Gazeta Nacional Albania

Poetesha Asja Mulgeci, promovon në Panairin e Librit të Tiranës vëllimet poetike “Gravurë n’lekurë” dhe “Ngat teje”

Poetesha Asja Mulgeci, promovon në Panairin e Librit të Tiranës vëllimet poetike “Gravurë n’lekurë” dhe “Ngat teje”

Nga Mujë Buçpapaj

Poetesha Asja Mulgeci, promovoi sonte në orën 17.00 në Panairin e Librit të Tiranës vëllimet “Gravurë n’lekurë” dhe “Ngat teje”, nga Shtepia Botuese Jozef.
Në veprimtari morën pjesë dhjetra poetë, shkrimtarë, kritikë të letërsisë dhe lexues të poeteshës.
Redaktori i të dy librave poetikë të Mulgecit, Jozef Radi foli për punën redaktuese, bashkëpunimin me autorën gjatë procesit të përgatitjes dhe redaktimit si dhe vlerave të poezisë së saj. Ai vlerësoi poeteshën për origjinalitetin, talentin dhe mjeshtrinë në përdorimin e gegnishtes.
Poeti dhe studiuesi dr. Mujë Buçpapaj foli për vlerat estetike të librave, për cilësinë që sjellin dy librat e fundit të Asjas krahasur me tre vëllimet e mëparshme dhe vendin që kjo poeteshë zë ne poezinë e femrave dhe atë bashkëkohore shqipe në përgjithësi, duke vlerësuar poezinë e saj si metaforike, metafizike dhe të frymëzuar nga lirika e famshme tropojane.
Studiuesja e poezisë Emi Krosi trajtoi vecoritë artitike të poezisë së Asja Mulgecit duke e vecuar atë si një nga poeteshat me origjinale të brezit të saj.
Ajo u shpreh se një varg cilësishë e bëjnë poezinë e Asjas të vecantë, elegante dhe plot fyzmëzim. Ajo tha se megjithëse Asja shkruan për dashurinë në mënyrë dominante, erotizmi i saj nuk është përversitet, sic lexojmë rendomë nga poezi e viteve të fundit, por dhimbje dashuri dhe besim.

Poetesha Barie Çupi vlerësoi vecori metrike dhe të strukturës poetike të Asjas, duke ngritur lart vlerat estetike të poeteshës.Çupi u shpreh se e ardhmja e kësaj poeteshe është e sigurtë dhe dominuese.
Poeti Azem Baliaj tha se Asja është vazhdim i shkollës poetike të Tropojës dhe konkuron denjesisht për krah emrave të njohur të kësaj treve, përfshirë edhe poeteshat gra.
Poeti Viktor Gjikola mes të tjerave e përkufizoi poezinë e A. Mulgecit si qytetare dhe moderne. Ai tha se lirizmi i saj bazohet dhe merr frymëzim nga lirika popullore tropojanë që është nga më të bukurat në vend dhe Ballkan.
Në fund poetesha Asja Mulgeci falenderoi botuesit “Jozef”, redaktorin dhe gjithë oratorët që morën fjalën në këtë promovim, poetë dhe kritikë letrar. Në fund autorja shperndau libra me autograf të të pranishmeve.

VËLLIMET POETIKE TË ASJA MULGECIT “GRAVURË N’LEKURË” DHE “NGAT TEJE”

