Gazeta Nacional Albania

POETI I NDALUAR ISLAM VANI, NË 100-VJETORIN E LINDJES. Nga Sami Milloshi, SHBA

 

Në radhë të parë e mbi të gjitha unë dëshiroj t’i njoh lexuesit e mij me një poet relativisht të panjohur që sivjet mund të mbushte 100 vjet jetë, por që iku nga kjo Botë në moshën 39 vjeçare.

Ky është matjani Islam Vani. Poete të panjohur për ne deri në fillim të viteve 90 -te ishin edhe Genc Leka, Vilson Blloshmi e Havzi Nela. Ata i pushkatoi dhe I vari regjimi I Enver Hoxhes. Islam Vanin e izoloi dhe ia rrëmbeu jetën tuberkulozi.

Kur them e izoloi kam parasysh nje ushtarak që kishte kryer shkolla ushtarake ne Milano dhe Akademi në Modena te Italisë. Një njeri elitar qe ndonese kishte patur një femijeri prej jetimi,me ndihmën e insitucioneve shtetërore të mbreterisë së Zogut, arriti të kishte nje edukim solid, jo vetëm ushtarak,por edhe filologjik.

Nuk dua te zgjatem ne të papriturat që i ofroi jeta Islam Vanit. Ato ishin njera më e mynxyrshme se tjetra.Këto ju do ti gjeni ne librin e sapobotuar nga djemtë e tij ” Edhe zogjtë e duan Atdheun”. Por, mjafton të them se, pasi e flakën si ushtarak, mezi i dhanë mundesine të ushtronte profesionin e mesuesit në Dibër. Me atë profesion u bë I dashur per dibranet. Aty edhe iu kushtua poezise , mbledhjes se folklorit , pra ne përgjithesi kulturës popullore.

 

Regjimi komunist e kishte flakur si ushtarak, por edhe si mesues dhe poet e kishte nen mbikqyrje. Unë vetë personalisht e kam patur nje ndiesi të tillë që në vitin 1977, vit kur per herë të parë rashë në kontakt me librin e tij poetik ” Sokolat e rinj”.

Ate libër ma ka dhënë në bibliotekën e Peshkopise , drejtori i asaj biblioteke, zoti Ulvi Shehu, njeri me shume kulture dhe zyrtar teper korrekt . Ma dha si nje liber të ndaluar duke treguar respekt për mua si gazetar dhe bashkëpatriot matjan I poetit Islam Vani. Bëri edhe disa konsiderata personale për fatin e dorëshkrimeve te poetit Vani. Dhe kaq.Une e lexova atë liber brenda nates dhe e ktheva ne bibliotekë të nesërmen.

 

U mahnita me poezine e Islam Vanit. Ishte një poezi që gurgullonte pasuri gjuhësore, muzike e gjallë ritmesh dhe rimash. Nje poet lirik i spikatur që rradhitej për mendimin tim ,me mjaft dinjitet krahas lirikëve të tjere shqiptarë të traditës si Çajupi, Asdreni etj.

Por, atë natë e pyeta veten: “Po pse e kanë bërë sI libër të ndaluar?” Si libër arkivi historik, si të thuash.

Isha i ri dhe une vetë isha duke krijuar koracën time të vetëmbrojtjes lidhur me përdorimin e fjalës. Dhe as që mund ta merrja me mend se Islam Vanin,po e izolonin si poet për shkak të biografise si nacionalist dhe ish ushtarak I mbretërisë.

 

Libri i ri që kanë botuar djemte e tij është një mozaik me poezi , shoqëruar me shenime autobiografike të autorit .Hijeshinë ia shton edhe një tufë proverbash të mbledhura nga poeti Vani.

Une personalisht do të kisha dashur qe të ribotohej edhe një herë libri I parë i ndaluar ” Sokolat e rinj” , ndoshta edhe I bashkëshoqëruar me krijimet e lëna në doreshkrim.  Megjithate, djemte e tij, I ndjeri doktor Rizai, Sokoli, Musai , Islami junior dhe nipi Ardit, kanë paraqitur nje vepër dinjitoze. Dhe me këtë e kane dëshmuar veten si trashëgimtarë të denjë të poetit Islam Vani.

 

POETI I la djemtë njomzake. Madje kur ndërroi jetë , djali I fundit ishte ende në barkun e nënës. Kur u lind vellanë e madh, Rizain, I ndrittë shpirti e pyetën :” Çfar emri t’i vemë vëllait?”.

 

– T’i vemë emrin e babait – tha ai.

Dhe ashtu u bë. Islami junior mori emrit e babait. Të gjithë bashke i trasheguan babait virtutet fisnike dhe në saje të përkushtimit titanik të nënës se tyre Fatmira që i rriti me aq mundime, ata jo vetëm u bënë të zot te vetes,por edhe pasues të denje të frymes që u la trashëgim poeti Islam Vani.