, ai parasheh mbrojtjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Rusia.
Në një kolumnë autoriale për gazetën amerikane New York Times, kryeministri britanik Boris Johnson sugjeroi një plan gjashtë pikësh për të ruajtur rendin botëror pas krizës në Ukrainë.
Në këtë kolumnë editoriale, kryeministri britanik rekomandoi gjashtë hapat që duhet të ndërmerren nga aleatët perëndimore.
“Gjatë javës së kaluar, në përgjigje ndaj skenave të trazuara në Ukrainë, uniteti i Perëndimit ka qenë mbresëlënës dhe inkurajues. Unë e di nga bisedat e mia pothuajse të përditshme me Presidentin Volodymyr Zelensky se kjo u ka dhënë ukrainasve kurajo”, tha ai.
Ai shtoi se kurrë nuk kishte parë “një krizë ndërkombëtare në të cilën kufiri midis së drejtës dhe së gabuarës ishte kaq i fortë”.
Në këtë kuptim, ai propozoi një plan 6-pikësh rreth konfliktit në Ukrainë.
“Së pari, ne duhet të krijojmë një koalicion ndërkombëtar humanitar. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe për t’iu lejuar civilëve evakuuim të sigurt”, tha ai.
Ai shton se hapi i dytë është ndihma ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që ajo të mbrohet në luftën ndaj Rusisë.
“Së treti, ne duhet të maksimizojmë presionin ekonomik mbi regjimin e Putinit. Duhet të kalojmë në sanksione të tjera ekonomike, duke përjashtuar të gjitha bankat ruse nga SWIFT-i”, tha Johnson. “Por këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme nëse Evropa nuk fillon të heqë dorë nga nafta dhe gazi rus, të cilat financojnë makinën ushtarake të Putinit”.
Në pikën e katërt, ai vuri në dukje se duhet të parandalohet zvarritja e negociatave nga Rusia në Ukrainë.
Ai, po ashtu tha se Kremlini nuk duhet të lejohet të marrë një pjesë territoriale të Ukrainës dhe pas kësaj bota ta pranojë aneksimin “sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.
“Së gjashti, ne duhet të veprojmë tani për të forcuar aleancën euro-atlantike. Kjo përfshin jo vetëm forcimin e krahut lindor të NATO-s, por edhe mbështetjen e vendeve evropiane joanëtare të NATO-s që janë potencialisht në rrezik nga agresioni rus, si Moldavia, Gjeorgjia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, përfundoi kryeministri britanik