Dr. Mujë Buçpapaj

-Mendoj se Asja Mulgeci është një poeteshë përfaqësuese e gjeneratës poetike të viteve 2000 dhe një nga poeteshat më të shquara të letërsisë bashkëkohore.
-Ajo së bashku me brezin e saj, u bënë nismëtare të një ndryshimi të madh në poezinë bashkëkohore shqipe, duke e zgjeruar shtratin tematik dhe natyrën strukturore të poezisë shqipe të kohës, fjalorin dhe metriken, duke e modernizuar dhe sofistikuar atë.
-Asja ka një poezi metaforike, të bazuar kryesisht tek vargu i lirë me nëntekst të fortë filozofik si dhe të çliruar prej rregullave tradicionale të vargut klasik, po kështu përdorimit të metaforës dhe figuracionit abstrakt.
Asja ka krijuar një poezi si shprehje emocionale, individuale përmes një sistemi shpesh të ndërlikuar abstragimesh, përfshirë edhe metaforën, si dhe një strukturë më të veçantë ligjërimore.
Kjo formë shkrimi i ka dhënë një kuptim të ri poezisë së fateve njerëzore, duke e çuar atë drejt prirjeve të poezisë bashkëkohore europiane.
Asja ka një kombinim të çuditshëm mes elementeve të poezisë abstrakte siç është shenja, imazhi dhe gjurma metaforike e fjalës, me elementë e poezisë sociale me një shqetësim njerëzor por edhe një frymë universale të dashurisë ndaj familjes, jetës dhe Atdheut.
Kam vërejtur se stili i saj konciz, në gegnisht, kryesisht me vargje të shkurtra, dhe të ngarkuara emocionalisht, i kanë dhënë origjianlitet poezisë së saj dhe prirjeve të saj për ndryshim.
Ajo u përfshi me sukses në rrymën e ndryshimeve që pësoi poezia shqipe pas viteve 1990 me origjinalitetin e temave, ideve dhe strukturës poetike.
Mendoj se posaçërisht ajo ka sjellë në poezinë tonë më mirë se kushdo tjetër nga brezi i saj, imazhin e epikës së Bjeshkëve të Namuna, maleve të Tropojes, imazhin dhe mitin e Shkelzenit etj.
Në lirikën e dashurisë Asja ndjek impulset e veta krijuese shpirtërore, shprehur me një spontanitet letrar gjithnjë në kërkim të një forme të re shprehjeje poetike. Asja ka një inspirim edhe nga poezia klasike tropojane e shkruar këtu dhe shekuj më parë me Poemat Epike të Mujit dhe Halilit, si një substrat i fortë jo vetëm frymëzimi, por edhe procedimi poetik.
Mendoj se duke hequr dorë nga letarja standarde, Asja u dha me pasion pas kujdesit ndaj formës poetike, toneve, imazheve, ritmeve të brendshme dhe konteksteve të thella kuptimore, bazuar në një leksik origjinal dhe të bukur të gegnishtes, duke duke i dhënë shtysë një zhvillimi të ri, jo vetëm formalist, strukturor, por në përgjithësi gjithë jetës së poezisë shqipe të pas viteve 1990, si dhe duke e pasuruar me fjalë dhe shprehje të papërseritshme gjuhën shqipe, përfshirë edhe standardin letrar i cili duhet të fillojë të hapet ndaj leksikut gegë, fjalëve, strukturave dhe shprehjeve që do të pasuronin gjuhën tonë të bukur shqipe.
Mendoj se leksiku i saj shumë i pasur dhe i shpesh i rrallë, mund të jetë objekt studimi edhe për leksikografët tanë.
Asja shpesh shkruan një poezi ku fryma e vargut të bardhë të Eposit tonë ndjehet qartë në shumë poezi duke përdorur me sukses edhe vargun e gjatë, përsëritjet, enumeracionet, aliteracionet, sinekdotat, ritmet, zërin mistik dhe kozmik të Alpeve, njëkohësisht, me jehonën nga legjendat dhe mitet shqiptare.
Gjuha e saj e figurshme, imazhi poetik, ironia dhe metafora e bëjnë poezinë e saj një krijim të veçantë në krejt poezinë shqipe bashkëkohore. Pra gjithë poezia e saj përfshirë edhe lirikat e dashurisë, ka një strukturë konceptuale, vetërrëfyese dhe imagjinative të një stili modern të shkruari. Proçedimi poetik, formacioni leksikor dhe figuracioni bazë e veçon natyrën ligjerimore të saj, e bënë atë një poezi interesante.
Asja në përgjithësi në krijimtarinë saj është një poete që eksperimenton në stilin e vet të veçantë me plot larmi shprehjesh, gjetjesh dhe kuptimesh të figurshme dhe shpesh abstrakte. Në pikëpamje të stilit dhe karakteristikave të tjera metrike Asja është origjinale, me ndjesi të forta frymëzimi dhe ndryshimi të vazhdueshëm. Ajo shkruan me një sintaksë krejt të ndryshme, të veçantë si strukturë dhe mendim, krahasuar me poeteshat e tjera bashkëkohore.
Ky stil poetik i Asjas është një sintezë e përvojave të saj individuale, që shfaqet si një kombinim i miteve të Tropojës dhe rezistencës ndaj ndryshimeve sipërfaqësore që kanë përfshirë poezinë shqipe të 30 vjetëve të fundit.
Mendoj se ajo do të na japë edhe në të ardhmen një poezi të suksesshme, pasi e ka fymëzimin, kulturën e gjërë letrare dhe njerëzore, si dhe sigurinë e një mjeshtreje të vërtetë të vargut dhe figurës me rrënjë tek gegnisshtja letrare.

