Gazeta Nacional Albania

Poetesha e njohur Reshida Çoba njofton fillimin e përgatitijes së antologjisë së parë të Haik-ut shqiptar

ANTOLLOGJIA DO JETË NË SHQIP, ANGLISHT DHE JAPONISHT. KOHA E DORËZIMIT TË MATERIALEVE: 16 KORRIK -16 GUSHT 2023

Materialet tuaja do i dërgoni në adresat : mail@reshidacoba.com ose reshida.rafaela.coba@gmail.com

Paraqitje për të marrë pjesë në antollogjinë më të re dhe të parë,” AlBANIAN HAIKU ANTHOLOGY “. Antollogjia do përfaqësojë një entitet të ri, të përbashkët estetik, nga të gjithë poetët e Trevave Shqiptare dhe Diaspora, jo patjetër poetë shumë të njohur, por Haiku shumë të mirë nga poetët mbarë shqipëtarë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni.Në hyrje të kësaj Antollogjie do të jenë poetët e parë dhe shumë të njohur të haikut të letërsisë shqiptare, Betim Muco, Petraq Kolovica, Millianov Kallupi, Dritero Agolli, Nasho Jorgaqi, Hamit Aliaj, Kujtim Agalliu,Nexhip Ejupi, Ilir Resnja, Lida Lazaj,Ylli Demneri, Xhemal Bytyci, dhe ndjesë për të tjerë poetë të Haikut ,që akoma nuk kam marrë informacionin e duhur.

Së shpejti Shqipëria do të jetë antare e shoqërisë, International Haiku Association. Pse vendi ynë te mos jetë i përfaqësuar në këtë lëvizje globale të Haikut, një eksperiment kulturor letrar…? Haiku, është më i udhëtuari në botë nga të gjitha zhanret letrare botërore. Në formën e tij moderne ai u përhap në mbarë globin përmes veprave të Ezra Pound, Rabindranath Tagore, Frederico Garcia Lorca etj
Haiku, si forma më e njohur dhe e përdorur në ditët e sotme, shkruar dhe shprehur me zë të lartë që nga shekulli i 13- të, në Japoni dhe shekulli i 17 – të, në anglisht, ka marë mbështetjen nga Komunitetet Ndërkombëtare Haiku, për të mbrojtur Haikun si trashëgimi kulturore, jo materiale e UNESCO-s, për brezat e ardhshëm.
Komiteti ndërqeveritar i UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paprekshme të Trashëgimisë, i njeh komunitetet e Haikut si aktorë kryesorë në identifikimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale. Komiteti përbëhet nga 900 delegatë, nga 130 vende. Japonia përfaqësohet nga Komisioner i Agjensisë për Çështjet kulturore, Ambasadori i saj i përhershëm në UNESCO.
Materialet e paraqitura për Haikun duhet të jenë origjinale të autorit, botuar më parë, ose jo. Sigurohuni të dërgoni emrin tuaj si poet, ose në se përdorni një pseudonim, një biografi të shkurtër dhe mënyrën e komunikimit me ju. Mund të duket pak frikësuese, të dërgosh krijimin tënd në Haiku, për një Antollogji te parë…ose të hezitosh kur nuk njiheni mirë me redaktorët e saj. Ju premtojmë se grupi drejtues i kësaj antollogjie do punojë me shumë seriozitet, investim…ju premtojmë besnikërinë tonë. Emra shumë të njohur të literaturës, do përgatisin gjykimin, vlerësimin, përzgjedhjen e Haikut tuaj, dhe vec këtyre, në përgjithësi librat e haikut janë më pak formale, se librat e tjerë poetikë. Haiku tuaj do jetojnë brenda një Antollogjie, klasike e moderne të Haikut.
Dërgoni paraqitjen tuaj në shqip, kur është mundësia, dhe në anglisht.
Antollogjia do jetë në tre gjuhë, shqip__anglisht__japonisht.
Koha për këtë konkurs, nga data, 16 Korrik deri,16 Gusht, 2023.
Lutemi mos dërgoni më shumë se 5 -9 Haiku
Materialet tuaja do i dërgoni në adresat :
mail@reshidacoba.com ose reshida.rafaela.coba@gmail.com
Kjo antollogji do ketë redaktor në shqip, dhe anglisht, Reshida Coba, poete Haiku, dhe në gjuhën japoneze, Hidenori Hiruta, Themelues dhe Sekretar Gjeneral, Akita International Haiku Association, Tokyo. Vlerësimet do jenë njëlloj si për Haikun klasik, dhe Haikun modern.
Mos harroni zonën kohore të këtij pranimi! Lexuesi do lexoje ilumizimin tuaj!
Ju Urojmë Mirëseardhjen … Fat te Mbarë!

HAIKU…NJË SHPREHJE E INFORMUAR NGA ESTETIKA E UNIVERSIT

Nga Reshida Çoba
Njihuni me Antollogjinë më të re dhe të parë të Haikut klasik dhe modern në shqip, ku takohen tradita dhe risi e Haikut, e cila do botohet ne tre gjuhë, shqip__anglisht__japonisht. Unë e konsideroj një vendim të guximshëm, sfidë e cila do ketë shumë lodhje, por dhe kënaqësinë se bën diçka intelektuale për kombin tënd, edhe sikur krijimi mund të mos kuptohet a pëlqehet mjaft. Pjesa më e mirë e një shkrimtari është liria për të marrë rreziqe në krijimin e artit.
Haiku është një eksperiment ndërkombëtar, element mencurie në historinë e literaturës.Në poezinë bashkëkohore, rregulli i momentit që prek dy imazhet, është kryesori dhe mbi këtë bazë arsyetohet në është oso jo një Haiku. Debati 5-7-5 është një mundësi por jo një problem:
“ Mëso rregullat në fillim e kur të ndjehesh i sigurtë haroi ato”, Basho, mjeshtri më i madh i Haikut, ja një Haiku I famshëm nga ky maestro

