Gazeta Nacional Albania

POETESHA SHQIPTARO-AMERIKANE XHEMI NOKSHIQI VJEN PËR LEXUESIT ME LIBRIN E RI ME POEZI “METEOR”

Poetesha shqiptaro-amerikane Xhemi Nokshiqi vjen për lexuesit me librin e ri me poezi “Meteor”.
Xhemi sjell në këtë vëllim poetik përvojën e saj moderniste
me reflektime për jetën bashkëkohore, historinë e vendit dhe të ardhmen. Libri rishqyrton qëndrimet njerëzore ndaj shumë fenomeneve jetësore të shfaqura në reflektimin tonë individual, me një gjuhë të qartë, të pasur dhe plot ngjyrime emocionale. Jeta prej shumë vitesh në SHBA i ka dhënë mundësi autores të shoh botën në të gjitha ngjyrimet emocionale dhe poetike, gjë e cila shprehet në poezi me një gjuhë universale, të përbotshme.

Kjo shënon edhe një prirje poetike globale, sido që ndjehen qartë ngjyrat e botës shqiptare me origjinalitetin dhe ndjeshmerinë e tyre.
Poetesha përdor një sintaksë poetike dhe ligjerim poetik të konsoliduar, krahasuar me vëllimin e parë poetik, cfarë shënon një arritje për të dhe poezinë bashkëkohore shqiptare.
Poetesha përdor me mjeshtri rimën, por edhe vargun e lirë apo të bardhë, duke bërë që libri të lexohet me shumë vemendje dhe interes.
Libri konfirmon suksesin ndërkombëtar të poezisë së Xhemi Nokshiqit së cilës i urojmë suksese dhe krijimtari të mbarë.

M.Bucpapaj