lllllllllllllllllllllllllllPoezia e Asja Mulgecit është një prurje origjinale në letërsinë e viteve të fundit. Me gegnishten e saj letrare ajo ka sjellë freski në poezinë bashkëkohore duke qenë e frymëzuar nga poezia më e mirë pararendëse shqiptare,

Në këtë kuptim, Asja përdor një leksik specifik, toponime, mikrotoponime, nëntekste të një stili metafizik, po kështu edhe një figuracion të mbyllur, gjuhë të pastruar nga teprime e stërhollime të tepërta, pra një legjerim sintetik deri në përsosje formale që vjen në kontrast me një poezi të mbushur me vargëzime të thata kompjuturike të viteve të fundit, duke u kthyer lexuesve shqiptar shijen e humbur të poezisë së mirfilltë.
Një lirikë që mbart gjithë peshën e njohjes dhe gjetjes së dashurisë së jetës në një peisazh gati kozmik

Ndërsa kam lexuar dy vëllimet e fundit kam konstatuar se veçori të poezisë së Asjas janë metaforizmi, misticizmi, simbolizmi dhe krejt modelet e tjera të përvetësimit të poezisë disashekullore të Alpeve. Këto veçori e dominojnë gjithë krijimtarinë e saj, si stil dhe ndjënjë individuale krijimi, me një synim të pandërprerë për të krijuar një ndërgjegjësim gjuhësor, se gegnishtja është një gjuhë e poezisë, për shkak të strukturave leksikore të ngjeshura, shpesh njërrokëshe që e bëjnë genishten shqipe edhe sipas studiuesve të huaj në një studim 33 autorëve të botuar këtë verë në revistën e famshme “Shkencore” në Gjermani “gjuhë mëmë të botës”, apo “gjuha e vetme primitive në botë akoma e gjallë.”

-Një tjetër veçori e poezisë së Asja Mulgecit është përdorimi i një figuracioni të ri, autentik, duke e pasuruar leksikun e poezisë shqipe, duke rikthyer simbolikën identare.

Poezia e Asjas ka nota ekzistencialiste, hermetike si një konstrast i qartë në krahasim me poetët tjerë bashkëkohorë.

Duke u përqëndruar posaçërisht tek analiza e gjuhës poetike, bashkë me ambiguiditetin apo dykuptimësinëe tyre, mendoj se poezia e Asja Mulgecit, mbart kuptimet më të fshehta dhe shtresat më të thella kuptimore, e shprehur përmes një forme sintetike, të ngjeshur, ritmi dhe figuracioni origjinal, me një fjalë ky është edhe stili i poeteshës me origjinë nga Tropoja, i cili mbart dukshëm prirjet për ndryshim dhe eksperiment stilistik.