edhe në Kioto
duke dëgjuar britmën e qyqes
kam mall për Kioto

Këtu ai sjell idenë e një qyteti të gjallëruar, kompleksin e rrumbullakësisë së Haikut…është kaq befasuese arritja e gjithë rregullave, teknikave të Haikut në nje shkurtësi extreme të pak rrokjeve. Mënyra për të menduar një Haiku eshtë mënyrë për të rregjistruar ndezje të mprehta në vëzhgimet rreth botës, rreth njeriut. Haiku të mëson koncizitetin, strukturën, befasinë në krijim…është i rëndësishëm e serioz, ka hyrë në programet shkollore në gjithë Amerikën, shumë vende të tjera të botës…përdoret gjërësisht në spitalet mendore dhe kurimin e gjendjeve depresive.
Rregulli kryesor i Haikut ështe perceptimi i nivelit të lartë…sulmon me teknika e rregulla exakte. Çfarë është një Haiku…disa e konsiderojnë Haiku në se ka qëllimin e rregullat e Haikut , disa e konsiderojnë të tillë në se është zgjedhur nga një redaktor Haiku, është botuar në një nivel të lartë literature. Haiku është një pikë e fortë esence, që duhet të mbarti një dualizëm të fshehur, afër-larg, atëhere- tani , lart – poshtë.
Poeti i Haikut duhet të zbulojë te e njohura, të panjohurën, që të tjerët se kapin dot…është rritje e përvojës së universit, dhe poeti duhet të përcjellë një moment të tanishën ndërgjegjësimi. Dhe pse Haikut janë domozdoshmërisht kristalizimi i një sekonde të fluksit e lëvizjes së përjetëshme në kozmos, ato megjithë atë janë poezi transformimi, intuitojnë , dhe paraqesin momente të ndërveprimit midis entiteve në ndryshimin e vazhdueshëm.
Haiku ngjall te njeriu manifestime të ekzistencës,që të menduarit nuk i përcakton dot. Haiku ka vërtet një moment, ”aha”, por nuk është një deklaratë, vjen si një telegram. Fjalët në Haiku duhet të jenë aq të menduara mirë, sa lexuesi ti harrojë fjalët, dhe të mbajë mend vetëm intuitën e poetit. Në Haiku është gjithmonë e njëjta kohë, t a n i , dhe i njëjti vend, këtu para meje. Haiku nuk vlerësohet nga arsyetimi, por nga të kuptuarit. Haiku erotik do të gjykohet bazuar në konceptet shumë personale të poetit.
Haiku erotik… nuk do të jetë gruaja apo burri lakuriq, që pret me këmbët shtrirë dhe hapur. Jo…Haiku erotik do jetë një gjest tjetër i gruas, kur kupton se dikush po vështron në dekoltenë e saj, vithet plot hire, apo pamjen e bukur te kofshës së saj të bardhë, nga e cara e një fundi të zi, të gjatë…Haiku është sensual. Poetja japoneze, Katsura Nabuko prezantoi imazhin më të bukur erotik të Haikut

përtej errësirrës
kur zhvishem
një iris në lulëzim

Kur Haiku evoloi, mbriti Antollogjia e parë dhe më e njohur në anglisht e Cor van den Heel .Për herë të parë në këtë antollogji u botuan Haiku me një rrjesht, edhe Haiku erotik.

nata filloi
të mblidhet
rreth gjoksit të saj

George Sëede

Në shek e 21, u botua një tjetër antollogji me Haiku erotik, një nga veprat e ish presidentit të shqërisë Haiku, në Amerikë, Hiroaki Sato.

Në këtë shkrim, unë jam përpjekur të shkruaj sa më thjesht e kuptueshëm, parimisht mbi Haikun, veset e tekat e tij…me qëllimin e nevojës së të kuptuarit thjesht. Nuk doja të hyja në teknikat konkrete, mohoret e foljeve, numërimi, teknikat e metaforës, figurave letrare. Pa tjetërm unë do postoj vazhdimisht shkrime mbi to deri në mbyllje të paraqitjes suaj, për këtë antollogji.
E vërteta në Haiku vjen në momente të paaparashikuara, por duhet prania e gjenit inteligjent ta kapë e të perceptojë më tutje.

Haiku evoloi nga natyra ne natyrën njerëzore me momente te mprehta, domethënëse, shoqëruar me vetëdijen, ndjeshmërine e njeriut me natyrën.Të jetosh në Haiku moment është një përvojë poetike e rendit të lartë…poeti duhet të shkëpusë vemendjen nga vetja e tij. Haiku është themelor ekzistencial dhe përjetues…është i lehtë dhe ndonjëherë i pamundur për një përjetim të saktë me aq pak fjalë. Haiku nuk jep mesazh, le lexuesin ta marrë atë, dhe nuk është about ndjenjës, por kush e shkaktoi ndjenjën. Haiku ka strukturë nga llogjika organike, jo abstrakte. Në përfundim pyetja është…e dimë ne për c ‘far po flasim, kur i drejtohemi Haikut përfundimisht dhe metafizikisht…? Le ta përfundojme thjesht, si cdo art i nivelit të lartë, Antollogjia do të jetë një dhuratë letrare për të alkimizuar fjalët në dicka fenomenale, ku natyra njerëzore të argëtohet me këtë formë poetike.
Une nuk do përpiqem të dukem dicka e vecantë në këtë art, gjithëkush e gjithëcka, ka potencialin të bëjë art.