Teknika e qartë dhe zgjerimi i sferës poetike deri tek figuracioni shpesh i errët dhe abstrakt, e bën akoma më të veçantë ketë poezi.
Liria njerëzore, humanizmi dhe pamja e brendshme e jetës, janë veçori poetike të saj.
Po kështu lirizmi individual, është një tjetër element i përbashkët i poezive të saj.

Poetesha ka jetën e saj të veçantë dhe njëkohësisht edhe stilin e saj krijues, fjalorin, procedimin formalist, strukturën e të menduarit dhe të shprehjes, pra prurjen poetike individuale, mendoj krejt të veçantë.
Ajo krijon përgjithësisht një poezi refleksive, meditative, ndërsa kur shkruan bazuar mbi motive të dashurisë, poezia e saj përshkohet edhe nga nota të metafizikës te poezisë veriore. Sugjestioni ndaj qetësisë së përjetshme të Alpeve, është një motiv i përhershëm i poeteshës në këtë periudhë.
Metafora e kudogjendur, strukura e çlirët konceptuale dhe vargu i lirë tërësisht jashtë rregullave tradicionale, i japin asaj ngjyrat e një poeteshe specifike dhe modern.

-Siç konstatohet lehtë gjendja ekzistenciale dhe dilemat që fshihen në shumë poezi e shprehur kjo në forma të ndryshme procedimi, sintakse dhe ligjërimi poetik të lirë dhe të mëvetësishëm, e bëjnë Asjan një poete originale shqiptare.

Unë mendoj se ka patur një paragjykim për shkak të përdorimit prej saj të gegnishtes, pasi poezia e saj mbart autencitetin e llojit të poezisë meditative, filozofike, pa zhurma dhe britma, por që komunikon me jetën dhe njerëzit me gjuhën e saj shpirtërore dhe specifikën e saj të mendimit.

Mendoj se Asja është një poete i lirizmit natyror, burimor, poezia e saj krijon një ndjenjë të fuqishme dhe befasuese tek çdo lexues.

Asja ka edhe një strukturë të lirë poetike. Ajo shkruan me varg të bardhë, me varg të lirë, por edhe me rimë. Poetesha përdor strofen dyshe, strofen treshe, apo edhe strofën rregullt klasike, duke sjellë larmishmeri dhe mjeshtri të lartë proceduese.
Ajo shquhet pikërisht për kujdesin ndaj gjetjes së strukturave komplekse të grupeve të veçanta gjuhësore, veçori të gegnishtes, prej të cilave rrjedhin edhe nëntekste e mbartje të rëndësishme semantike dhe ideoartistike.

Asja Mulgeci hyri në poezinë e viteve 2000 si një poete e identifikuar shpejt për stilin origjinal dhe kompeks. Ajo shumë shpejt solli një frymë të re konceptuale duke liberalizuar vargun dhe modernizuar atë, duke zgjeruar tematikën dhe fjalorin poetik, duke bërë një revolucion në këtë fushë me përdorimin e gegnishtes letrare.
Poezia e saj është demokratike, novatore dhe e hapur për t’i dhënë kënaqësi estetike lexuesit të çdo kohe, pasi ajo inspirohet nga dashuria për njeriun, cilësia e jetës në liri dhe krenaria kombëtare.
Asja mendoj se është një fenomen në poezinë moderne shqipe. Përfytyrimet saj te vendlindjes janë të gjalla, mali, guri, kroi, lisi, bjeshka me imazhet e papërsëritshme etj, do ta frymëzonin gjithnjë krijimtarinë e tij.
Këto imazhe dhe imagjinata e shfrenuar e vendlinjdes së saj që do të ushqenin poezinë e saj në çdo rast dhe në çdo kohë.